Rritja e qëndrueshme ekonomike e cila mund të ndikojë në shtimin e vendeve të punës dhe mirëqenje mund të arrihet vetëm përmes konkurueshmërisë dhe bashkëpunimit.
Kështu ka deklaruar kryeministri Edi Rama gjatë Samitit të BERZH që është mbajtur sot në Londër, për investimet në Ballkanin perëndimor.
Sipas kryeministrit Rama, ky forum ofron një mundësi unike për të mësuar më shumë në lidhje me vendet dhe Shqipërinë, duke pasur kontakt me vendimmarrësit kryesorë dhe përfaqësues të biznesit.
“Ne besojmë se rritja e bashkëpunimit ekonomik mes nesh është themeli për rritje të qëndrueshme në secilin prej vendeve tanë. Ekonomitë tona janë shumë të vogla për të konkurruar me njëra-tjetrën, ose të vetëm, brenda një peizazhi global” ka thënë Rama.
Ai ka shtuar se është me rëndësi që për Shqipërinë të mbështetet zhvillimi i Bankës për Zhvillim Rajonal, projekt që është paraqitur në Vjenë.
“Në lidhje me këtë, ne presim me padurim që të kemi mbështetjen tuaj në zhvillimin e idesë së Bankës për Zhvillim Rajonal, të cilën e kemi paraqitur tashmë në Vjenë, me kolegun tim të dashur, Aleksandër Vuçic” ka shtuar ai.
Duke u ndalur në situatën ekonomike në Shqipëri, Rama ka theksuar se, ekonomia e vendit po transformohet, duke shënuar rritje ekonomike.
“Shqipëria është në një proces transformimi të modelit të saj ekonomik, duke kaluar nga një model rritjeje të bazuar në konsum, në një model të ri të bazuar në investime dhe eksport. Në të kaluarën, rritja e konsumit ka qenë e financuar kryesisht nga remitancat dhe rritja sektoriale e nxitur nga zhvillimi i sektorit të ndërtimit. Zhvillimet në ekonominë botërore dhe ekonominë e brendshme të Shqipërisë kanë detyruar zbatimin e një modeli të ri ekonomik. Qeveria shqiptare ka ndërmarrë reforma të forta strukturore, me qëllim që të rrisë potencialin e zhvillimit, duke ruajtur stabilitetin makroekonomik. Dua të theksoj që kur ne morëm qeverinë në fund të vitit 2013, e filluam me zero pikë diçka për qind të rritjes dhe më pas kaluam në 2.2% në vitin 2014, 2.7% në vitin 2015 dhe synojmë të arrijmë 3.4% këtë vit’ ka deklaruar kryeministri.
Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e BERZH në Londër, për Investimet në Ballkanin Perëndimor
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Fjala e Kryeministrit Edi Rama në Samitin e BERZH në Londër, për Investimet në Ballkanin PerëndimorRedaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)