Rama: Ndërtim pa leje pushtimi
i foltores së Kuvendit nga PD

Rama: Ndërtim pa leje pushtimi<br />i foltores së Kuvendit nga PD
TIRANE - Ndërsa u bëri thirrje të gjithë kolonjarëve që të marrin pjesë në zgjedhjet e së dielës, për kryetarin e ri të Bashkisë së Kolonjës, kryeministri Edi Rama tha se '20 nëntori është një mundësi e madhe për t'i dhënë një mesazh të qartë dhe të prerë atyre që kanë nderin e madh të përfaqësojnë opozitën në parlament dhe që e çnderojnë misionin e opozitës sa herë hapin gojën".

Duke iu referuar situatës që u krijua të enjten në kuvend, kryeministri Rama tha: "Gjënë më të mirë që PD gjen për të bërë është të bllokojë me dhunë foltoren e parlamentit, sikur është aty vendi për të bërë ndërtimin pa leje të radhës."

Kryeministri u kërkoi socialistëve kolonjarë që të flasin me demokratët dhe tu shpjegojnë atyre se vota për kandidatin e Aleancës për Shqipërinë Europiane Ilia Stefo është me vlerë dyfish, pasi sipas tij, "është zgjedhja më e mirë për Kolonjën dhe mundësi e mirë që opozita shqiptare të zgjohet."

"Flisni me demokratët, mirëkuptojini demokratët, janë bashkëqytetarë, fqinj, kushërinj, farefis, kolonjarë dhe kolonjare të mbetur rrugëve, pa drejtim, pa program, pa alternativë, pa lidership, thuajini atyre se vota për Ilian është me vlerë dyfish."- u shpreh Rama.

Këto deklarata, kryeministri i bëri në mbyllje të fushatës zgjedhore në Kolonjë, ku theksoi se vota për Ilia Stefo është një votë për qytetin,  pasi ai është kandidati i duhur për të vijuar ato që la në mes ish-kryebashkiaku Arben Malo.

"Unë nuk e njoh kandidatin tjetër dhe nuk mund të them asnjë fjalë për të, por njoh mirë Saliun, Lulin dhe PD dhe njoh mirë dhe atë shprehjen e popullit kush fle me atë gdhihet me ato. Kështu që më thuaj me kë rri të them se kush je.

Nga ata që rrinë me Saliun dhe me Lulin asgjë e mirë nuk mund ti vijë askujt e jo më Kolonjës. Kjo është një zgjedhje që Kolonja e ka bërë në 23 qershor të vitit 2013 kur ka votuar Aleancën për Shqipërinë Europiane.  

Në 20 nëntor është shumë e rëndësishme që jo thjesht Ilia të fitojë, por që të gjithë kolonjarët , që duan një të ardhme këtu në kolonjë, që ti kthehet shkëlqimi që ka patur.

Të marrin pjesë në votim të gjithë, me bindjen që nuk është thjesht një çështje votash, por një çështje morale dhe politike për ti dhënë një mesazh shumë të qartë Shqipërisë, politikës në Tiranë, se populli në shumicën e vet dërrmuese e ka bërë zgjedhjen e vet dhe nuk ika ndërmend për disa kohë të ndryshojë drejtim. Kush nuk voton mban anën e krahut të gabuar, mban anën e zgjedhjes më të keqe.
"- deklaroi Rama. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Lin, përplasen dy automjete

Aksident në aksin rrugor Pogradec-Lin, përplasen dy automjete