Rama mesazh ndërkombëtarëve: 5 Qershori dhe hapja e listave fakt, parlamenti do i votojë të dyja

Rama mesazh ndërkombëtarëve: 5 Qershori dhe hapja e listave fakt, parlamenti do i votojë të dyja

Kryeministri Edi Rama u dërgoi sot një mesazh ndërkombëtarëve se marrëveshja e 5 qershorit do të votohet e paprekur ashtu sikur edhe hapja e listave.

"Ne nuk do t’i ndalojmë koalicionet, por thjesht do t’i bëjmë si në gjermani dhe si në çdo vend të Evropës. Do të isha shumë mirënjohës nëse do të më tregonin një shtet demokratik. Në Evropë nuk e gjejnë dot që i ka koalicionet si në Shqipëri, t ëmë sjellin një. Koalicionet janë program dhe listë e përbashkët. (I drejtohet Kujtim Gjuzit) Dhe meqë përmendi Italinë, dhe je monarkist i konvertuar në republikan i djathtë dhe meqë më kujtohet që në historinë tënde demokrtistiane ti ke qenë një partner i Rocco Buttigliones, që vinte flitë për ty dhe Nardin. Ai ka qenë pjesë e koalicionit me Silvio Berlusconin, Gianfranco Finin, Umberto Bossin, në të ashtuquajtur “Casa delle liberta”, një koalicion por kishin një listë të përbashkët. Kjo është gjëja që ne do të bëjmë dhe “Cassa delle liberta” që ti do bësh me të mbijetuarit e monarkisë është një listë, një koalicion. Ose mund të rifutesh nga aty ku dole, nga koalicioni me PD-në nëse ata do të të bëjnë pjesë të programit dhe ti d jesh pjesëtar i skuadrës që do përfaqësojnë ata, së bashku me sh.pk. të Monikës dhe të gjithë furgonët me radhë. CDU/CSU është një koalicion, por ka një kandidat për kancelar, ka një skuadër, dhe i shpërndajnë në fushën e betejës jo me 3 mijë kandidatë sic kemi ne në Tiranë, në dy koalicionet që nuk e merr vesh i pari të dytën dhe shumë nga votat që shkojnë tek njëri mblidhen në prehrin e tjetrit. Kështu nuk do të ketë më.

U them miqve ndërkombëtarë që nga përfaqësuesja e SHBA, e cila u vendos në dispozicion me bujari dhe durim, hapi edhe derën e shtëpisë së saj, meqë parlamenti ishte godinë e papranueshme, të BE-së, të Britanisë, të cilët edhe personalisht e lehtësuan komunikimin në episodin e fundit, përsa kohë unë do të jem kryetar i PS-së, ku bëhet dialog shqip me përkthim dhe ambasada të huaja ashtu edhe zotin Wadephul, është personalitet, më shumë mik me Bashën se me mua, por u them se parlamenti i Shqipërisë është sovran dhe do të vendoset sikur mendojnë përfaqësuesit e popullit në këtë sallë dhe do të vendoset në respekt të marrëveshjes së 5 qershorit nga njëra anë dhe në respekt të më shumë se 80% të shqiptarëve nga ana tjetër që duan të vendosin jo vetëm partinë por edhe deputetin. Këto të dyja janë një fakt me të cilën të gjithë miqtë dhe partnerët tanë duhet të jetojnë. Nuk do ta pengojë parlamentin që para mbylljes që të votojë një ndryshim historik, që u shërben shqiptarëve" tha Rama.


Lajmi kryesor:

Hajdari: Listat duhet të hapen 100%! Rama: Rrezikohet përfaqësimi i grave! Reflektoni për të votuar paktin e 5 Qershorit, s'e grisim dot (VIDEO)


  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë