TIRANË- Protestat e dhunshme të ndodhura gjatë 6 ditëve të fundit në emër të Klodjan Rashës, për kryeministrin Edi Rama janë akt i pastër i Sali Berishës dhe Ilir Metës. Kryedemokratin Lulzim Basha e përjashton, por e quan "lider pa karakter" pasi nuk bëri thirrje kundër dhunës. Këto protesta, numri një i qeverisë tha se nuk janë kurrsesi një zemëratë ndaj qeverisë, por keqpërdorje e të rinjve nga Berisha e Meta, madje duke i krahasuar me organizatën terroriste të "Boko Haram".
Largimin e Drejtorit të Përgjithshëm Ardi Veliu, një kerkëse kjo e artikuluar së fundmi nga protestuesit, Rama ua bën të qartë që një gjë e tillë nuk ndodh, as "sikur në shesh të dalin 500 mijë vetë e ta kërkojnë". Ai theksoi se nuk vendoset "në rrugë se kush ikën e kush rri, por vendoset në bazë të drejtës", dhe e drejta në këtë rast për të nuk është largimi i Veliut.
Për një gjë është i sigurt Rama, që dhunë nga ana e policisë nuk ka pasur në tërësi në 6 protestat e fundit, por vetëm nga ana e të miturve që sipas tij përdoren nga Berisha e Meta. Madje, ai sjell në vëmendje protestën e natës së parë, ku tha se Policia është "përdhunuar, e jo dhunuar", por thotë se për këtë e kanë lënë qëllimisht pasi ndiheshin në faj për aktin e kryer nga një nga kolegët e tij.
Kryeministri Rama duke folur për situatën e krijuar nga protestat gjatë këtyre ditëve tha se Meta dhe Berisha janë të pandarë në objektivin e tyre për të marrë qeverinë. Ndër të tjera ai ka komentuar dhe heshtjen e Lulzim Bashës duke thënë se ai nuk komandon dot as Molotova Ademin (Voltana Ademin.
"Ilir Meta dhe Saliu janë bashkë të pandarë dhe kanë vetëm 1 objektiv, si tja dalin asaj që nuk kanë për tja dalë dot kurrë, të pengojnë popullin shqiptar të zgjedhë atë që do. Jam i keqardhur se si Lulzim Basha hesht si ata semaforët e fikur. Nuk urdhëron dot as Molotova Ademin. As Molotova Ademin nuk e urdhëron dot. Kam një thirrje për prindërit që të mos lenë fëmijët nën ndikimin e Ilir Metës" - tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se gjatë protestave, policia është dhunuar dhe nuk ka dhunuar. Madje ai ka sjellë në vëmendje protestën e parë, ku tha se në këtë rast policia është "përdhunuar" jo dhunuar, por tha se kjo ka qenë e qëllimshme se ndjenin peshën e fajit.
"Policia është dhunuar, nuk ka dhunuar, në tërësi! Nëse marrim në plan të përgjithshëm jo në disa detaje këtu atje, komuniteti është dhunuar, populli, kryeqyteti është dhunuar! Ky është fakt. policia ka një punë të vështirë për të qenë propozcionale, madje madje natën e parë, kur protesta qytetare degradoi në një pengmarje nga një segment brenda saj, policia e shtetit është përdhunuar, jo dhunuar këtu përpara kryeministrisë. E keni parë vetë. Jam ndjerë shumë keq oër policinë e shtetit atë natë, dhe kam kuptuar shpojegimin që Policia e shtetit ishte e qëllimshme në lejimin e atij përdhunimi se ndjente peshën e keqardhjes për atë që kishte ndodhur si rezultat i aktit të një punonjësi, dhe qëndroi atje përpara 'bjerini cuna sa të keni fuqi'. Me dhunë me presion, një qeveri që drejtohet nga unë nuk i merret asgjë. Një protestë paqësore na ul në tokë direkt, është pak, por e sigurt", tha Rama.
Përsa i përket dorëheqjes së ministrit Sandër Lleshaj dhe kërkesën e protestuesve për shkarkimin e Ardi Veliut, kryeministri Rama ka kujtuar protestat e 21 janarit 2011 ku mbetën të vrarë 4 persona.
Ai thotë se Lulzim Basha ka qenë ministër i brendshëm asokohe dhe nuk ka dhënë dorëheqje, njësoj ka ndodhur dhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë në atë kohë.
