Rama: Natën e parë të protestës, policia u përdhunua, s' ka dhunuar! E lanë me qëllim se ndiheshin në faj (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se gjatë protestave, policia është dhunuar dhe nuk ka dhunuar. Madje ai ka sjellë në vëmendje protestën e parë, ku tha se në këtë rast policia është "përdhunuar" jo dhunuar, por tha se kjo ka qenë e qëllimshme se ndjenin peshën e fajit.

"Policia është dhunuar, nuk ka dhunuar, në tërësi! Nëse marrim në plan të përgjithshëm jo në disa detaje këtu atje, komuniteti është dhunuar, populli, kryeqyteti është dhunuar! Ky është fakt. policia ka një punë të vështirë për të qenë propozcionale, madje madje natën e parë, kur protesta qytetare degradoi në një pengmarje nga një segment brenda saj, policia e shtetit është përdhunuar, jo dhunuar këtu përpara kryeministrisë. E keni parë vetë.  Jam ndjerë shumë keq oër policinë e shtetit atë natë, dhe kam kuptuar shpojegimin që Policia e shtetit ishte e qëllimshme në lejimin e atij përdhunimi se ndjente peshën e keqardhjes për atë që kishte ndodhur si rezultat i aktit të një punonjësi, dhe qëndroi atje përpara 'bjerini cuna sa të keni fuqi'. Me dhunë me presion, një qeveri që drejtohet nga unë nuk i merret asgjë. Një protestë paqësore na ul në tokë direkt, është pak, por e sigurt", tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Protestat/ Rama: Akt i Metës e Berishës! Basha lider pa karakter, s'ka lidhje me dhunën! Edhe 500 mijë njerëz ta kërkojnë largimin e Veliut, s'ndodh


B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta

Aksidenti ajror në Kazakistan: Ngushëllime për Azerbajxhanin e Kazakistanin, uroj që paqja të mbizotërojë tek ta