Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë të shtunë disa pamje mahnitëse nga fshati i Linit, Pogradec.
Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë vë në pah edhe vendimin e marrë së fundmi, ku Lini është shpallur Ansambël Arkitektonik Urban me vlera të veçanta historike dhe kulturore.
“Mirëmëngjes dhe nga fshati i bukur i Linit që sapo është shpallur “Ansambël Arkitektonik Urban”, duke u përfshirë në zonën shqiptare të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.
Ndërkohë Blendi Gonxhja, Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit thotë se ky status i ri vlerëson peizazhin e veçantë natyror që ndërthur trashëgiminë kulturore e natyrore, urbanistikën tradicionale me rrugica kalldrëmi dhe bashkëjetesë komunitare, si dhe arkitekturën vernakulare me teknika e materiale vendase, të përshtatura me klimën dhe resurset lokale.
Fshati Lin ndodhet në brigjet piktoreske të liqenit të Ohrit, rreth 20 kilometra larg qytetit të Pogradecit. Ky fshat i vogël është një nga destinacionet më të veçanta që ndërthur bukurinë natyrore me pasurinë historike.
Një nga thesaret më të çmuara të Linit janë rrënojat e bazilikës paleokristiane, të zbuluara në majën e kodrës që ngrihet mbi fshat.
Zbulimet arkeologjike të realizuara gjatë dekadave të fundit kanë nxjerrë në dritë një kishë të hershme që daton në shekujt V–VI pas Krishtit, e pasur me mozaikë të rrallë, zbukurime gjeometrike dhe simbole kristiane. Mozaikët janë të ruajtur në mënyrë mbresëlënëse, duke dëshmuar për një qendër të rëndësishme shpirtërore dhe kulturore të asaj kohe.
Xh.K/I.M/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
28 Shkurt, 17:02
Si e vlerësoni sulmin e SHBA dhe Izraelit ndaj Iranit?
-
I drejtë
48%
-
I gabuar
39.8%
-
Jam i/e dyzuar
12.3%
Vota total: 3176
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Pse kërcënon Gaz Bardhi të shembë Parlamentin?
2 Mars, 20:06
-
Siguria e shqiptarëve në Lindjen e Mesme, Rama në videotelefonatë me ambasadorët! Rrjeti diplomatik i gatshëm për menaxhimin e situatës
2 Mars, 19:39
-
Juglindja e bllokuar prej 10 ditësh, qytetarët e Korçës në protestë! Organizatorët: Kërkojmë mbështetje financiare për bizneset, të përmirësohet infrastruktura (VIDEO)
2 Mars, 18:59
-
Sulmi me molotovë ndaj vilës me artistë, Bardhi replika me Ballën: Nuk rrimë në paradhomën e Ramës për të ditur se çfarë qokash bën me pronat e shqiptarëve
2 Mars, 18:33
-
Kuvend/ Protesta, Balla: Berisha, Ajatollahu i fundit në Europë, sulmoi vilën ku shkoi vetë! Bardhi: S’e dinim që kishte artistë! Shehaj përjashtohet pas përplasjes me PS për Rrjollin
2 Mars, 17:10
-
Nesër mblidhet Kryesia e PS, i pranishëm edhe kryeministri Rama! Pritet të caktohet data e Asamblesë së Partisë Socialiste
2 Mars, 16:49
-
Lirimi i hapësirave publike, Rama: Vijojmë punën për trotuaret dhe rrugët e zaptuara
2 Mars, 16:00
-
Makina që lëvizte mbrapsht përplas të moshuarën në Devoll, 85-vjeçarja ndërron jetë në vendngjarje
2 Mars, 15:33
-
Rama telefonon presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe: Sulmet e Iranit shkelje e së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së OKB-së
2 Mars, 14:02
-
Shqipëria në Panairin ITB Berlin 2026, Rama: Destinacion autentik mesdhetar që bën diferencën!
2 Mars, 13:11
-
Diagnostikim dhe trajtim bashkëkohor për sëmundjet kardiovaskulare në Spitalin Rajonal të Elbasanit, Rama: Përkushtim i vazhdueshëm për çdo zemër
2 Mars, 12:54
-
Rama i dorëzon Begajt ndryshimet në qeveri! Presidenti 7 ditë kohë për dekretim, më pas votëbesimi në Kuvend
2 Mars, 10:05
/STAVRO.../,e kam degjuar dhe une kete nga njerez qe e kane vizituar ate fshat,por shpresoj qe te kete qene vetem ne kohen e Xhaxhit,shpresoj qe te kene ndryshuar!
PërgjigjuLini,fshati dhe njerezit me te piset,me te pa lare,ne te gjithe rruzullin tokersor!
Përgjigju