Rama: Ndihma për fermerët, 300
milion euro në 3 vitet e ardhshme

300 milion euro do të vihen në dispozicion të fermerëve shqiptar për tre vitet e ardhshme, me qëllim që të krijohen kushtet për ta dhe për prodhimin bujqësor e blegtoral  apo për peshkimin që të jepen kredi në interesa shumë të ulëta, të cilat garantohen nga qeveria.

Kështu ka deklaruar kryeministri i vendit, Edi Rama i shoqëruar nga Ministri i Bujqësisë Edmond Panariti, ambasadori i SHBA-ve në vendin tonë Donald Lu, drejtori i USAID për Shqipërinë Marcus Johnson, si dhe përfaqësues të pushtetit lokal të zonës, u rikthye pas një viti në serat e reja të fermerit Xhemil Hamataj, përfitues i programit mbështetës, pas dëmtimeve që iu shkaktuan atij nga përmbytjet e vitit të shkuar.

rama

Kryeministri Rama, duke u ndalur tek marka “Made in Albania” tha se synohet se kjo markë të bëhet e certifikuar dhe e besuar ndëkrombëtarisht, ndërkohë që zotimi i qeverisë për rikuperimin e dëmeve tashmë është një premtim i mbajtur, ku shprehu kënaqësinë që fermerët fierakë iu rikthyen normalitetit të punës së tyre.
 
Prodhimet “Made in Albania” të fermerëve shqiptarë po mbështeten me teknologjinë më të përparuar bashkëkohore. Një vit më parë, fermerët e fshatit Kafaraj të Fierit, kultivues të luleshtrydheve, pësuan dëme të rënda nga përmbytjet. Sera të tëra u shkatërruan thuajse plotësisht, duke reflektuar humbje të konsiderueshme në tregun vendas dhe atë rajonal.

rama

Gjatë një viti, falë mbështetjes së qeverisë dhe fondit prej 750 mijë dollarësh të USAID, u sigurua asistencë teknike dhe financiare për fermerët, në zonat  e dëmtuara nga përmbytjet U rindërtuan 3 modele te reja serash të tipit tunel me parametra që garantojnë qëndrueshmëri, mikroklimë më të mirë dhe rezistencë të lartë. Serat e reja me lartësi 2,4 metra mundësojnë ventilimin e plotë në rast temperaturash, si dhe janë të përshtatshme edhe për mbjellje të kulturave te tjera bujqësore.

Në fshatrat Kafaraj, Ade, Frakull, e Vjosë të Fierit janë rreth 90 ha të mbjella me luleshtrydhe. Nëpërmjet këtij programi asistence u krijua një pikë grumbullimi, me makineri paketimi, të cilat përmbushin standardet e cilësisë dhe sigurisë ushqimore sipas kërkesave të tregjeve të eksportit, si dhe u mundësua trajnimi i mbi 60 fermerëve mbi praktikat e reja bujqësore për luleshtrydhen.

rama
Një prej hartuesve të projektit, duke treguar sipërfaqen mbi të cilën ngrihen serat e reja, u shpreh se modelet e rinovuara u lejojnë fermerëve të ndryshojnë në të ardhmen natyrën e produkteve të tyre. “Këtu ka qënë pjesa që u dëmtua tmerrësisht, gati 3 dynym të fermerit Xhemil Hamataj. Pas kësaj Marcus bëri një premtim në emër të USAID për të ndihmuar zonën. Filluam të zbatojmë një projekt zhvillimi për këtë territor. Krijuam një model që të mos jetë vetëm për luleshtrydhe, por edhe për kultura alternative, në mënyrë që në rast të një ndërrimi të kulturave, që ndonjëherë fermerët janë të detyruar ta bëjnë, ai e ka mundësi sepse mund të mbjellë aty dhe domate.

Ambasadori amerikan Donald Lu, duke marrë fjalën u shpreh se mbështet nismën e qeverisë për ti kaluar bashkive, përgjegjësinë dhe autoritetin për parandalimin e përmbytjeve. “Edhe pse kam qenë në Shqipëri vetëm për një vit, miqtë e mi shqiptarë më thonë se cikli i përmbytjeve ndodh rregullisht. Ministri Panariti më tha të hënën se qeveria po ia kalon bashkive përgjegjësinë dhe autoritetin për parandalimin e përmbytjeve. Ne e mbështesim plotësisht këtë nismë dhe i bëjmë thirrje qeverisë t’u japë atyre, jo vetëm autoritetin, por edhe burimet teknike dhe monetare, që ta zgjidhin këtë problem. Reforma territoriale dhe administrative kishte për qëllim të përmirësonte sigurimin e shërbimeve në nivel lokal.” u shpreh ai.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Krijoi një nga ‘perandoritë’ më të mëdha të prodhimit të motorëve dhe makinave, vdes në ditën e Krishtlindjes Osamu Suzuki

Krijoi një nga ‘perandoritë’ më të mëdha të prodhimit të motorëve dhe makinave, vdes në ditën e Krishtlindjes Osamu Suzuki