Rama: Na duhet një votë që
PS ta marrë e vetme "timonin"
VIDEO/I dehuri tenton t’i prishë takimin Ramës

Rama: Na duhet një votë që<br />PS ta marrë e vetme VIDEO/I dehuri tenton t’i prishë takimin Ramës">
KURBIN - Kryeministri Edi Rama kërkoi edhe nga Laçi votën për PS-në, në mënyrë që kjo e fundit të qeverisë e vetme pas 25 Qershorit. 

Gjatë një takimi me të rinjtë kurbinas, Rama tha se PS duhet të dalë forcë e parë, ndërsa la të hapur edhe mundësinë e koalicionit me një forcë tjetër politike por pa bërë përcaktime.

"Na duhet një votë që PS ta mbajë timonin vetëm.

Sepse këtu, të gjithë çunat e Laçit janë shofera përpara se të marrin patentën. Edhe e dinë se çfarë do të thotë të marrësh në timon 2 apo 3 veta dhe ata të të luajnë timonin rrugës. Kështu është qeveria nëse ne nuk e marrim timonin vetëm.

Pastaj se me kë bashkëudhëtojmë i takon të nesërmes Sot na jepni votën, mos shihni partitë, por shihni interesin tuaj, kush ua bën punën"
, tha Rama. 

Rama tha se me Partinë Socialiste do të mbyllet Reforma në Drejtësi.

Tani na duhet edhe një e fortë fare, që të pastrojmë rrugën për të bërë shtet, që administrata të jetë administratë që shteti të jetë shtet, që zyrat të jenë zyra dhe që të mos jenë një tepsi partish. Nëse e doni këtë, e keni në dorë me votë”, u shpreh Rama. 

Për Ramën, nqs PD i fiton zgjedhjet, vendi rrezikon të kthehet vite mbrapa, ndërkohë që premtoi se siç bëri reformën në drejtësi do të luftojë edhe për rritjen e punësimit dhe të ekonomisë.

“Siç ne luftuam dhe fituam për Reformën në Drejtësi dhe për Vetting-un na jepnin mundësinë që  të luftojmë për të arritur ekonominë dhe punësimin si asnjëherë dhe për ta bërë administratë shërbëtore të njerëzve, siç ka qenë në Bashkinë e Tiranës kur e drejtoja unë. Vinin njerëzit dhe merrnin përgjigje në kohë reale”, theksoi Rama.

I dehuri tenton t’i prishë takimin, Rama: Ik, ke pirë helm
Në takimin e kryeministrit Edi Rama me të rinjtë e Kurbinit, është shënuar edhe një incident.
 
Një prej të pranishmëve ka kërkuar fjalën gjatë kohës që fliste kryeministri Rama duke ndërhyrë vazhdimisht.
 
Kreu i qeverisë nuk e ka matur dot qetësinë dhe është munduar ta kalojë situatën me batuta duke qenë se gjithçka po ndodhte LIVE.
 
Rama i nervozuar i ka thënë se nuk mund t’i japë fjalën sepse ishte takim me të rinj dhe ai ishte më i vjetër dhe se ishte i dehur.
 
“Nuk ta jap fjalën jo, se je mbi moshë. Ky është takim me të rinjtë. Paske ardhur edhe nën ndikimin e lëndëve helmuese luftarake. Nuk a jap fjalën se je mbi moshë. Ky është takim me të rinjtë” - tha Rama. 

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Pogradec, një i plagosur me armë zjarri në fshatin Stropckë, nuk dihen shkaqet

Pogradec, një i plagosur me armë zjarri në fshatin Stropckë, nuk dihen shkaqet