"Nga kjo zyrë këtu, janë qëlluar 4 protestues më 21 janar 2011. Kryetari i PD-së, Basha siç e quani ju, ka qenë ministër i Brendshëm, jo vetëm që nuk ka dhënë dorëheqje, por pyeteni se çfarë mendon ai për atë krim. Nuk ishte aksident në një cep të Tiranës natën ku një efektiv policie i merr jetën një personi aksidentalisht por ishte një krim i mirëmenduar. Nga kjo zyrë këtu u urdhërua që Ardi Veliu i kohës të mos zbatonte urdhrin e Prokurorisë. Cilën dorëheqje, për çfarë të japë dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë. Ai është një figurë për tu respektuar nga të gjithë pasi është një njeri i ndershëm, gaboi në një rast, kërkoi ndjesë dhe nuk ka lidhje me korrupsionin në Policinë e Shtetit" - tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se administrata nuk do të ketë shpërblime për festat e fundvitit.
" Administrata nuk është kategoria më e prekur nga COVID, s;i ka lëvizur paga, kanë pasur mundësi të punojnë nga shtëpia, janë të goditur psikologjikisht siç e kanë pasur të gjithë, por nuk janë goditur dhe ne kemi detyrim ndaj pensionistëve dhe ndaj tyre do të bëjmë atë që kemi bërë dhe kur nuk ra mbi kokë gjithë kjo barrë e madhe", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar edhe foto e dalë kur ishte në SHBA, teksa bënte pazar.
"Për pazarin tim meqë më keni parë për të bërë pazar në Amerikë, kemi shkuar në SHBa 3 ditë të parën, se rregulli është karantinimi 3 ditë para se të dalësh dhe të bësh ca ke për të bërë dhe na është dashur të shkojmë 3 ditë përpara dhe me mirëkuptimin e tyre nuk kemi qenë totalisht të burgosur, por nuk më keni parë as te GUCCI as te CUCI, më kanë bërë foto në një dyqan bojërash, kancelarie dhe sa për dijeni edhe sikur të isha në një dyqan tjetër nuk do ishte krim. Por që ta dish, unë kur shkoj jashtë, nëse ndonjëherë blej ndonjë gjë janë bojëra", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje sërish Drejtorit të Përgjithshëm, Ardi Veliu. Në përgjigje të pyetjes së gazetarëve, Rama u ndal të komentonte edhe deklaratën e Veliut në Komision për mamanë e djalit që u dhunua gjatë karantinës. Rama tha se ai nuk ka qenë në dijeni që po filmohej.
"Ardi Veliu është shprehur gabim duke shkëmbyer me deputetët dhe pa qenë i vetëdijshëm duke filmuar, imagjino tani sikur të kishim kamera se ca thonë Meta dhe Basha ca thonë në Lalz se si do hedhin zjarr minorenët. Ardi Veliu ka kërkuar falje sa për dijeni, dhe ndjesën në këtë vend e ka futur kjo qeveri. Nëse më tregon një kryemintsër që ka treguar më herët faljes, hajde bëheni dy dhe mendoj që është minimumi që një drejtues duhet të bëjë për të qenë dinjitoz në detyrën e tij", tha Rama.
Kryeministri Edi Rama deklaroi se edhe nëse mblidhen 500 mijë persona në rrugë të kërkojnë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu, ajo nuk do të ndodhë.
Ai thotë se protesta është një e drejtë qytetare por jo të kthehet në dhunë. Rama shprehet se do të dilte vetë në protestë në këtë rast nëse nuk do të ishte kryeministër.
"Por ata që janë pas tyre, janë kriminel. Ata që e teorizojnë nëpër televizorë e debate, e komente, këtë konvluzion të stimuluar me fëmijët, bëjnë një akt kriminal. Moralisht kriminal. Si mundet? Çfarë i thonë këta të rinjve të Shqipërisë? Dilni dhe bëni kështu sepse kjo është rruga për të përmbysur këtë regjim. Qeveria jonë mund të ketë 1000 arsye për tu kontestuar por kjo mund të bëhet vetëm me protestë paqësore dhe votë. Asnjë qeveri nuk e ka gjithmonë të drejtën me vete. E drejta e protestës është e padiskutueshme por kjo nuk do të thotë që ata kanë gjithmonë të drejtë. Aty ndahen qeveritë demokratike dhe me ato që mund të jenë zgjedhur demokratikisht. Aty ndahet qeveria jonë me atë të mëparshme. Si mundet të vihet në diskutim, nga rruga, jo këta, sikur të ishin 500 mijë persona të iki drejtori i Policisë. Nuk vendoset në rrugë se kush ikën dhe kush rri, vendoset në bazë të çfarë është e drejtë.
