Kryeministri Edi Rama përmes faqes së tij  Twitter ka uruar përfaqësuesen shqiptare të futbollit disa ore para fillimit të takimit mes Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për grupin I, të eliminatoreve të Europianit "France 2016".

Kryeministri Rama në postimin e tij thekson se sot është dita e kuqezinjve dhe magjisë së futbollit, ndërsa thumbon fqinjët tanë, duke shtuar se nuk është dita e politikës së verbërisë dhe urrejtjes.

Sot në orën 20:45'', në stadiumin e Partizanit të Beogradit, do të luhet takimit mes Serbisë dhe Shqipërisë. Kuqezinjtë kryesojnë së bashku me Danimarkën grupin I. Djemtë e De Biazit në dy ndeshjet e parë kanë grumbulluar katër pikë. Një fitore me Portugalinë, në gadishulluin Iberik dhe një barazim në "Elbasan Arena" me Danimarkën. Në ndjekje të kuqezinjëve janë Serbia dhe Armenia që kanë vetëm 1 pikë. Në fund të klasifikimit janë portugezët, të cilët sot kanë takimin e dytë në Danimarkë përballë skuadrës nordike. 

ATSH