Rama ndjek zgjedhjet e Kongresit:
Fitorja do jetë më bindëse se 2013

Rama ndjek zgjedhjet e Kongresit:<br />Fitorja do jetë më bindëse se 2013
TIRANË - Sot rreth 34  mijë anëtarë të PS në katër qarqe votojnë për zgjedhjet e 336 delegatëve të cilët do të përfaqësojnë bazën e Partisë Socialiste në qarqet: Korçë, Elbasan, Fier dhe Berat, në Kongresin që do të mbahet në muajin mars. 

Procesi zgjedhor i 1500 delegatëve të cilët do të përbëjnë Kongresin Zgjedhor të PS-së do të zhvillohet për tre të shtuna rresht, duke filluar nga kjo e sotmja do të ketë votim ku është i ftuar çdo anëtar i PS-së. Katër qarqe do të votojnë sipas parimit "një anëtar një votë" gjatë kësaj dite, përkatësisht qarku i Korçës, Elbasanit, Fierit dhe Beratit.

Anëtarët e partisë në njësitë përkatëse kanë pasur mundësi të marrin pjesë në votim që nga ora 8 e mëngjesit.

Sipas kritereve të përcaktuara në Asamblenë e muajit korrik, 50 për qind e kandidaturave janë femra dhe një e treta e tyre janë të moshës 18-25 vjeç.

Partia Socialiste e Tiranës dhe Durrësit do të votojë në 20 shkurt, ndërsa Shkodra, Lezha, Kukësi dhe Dibra do të votojnë në 27 shkurt. Në këtë proces do përfshihen 122 mijë anëtarë të 12 qarqeve të Shqipërisë.

Vetë kryeministri Rama ka monitoruar procesin e votimit në Fier e Elbasan duke parë nga afër votimet që kanë bërë anëtarët.


(Fjala e Ramës)




 

Mbyllet procesi i votimit të delegatëve në Fier, Berat , Elbasan, e Korçë


Procesi i votimit të delegatëve të Partisë Socialiste është mbyllur në qarkun e Fierit, Beratit, Elbasanit e Korcës, ndërsa mësohet se ka nisur procesi i numërimit të votave.

Në qarkun e Fierit nga 1740 anëtarë kanë votuar 1220 pre tyre. Në këtë qark do të zgjidhen 8 anëtarë, duke respektuar barazinë gjinore, pra 9 femra dhe 9 meshkuj.

Në qarkun e Elbasanit në votime kanë marrë pjesë 1113 anëtarë të PS, ku do të zgjidhen 26 delegatë.

Në Bashkinë e Beratit kanë marrë pjesë në votim 582 anëtarë të PS nga 1046 në total. Nga këto zgjedhje në qarkun e Beratit do të zgjidhen 49 delegatë, ndërsa vetëm në Bashkinë Berat do të zgjidhen 10 delegatë, 5 femra e 5 meshkuj. Në 5 Njësitë Administrative të rrethit Berat do të dalin 17 delegatë, në 4 Njësitë Administrative të rrethit Kuçovë do të dalin 13 delegatë, në 9 Njësitë Administrative të rrethit Skrapar do të dalin 6 delegatë, në 3 Njësitë Administrative të rrethit Poliçan do të dalin 4 delegatë dhe në 4 Njësitë Administrative të rrethit Urë-Vajgurore do të dalin 8 delegatë.

Procesi i votimit të delegatëve është mbyllur edhe në Qarkun e Korçës.

Rama në Elbasan: Fitorja do jetë më e thellë se në 2013

“Fitorja do të jetë më bindëse se në 2013”. Kjo ka qenë deklarata e kreut të Partisë Socialiste Edi Rama nga qyteti i Elbasanit, ku ishte për të ndjekur procesin zgjedhor për delegatët, nga ku ka shtuar se, objektiv i kësaj force politike është dyfishimi i anëtarësisë dhe se rrugën e rilindjes do e vazhdojë PS pavarësisht disave që ndjekin karvanin nga pas.

Procesi i rregullt, objektiv të dyfishojmë anëtarësimet, nga ana tjetër ky është një proces i rëndësishëm jo vetëm për Kongresin por edhe një punë e madhe nga organizatorët, drejtuesve të rajoneve. Kemi realizuar objektivin e parë, eleminimin e efektivitetit dhe shtimin në numër të anëtarësimeve. Fitorja do jetë bindëse më shumë se 2013. Rrugën e kësaj rilindje do ta vazhdojmë pavarësisht disave që ndjekin karvanin nga pas” ka thënë Rama.
 
Rama në Fier: PS parti e bashkuar
Ndërkohë, nga qyteti i Fierit Rama ka thënë se, Partia Socialiste është e bashkuar dhe anëtarësia e saj vlerëson procesin e zgjedhjeve të lira. 

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv

Si u shpall Armik i Popullit Edison Gjergo! Suzana Varvarica në  Esencë-Report Tv