Nuk vendoset në rrugë kjo, por në bazë të asaj se çfarë është e drejtë. Ishte e drejtë që qeveria të kërkonte ndjesë, jo se kishte gisht në atë që ndodhi por sepse djalin 25-vjeçar e vrau arma e shtetit. Edhe unë të mos isha kryeministër do kisha dalë në protestë, por jo për tju hedhur në fyt policëve por për të dëshmuar indinjatën qytetarisht. Për të dëshmuar vendosmërinë qytetare për të kërkuar drejtësi. Qysh në momentin e parë ndaj ngjarjes është mbajtur qëndrim korrekt. Ngjarja dhe qëndrimi ndaj saj nuk do ishin ndotur nga lloj-lloj marrëzish të shkruara. SHÇBA ka marrë menjëherë masa të hetojë pasi Policia e Shtetit nuk mundi" - tha Rama.
Në konferencë e sotme për shtyp, Kryeministri Edi Rama nënvizoi edhe një herë faktin se vaksina anti-COVID do të jetë falas, por jo e detyrueshme.
“Me standarte europiane dhe do të vazhdojë nga veriu në jug. Mbani parasysh se kemi një front jashtëzakonisht sfidues me armikun e padukshëm, dhe do të na duhet të financojmë vazhdimisht, për vaksinimin. Nuk do të jetë e detyrueshme që qytetarët të vaksinohen. Vaksina do të jetë falas, dhe do të doja që çdo qytetar të vaksinohet.”- tha Rama.
Kryeministri Edi Rama ka sqaruar motivet mbi vendimin për t'i dhënë pension familjes Rasha, pas vrasjes së të riut Klodjan Rasha nga polici. Ai sqaroi edhe termin "aksidentalisht" të vënë në këtë vendim të qeverisë.
“Kjo është një nga çorbat që keni bërë ju. Një çorbë që ka trazuar shpirtrat e njerëzve, ose qëllimit të keq ose padijes. E para nuk është akt normativ, është një vendim qeveria. E dyta pikërisht pse qeveria nuk është gjykatë, dhe pse nuk mund të marrë përsipër të bëjë rolin e gjykatës është përdorur thjesht dhe vetëm një term juridik, teknik, për të përcaktuar arsyen e dhënies së pensionit. Dhe është thënë aksidentalisht nga veprimi i forcave policore. Kjo do të thotë që pensioni që humbi jetën tragjikisht, nuk ka qenë objekt i ndonjë misioni policor. Por ka humbur jetën në kushtet e një përplasje aksidentale. Kjo nuk përcakton që personi është vrarë me një plumb që ka ardhur nga qielli, thjesht përcakton që humbja e jetës është rezultat i një përplasje aksidentale. Pastaj në këtë përplasje aksidentale që s’ka qenë pjesë e një operacioni, s’ka qenë i lidhur me një zinxhir komande, dhe pikërisht për të mos marrë përsipër për të bërë gjykatën, por thjesht për të dhënë atë kontribut, atë pension, që është shprehje e solidaritetit me familjen. Shprehje e motivit si ne e kuptojmë këtë detyrë kur themi: Ti nuk do të jesh kurrë vetëm. Është trajtuar me këtë tekst. S’ka lidhje me aksidentin në kuptimin e vendosjes së një fjale përfundimtare në lidhje me çështjen gjyqësor”, tha Rama.
Gjatë deklaratës për shtyp kryeministri Edi Rama fajësoi ish-kryeministrin Berisha dhe Presidentin Ilir Meta si orkestrues të protestave të dhunshme që kanë përfshirë vendin pas vrasjes së Klodjan Rashës.
Ai thotë se Lulzim Basha nuk ka dorë në këtë akte, por heshtja e tij i legjitimon këto akte.
"Mua më vjen keq për Lulzim Bashën. Është një tjetër rast që ai është një lider pa pikë karakteri. Basha nuk ka asnjë lidhje me ato që ndodhin. Kjo nuk e pafajëson, por e bën dyfish fajtor. Duhet të dilte të thoshte se kjo nuk është rruga e duhur pasi duhet të shkojmë në votime. Kjo që ndodh nuk është gjë tjetër akti degradimit të Ilir Metës dhe Sali Berishës. Këto janë pas asaj. Këto kanë predikuar revolucione. Këtë e dinë dhe peshqit e Liqenit Artificiale. Secili nga ju e di këtë që po them unë tani. Këtë e di çdo shqiptar, i majtë apo i djathtë. Edhe fëmija kur të ndjejë se po i bëhet diçka jo e drejtë të shkojë dhe të vendosi zjarrin në shtëpi" - tha Rama.
