Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga punimet që po zhvillohen në autostradën Tiranë-Durrës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se ecuria e punimeve ka arritur në masën 86%.
“Kantieri Tiranë-Durrës, ku ecuria e punimeve ka arritur në masën 86%”, shkruan Rama.
Në autostradën Tiranë-Durrës po punohet për zgjerimin e rrugës me nga dy korsi në secilën anë.
Njëra korsi do të shërbejë për emergjencat, duke e bërë autostradën në përfundim të punimeve me nga katër korsi në secilin drejtim.
Aktualisht, shpejtësia e lejuar në këtë segment është deri në 90 kilometra për orë, një kufizim që do të rritet në 130 kilometra për orë pas përfundimit të zgjerimit.
Komente










