/ATSH/ -Kryeministri Edi Rama ka postuar sot foton e posterit të Natës së bardhë, në rrjetin social "Facebook" ku paralajmëron për festimet e Natës së Bardhë me datë 29 Nëntor që përkon me 70 vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.

Kryeministri Rama thekson në postimine tij se kjo natë do të jetë më magjike se asnjëherë.

Gjithashtu Kryeministri Rama konfirmon edhe ardhjen e këngëtares me famë botërore te POP-it, Jessie J.

"Nata e bardhë e Çlirimit më magjike se asnjëherë në 29 Nëntorin e Shtatëdhjetë Vjetorit", shkruan Kryeministri Rama në postimin e tij.