Kryeministri Edi Rama thotë se protesta nuk është kurrsesi një zemëratë ndaj qeverisjes, por një përdorim i të miturve nga kundërshtarët politik.
Unë mendoj që është fatkeqësi e madhe që njerëz me eksperiencë, me prani publike, me përgjegjësi publike, si ata që quhen analist apo opinionist që shfaqen në ekrane apo shprehin opinionet e tyre në portale të jenë kaq të mbushur me një ndjenjë, saqë të mos e ngrenë zërin për një fakt tmerrësisht të trishtueshëm që është shfaqur këto ditë në Shqipëri, për abuzimin me të miturit dhe ta interpretosh këtë shfaqje si shpërthim i një zemërate popullore. si shëmbëlltyrë e një revolte gjenuine që vjen nga fustrim i brendshëm i shoqërisë, si një shembull për t'u marrë sa i përket vandalizmave, do të thotë që vërtetë duhet të ndihemi të alarmuar, jo unë si kryeministër, s'flas këtu për qeverinë se këto shkojnë e vijnë. Përtej skandalozes, është një turp i pashoq, të shikosh njerëz që mund të kenë të gjithë arsye për të pasur angazhimin me mish e me shpirt kundër qeverisë, por që të arrijnë deri në këtë pikë dhe të riabuzojnë me të miturit duke i përdorur si argument për të vazhduar të pikturojnë një panoramë të një revolucioni që kanë kohë ta nxisin dhe e presin është rënie në një nivel që nga pikëpamja humane është katastrofë. Nuk gjej fjalët, për të arritur të arsyetojë analistë që predikojnë dhunë, opinionistë që argumentojnë dobinë që ka për shoqërinë djegia. Nuk e kam gjetur as te filozofët apo teoricienët e ekstremit të majtë në Francë, që në protestat dembabadem të Francës të nxjerrin një fjalë për të amnistuar dhunë. Ca janë këta, kush është shqetësimi im sot, dhe po flas i zhveshur nga pozicioni, shqetësimi është si mund të arrihet këtu. Boko Haram është një organizatë terroriste që ka marrë stafetën e të tjera forcave që në histori kanë shfrytëzuar të miturit, si mund të ndodh kjo në Shqipëri, nuk janë ata fëmijët të vëtedijshëm për atë që bëjnë, nuk janë ata të motivuar nga politika në qenien e tyre apo ideja e një drejtësie, janë të abuzuar. Ata që vandalizuan PS në Shkodër, s'janë fajtor apo të vetëdijshëm, janë fëmijë që nga familja kanë problematika të tyre, por ato që janë pas tyre janë kriminel", tha Rama.
Gjatë konferencës për shtyp në kuadër të "Ekonomisë në Fokus" Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj deklaroi se për buxhetin e 2021, fokusi kryesor është politika fiskale.
Sipas tij, në vitin 2020 është 3 fishuar numri i bizneseve të vogla teksa përmendi dhe njëherë se kush fiton më shumë paguan më shumë.
"Dua të ndaloj te biznesi i vogël. Numri i bizneseve të vogla është rritur 3 herë më shumë. Në 2020 janë 103 mijë biznese të vogla. 57,251 në vitin 2013 dhe 151,673 të punësuarit në biznesin e vogël në vitin 2020. Tek biznesi i vogël ka një trajtim social. Synimi i 2021 është taksimi 0. Trajtimi i familjes në biznesin e vogël, një nga anëtarët i familjes nuk taksohet dhe paguan vetëm sigurinë shëndetësore. 0 taksa për biznesin e vogël. Unë i referohem si premtim i mbajtur, kush fiton më shumë paguan më shumë. Është premtim social i mbajtur. Në themel të këtij buxheti ka pasur vëmendjen në pagën mesatare por dhe të pagës së administratës.
Politika e pagave në shëndetësi për infermierët, në 2013 ka qenë 360 mijë lekë. Sot është të paktën 600 mijë lekë të vjetra. Personi që paguhet më pak në administratë është 380 mijë lekë.Sot në Shqipëri janë 781 mijë kontribuesve ndërsa në 2013 ishin më shumë se 561 mijë. Pensioni social është 74 mijë lekë të vjetra, është pak. Por të paktën është më mirë se sa 7 vite më parë kur ishte 0" - tha Ahmetaj.
Ministrja e Ekonomisë, Anila Denaj ka prezantuar buxhetin për vitin 2021 në konferencën e përjavshme. Denaj i ka kthyer përgjigje edhe presidentit Ilir Meta, duke thënë se ky buxhet synon uljen e papunësisë.
