“Ky libër është e vërteta ime - ka theksuar Rama - një libër që tregon shumëçka nga një këndvështrim që nuk pretendon të jetë këndvështrimi i të vërtetës absolute”.
“E bukura e çdo historie të jetuar është se për të ka disa kënde të mundshme për të parë të vërtetën, ky libër është e vërteta ime. Dëshiroj ta ndaj me të tjerët të vërtetën time. Lavdi Zotit jetojmë në një kohë ku ka vend për shumë të vërteta,” tha Rama.
Rama dëshiroi të bënte të qartë se nuk “Kurban-i” nuk është një libër për të shkuarën. “E shkuara, një pasqyrë që vlen për të parë të ardhmen. Një pasqyrë që i vlen një populli për të parë rrugën e tij drejt së ardhmes,” u shpreh Rama.