Rama në Pallatin e Sporteve në Durrës: Anin e keni ‘shalqi me provë’, pse të merrni kungullin e dalë nga zorra qorre

Në kuadër të fushatës zgjedhore, kryeministri i vendit Edi Rama ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat në Durrës.

Rama nuk kurseu ironitë ndaj opozitës si dhe shkaktoi ovacion e të qeshura në sallë. Kërkesa e tij ndaj pjesëmarrësve ishte që të ndizej atmosfera në Pallatin e Sporteve me këngën që do të shoqërojë fushatën e PS-së për këto zgjedhje lokale.

“Për tifozllik rri te divani, shaj gjithë ditën Edi Ramën, mbaj televizorin te vrima e zorrës së trashë, më fal zorrës qorre edhe knoqu.  Jam shumë në muhabet të zorrës, se e keni parasysh… (Qesh) Po ashtu i bie se unë e bëra padashje dhe ishte gabim, po edhe aq gabim nuk ishte në fakt, se kur e mendon tamam tamam se ca dëgjojnë veshët, thua po mirë pra pak a shumë aty jemi, duket si diçka që ka dalë nga vrima. Kështuqë faleminderit shumë dhe tani unë kam një kërkesë që ta mbyllim me lavdi këtë takim me gra se gratë dijnë ti bëjnë të gjitha më mirë se burrat, të gjitha.

Unë e kam provu në punë atë që Margaret Thetcher thotë do të bësh muhabet për diçka bëje me burra, do të mbarosh punë mbaroje me gra, por e kam shumë merak të iki duke marrë një kënaqësi se akoma nuk e kam kap veten dhe duhet të ma bëni çik qejfin që ta nezim iher këtë Pallatin e Sportit se është shumë e bukur kështu, është një hudhër me gjyzlike dhe një pa fije floku atje, jo ti s’je hudhër  zemër ti je pjeshkë!  Tani, ta nezim iher tamam me të hongsha zemrën po tashi kush të mundet duhet t’i kalojë ato barrierat, kush është këtu duhet të çohet në këmbë dhe të fillojë se ne do t’ua hamë zemrën të gjithëve, s’ka si shoqnia, s’ka si dashnia, s’ka si Shqipëria“, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të votojnë Emiriana Sakon dhe nënvizoi se ajo ka përballuar me sukses shumë situate të vështira me të cilat është përballur qyteti i Durrësit. Sipas kryeministrit Sako është një “shalqi me provë” dhe nuk ka arsye përse të zgjidhet një “kungull” që ka dalë nga një “zorrë qorre”.

‘Ju uroj mbarësi dhe sukses listës për në këshillin bashkiak të Durrësit, është gjë e madh për Anin të ketë mbështetjen tuaj dhe dua që të bëni çmos që të gjitha gratë që njihni të mbështesin Anin. PD-ja ka një histori të veten në Durrës që nuk mund të harrohet ndërsa sot është koha kur nuk duhet parë as majtas as djathtas por tek fëmijët që rriten në këtë qytet dhe për të dhënë një votë me 14 maj që i përfaqëson edhe ata. E vërteta e do që ta themi ashtu siç është, Ani kur mori ndërtimin e mori sepse tërmeti e ngjiti në drejtimin e kryetares së Bashkisë jo se kishte ambicien të bënte karrierë politike, sot Durrësi është një nga qytetet më të pastra të Shqipërisë dhe mbrapa pasqyrës qëndron një grua, që e di shumë mirë, në fillim hera e parë që e kam parë e kam parë në zoom dhe i thashë merre krevatin e shko në Bashki. Anin e kemi shalqi me provë pse do marrim një kungull që ka dalë nga zorra qorre, se e mësova me këtë rast se apandesitit i thuhet zorra qorre, unë e hoqa pse duhet ta marrë Durrësi?- tha Rama.

 

M.Q./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 25/04/2023 03:57

    Zorra qorre,shalqin me prove,kungull,kazan,tepsi! Po na e shpif me kete fjalor.

    Përgjigju
    • Cju duhet emri m la: 25/04/2023 18:10

      Hahahahhahahaa humorist me patent praaa

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç