Kryeministri i vendit, Edi Rama teksa ka qenë në Malësinë e Madhe ka përuruar projektin e ujësjellësit të ri, përmes të cilit, aika thënë se, është zgjidhur përfundimishrt problemi i furnizimit më ujë të pijshëm për gjithë zonën.

Sot Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në Gruemirë, të Malësisë së Madhe, një strukturë e munguar për gjithë këto vite, nisi nga puna në shërbim të furnizimit me ujë të mbi 50 mijë banorëve të zonës. Godina moderne është ngritur rishtas, mbi një vend ku mungonte gjithçka nga infrastruktura bazë, zyrat dhe mjetet logjistike.
Investimi i ri me teknologji të re dhe pajisjet moderne, janë pjesë e një financimi të qeverisë shqiptare dhe donatorëve të huaj. Ky investim zgjidh përfundimisht problemin e furnizimit me ujë të pijshëm për gjithë zonën e Malësisë së Madhe dhe Komunës Qendër.

Kryeministri Edi Rama u takua dhe bisedoi me punonjës të ndërmarrjes si dhe me drejtuesin e saj Flauers Shoshi, i cili e informoi kryeministrin mbi kapacitetin e këtij investimi, si dhe risitë që ofrojnë aparaturat e teknologjisë së lartë.

Kjo është depoja 4000 metër kub. Në qoftë se qyteti i Shkodrës ka 120 mijë banorë dhe ka 4000 metër kub, ne kemi bërë për rreth 25 mijë banorë 4000 metër kub dhe furnizojmë tej hartës tonë, deri në afërsi të qytetit të Shkodrës, pra  furnizojmë rreth 50 mijë banorë. Kjo ka perspektivë 50 vjeçare. Kemi marrë edhe një sistem nga Anglia që inspekton lidhjet e paligjshme. Futet kamera dhe sheh se cila shtëpi e ka bërë lidhjen e paligjshme, thellësinë, diametrin sa e kanë bërë lidhjen, pasi çdo gjë është dixhitale,” u shpreh drejtuesi Shoshi.

Ndërhyrja e qeverisë ka bërë që Ndërmarrja e Ujësjellësit të jetë një model në vend, pasi përveç godinës moderne edhe ka dhe makineri e pajisje të reja bashkëkohore. Përfitimi kryesor i këtij investimi për banorët është jo vetëm rritja e cilësisë së ujit, por edhe e volumit, pasi nga një kapacitet 50 metër kub tashmë kapaciteti i furnizimit është 4000 metër kub. Ndërkohë, një tjetër risi është informatizimi i sistemit të faturimit për abonentët.​

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)