Rama ndalet tek Zyra e ALUIZNI-t
në Librazhd, dhe tek Tuneli i Krrabës

Rama ndalet tek Zyra e ALUIZNI-t<br />në Librazhd, dhe tek Tuneli i Krrabës
LIBRAZHD- Zyra e re për legalizimet e objekteve informale në Librazhd, ka qënë ndalesa e radhës e kryeministrit Rama gjatë vizitës që ka zhvilluar ditën e sotme në këtë qytet. Kjo zyrë është hapur vetëm një muaj më parë për të shtyrë përpara procesin e legalizimeve në këtë rreth, i cili deri më tani ka qenë pothuaj i papërfillshëm.
 
Siç bëri të ditur Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Legalizimit dhe Urbanizimit të Zonave Informale, Artan Lame, hapja e kësaj zyre ishte e domosdoshme për shkak të aplikimeve të larta dhe ritmit të ulët të dhënies së lejeve.
 
Drejtori i Zyrës tha se hapja e Zyrës ka përshpejtuar ndjeshëm procesin. Ndërkohë që sa i përket interesimit të Kryeministrit për ecurinë e dhënies së lejeve të legalizimit, ai informoi se janë gati 60 leje legalizimi.
 
Ndërkaq, kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto inspektoi edhe punimet në kilometrin 14 +200, rreth 3 km përpara hyrjes së tunelit, zona Kërrabë, të autostradës Tiranë-Elbasan.
 
Gjatë këtij inspektimi u njoh me problematikën e hasur mbi stabilitetin e ulët të terrenit, rrëshqitjen e dherave dhe problematika të tjera të hasura të natyrës gjeofizike. Këto problematika kanë vështirësuar respektimin e afateve për përfundimin e punimeve.
 
Redaksia online
(shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën

A e dinit, ja cilat u shqime nuk duhet t’i kombinoni kurrë me njëra-tjetrën