Rama në Abruzo:Shqipëria realiteti
që ëndërrojnë sipërmarrësit italianë

Rama në Abruzo:Shqipëria realiteti<br />që ëndërrojnë sipërmarrësit italianë
ITALI - Me një ceremoni mikpritëse ka nisur sot në komunën e Peskarës në Itali, vizita e kryeministrit Edi Rama në rajonin e Abruzos i ftuar nga presidenti i këtij rajoni 
Luciano D'Alfonso, në kuadër të programit të makrorajonit Adriatiko-jonian.
 
Sa i takon këtij programi, sipas mediave italiane, kryeministri shqiptar është shprehur se është momenti për të realizuar projekte konkrete.
 
Ndërsa lidhur me raportet tregtare mes rajonit të Abruzos dhe Shqipërisë, Rama uroi që të vazhdojë në këtë mënyrë interesi ndaj vendit tonë sepse sot në Shqipëri ka një realitet që sipërmarrësit italianë e ëndërrojnë ta kenë por për fat të keq nuk e kanë.
 
“Në Shqipëri ka mbi të gjitha një kosto pune e të ulët dhe një presion tepër i ulët fiskal i barazvlefshëm me 15 % të fitimit. Ka pak burokraci dhe një fuqi punëtore e disponueshme me një faktor njerëzor të rëndësishëm, për faktin se të gjithë flasin italisht dhe nuk kanë asnjë problem për tu përshtatur me nevojat e një sipërmarrësi apo kompani italiane”,- ka deklaruar Rama.
 
rama

edi rama

Ndërkaq kryeministri shqiptar është ndalur edhe tek situata në Ballkan, duke e cilësuar si mjaft pozitive.
 
“E kemi lënë pas krahëve historinë e komplikuar të Ballkanit për momentin dhe jemi në një situatë shumë të mirë”, - u shpreh kreu i qeverisë shqiptare.

edi rama

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot 

Diell dhe temperatura të larta, parashikimi i motit për sot