“Dua ti jap një përgjigjem presidentit, kur rritja minimale zeron disa zëra të rritjes. Rritjen e pagave të mjekëve e laborantëve. Në këtë vit është mbështetje dhe në krahasim me vende të rajonit nuk ka ndodhur, Megjithatë Rama e ka bërë këtë për të mbështetur këtë sektor edhe për vijën e luftës COVID.
Synimi i uljes së papunësisë është fokusi i këtij buxheti. Kjo është një përpjekje që realizohet në shumë krahe. Edhe nëpërmjet skemave. Sektorët prioritar, janë arsimi, infrastruktura, shëndetësia…. Është buxheti më i lartë në investime. Në nuk i ndërpremë shpenzimet. I shkurtuam por nuk i prekëm. Arsimi 20 mld lek më shumë. Shëndetësia arrin në 3.7% të PBB. Kemi rritur investimet në Infrastrukturë, e bujqësi. Do jenë likujditet i shtuar në ekonomi. Realizuam një rritje pozitive.
I rikujtoj Presidentit se synimi i buxhetit 2021 është ulja e papunësisë. Në buxhetin e 2021 mbështetja për mbrojtjen sociale janë rritur nga një vit në tjetrit. Është dhënë bonus për personat me aftësi të kufizuar. Fondi rritet me 3.7 lekë për personat me aftësi të kufizuar për buxhetin 2021. Skema e sigurimeve shoqërore ka ardhur në rritje. Strehimi social shumë i rëndësishëm, janë 3 miliard lekë për familjet që përfitojnë bonusin e qirasë”, tha Denaj.
Kjo vjen si përgjigje ndaj presidentit Ilir Meta, i cili ktheu në Kuvend buxhetin 2021 me argumentin se nuk nxit rritjen e punësimit dhe as pensioneve, por parashikon veç rritje pagash për arsimtarët dhe punonjësit e shëndetësisë
Nuk ka pse behesh garant per lulin,ka apo nuk ka dore,zoti rama. Djegia ne shkoder eshte pergjegjesi e kryetarit te partise demokratike.nuk e ka bere voltana me koken e saj. Sa me teper qe lulushi nuk eshte distancuar nga kjo djegur.
PërgjigjuBirisha ban shtet te cogemi me hunj e drunj ta shporrim kriminelin Rama vrasesin. Rrnofte Flamur Noki e ardhme Shqipnis intelektual i pa pame.
PërgjigjuPo ce do ate fshatar muti ai as respektin e kolegeve nuk gezon,po i ben autogola vetes me meten president 3 ministra te sakrifikuar dhe kete bolen qe se leshon.
PërgjigjuEj po pse jeni kaq plehra mer burr,nuk arrij ta kuptoj?
PërgjigjuNe kujtuam se Nano ishte masteri i korrupsionit modern ne Shqiperi. Por jo. Pas tij Berisha theu cdo parashikim, me superkorrupsion dhe abuzivizem. Rruges se "tranzicionit" pame edhe sesi Majko dhe Meta, me tu ulur ne karrigen e Kryeministrit slane gje pa bere duke mbushur xhepat e breket. Por nuk qe e thene. Tani, keto tete vjet kemi "valen e trete" me shkatrrimtare te korrupsionit shoqeruar me arbitraritet, arrogance dhe imoralitet. Ate te udhehequr nga nje nekomunisti Rama.
PërgjigjuEdi Rama je burr i madh qent le të lefin hum hum hum e të han një top tum po të madh. Ti je djal Tirane jo malok kok pa lar e analfabet hajdut e pisanjos qē e zhgaravitēn Tironën e shkret. Poo ti po e sjell Shqiprin në terezi e ska njeri që ty të sfidon o Edi KAPEDON.
PërgjigjuSka me rendesi o Zoti Kryeminister, mbaje ta kesh per shtepi veliun edhe balilin. Patem besim tek ty por paske qene llum ti dhe rilindja.
PërgjigjuLlum km more fund si llum qe je ti dhe rilindja jote
Përgjigjuti je per tu varur thjesht do ta mbash me zor kete pushtet se edhe ti e din vete se te ka ardhur fundi por cfare te bejne edhe shqiptaret e thjeshte se nuk kane nje opozit te fort por nje lolo edhe per kete arsye je ne pushtete shpresojm te largohesh sa me shpejt te jete e mundur
PërgjigjuJe km me plehra qe mund te egzistoje. Ske shance e rrish me ne pushtet do e kuptosh se veliu do te te haje koken ty dhe rilindjes. Hajdut ordiner
PërgjigjuO pis mund te jene 10 fishuar llogarite e tua jo bizneset o kryehajdut
Përgjigju