Rama në Serbi, Thaçi: E përgëzoj
për qëndrimin e tij ndaj Kosovës

Rama në Serbi, Thaçi: E përgëzoj<br />për qëndrimin e tij ndaj Kosovës
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka vlerësuar vizitën e homologut të tij shqiptar në Serbi si kapitull të ri mes dy popujve. Ai ka vlerësuar qëndrimin e Ramës që Serbia të njoh pavarësinë e Kosovën si dhe mbështetjen për dialogun Kosovë-Serbi.  
 
Në një postim në rrjetin social Facebook, Thaçi shkruan: “Dua të përshëndes vizitën e rëndësishme të kryeministrit të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Serbisë, duke e vlerësuar këtë takim dypalësh si një hap të frytshëm në përmirësimin e marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve dhe në krijimin e një klime të fqinjësisë së mirë për mbarë Ballkanin”

Besoj se kjo vizitë historike dhe nënshkrimi i tre marrëveshjeve të rëndësishme të bashkëpunimit, po shënojnë një kapitull të ri të ndërtimit të raporteve të mira e me baza të shëndosha mes dy popujve. Përgëzoj veçanërisht homologun Rama për qëndrimin që mbajti lidhur me domosdoshmërinë e njohjes së realitetit të Kosovës së pavarur, për mbështetjen që i dha dialogut Prishtinë-Beograd si dhe për solidaritetin që dëshmon për bashkombasit tanë të Luginës së Preshevës.

Uroj që dialogu i drejtpërdrejtë mes liderëve të dy shteteve për çështjet e hapura, që u zhvillua kësaj radhe, të vazhdojë edhe në të ardhmen me vullnet të mirë, kurajo dhe sinqeritet, pasi dialogu është forma më e mirë për të arritur në një mirëkuptim dhe stabiltet të qëndrueshëm në rajonin tonë”
.

 


Redaksia Online
(Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat

Zjarr në fshatin Kurqele të Klosit, flakët rrezikuan banesat