ROSKOVEC - Prezantimi i kandidates Majlinda Bufi dhe kandidatëve të ASHE për Këshillin Bashkiak të Roskovecit ka qenë ndalesa e radhës për kryeministrin e vendit Edi Rama.
Rama u kërkoi qytetarëve që të votojnë kandidaten e majtë dhe tha se kandidatët e djathtë nuk mund të sjellin ndryshim, pasi sipas tij nuk janë bashkëpunues.
Rama tha se këtë kërkesë e bazon në punën e tij prej 18 muajsh në krye të Qeverisë shqiptare, pasi gjatë kësaj periudhe asnjë kryetar komune apo bashkie i djathtë nuk i ka “trokitur në zyrë” për të biseduar për problemet e qytetarëve apo për të gjetur zgjidhje.
“Po votuat kandidatin e PD do të merrni veten në qafë, se asgjë nuk do të ndryshojë. Madje do jetë e pamundur që ne ta mbështetim komunitetin dhe bashkinë ashtu siç duhet. Këtë e kam nga eksperienca. Kam 18 muaj në detyrë, po më thoni ka ardhur njëherë ky të trokasë e të thotë ja kush është një problem i madh dhe ta zgjidhim. Në 18 muaj, asnjë kryetar komune e bashkie i djathtë nuk ka trokitur në derën time për të folur për ndonjë problem, përveç njërit që më ka çuar një mesazh”, tha Rama.
Në fjalën e tij, kreu i Qeverisë u ndal tek rëndësia e votës, duke u shprehur se me votën e 21 qershorit çdo qytetar do të vendosë për të ardhmen e tij dhe të shoqërisë.
“Vota është një mundësi e madhe për të investuar, dhe për të vendosur me votë për të ardhmen e çdo qytetari, çdo familje, e të shoqërisë. Me votën e 21 qershorit çdo qytetar do vendosë për shërbimet që kërkon të përfitojë”, tha Rama.
Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO