Rama në Athinë, Mitsotakis dhe SYRIZA kundër/ Varaku: U intereson kjo retorikë! Beqiri: Ia obligon Kushtetuta të takojë shqiptarët

Vizita e Ramës në Athinë në 12 maj ka sjellë dhe reagimin e politikës greke. Ka qenë kryeministri Mitsotakis që në një intervistë ka thënë se Rama ka të drejtën e tij, por vizita është e panevojshme. Nga ana tjetër, partia SYRIZA ka dalë kundër kësaj vizite aq më tepër që përkon me ditën e arrestimit të Fredi Belerit.

Analisti Redi Varaku i ftuar sot në mbrëmje në emisionin 'Repolitix' në Report Tv, se Ramës i intereson kjo përplasje pasi nga pikëpamja e PR (Public relations) rrit pikë tek shqiptarët.

'Edhe Ramës dhe Mitsotakis i intereson kjo retorikë. Nga pikëpamja e PR forcojnë pozitat e tyre. Sa i përket përplasjes, kam një tezë që lidhet me raportet me Turqinë. Marrëdhëniet janë në pikën më të ulët. Rama nuk e njeh më Greqinë si patronazhistë e Ballkanit, por njeh Erdogan. Dhe Rama ka marrë të gjithë masat që Greqia të mos ketë asnjë influencë politike në hapësirën shqiptare. Gjithë aktorët pro grekë i kemi jashtë tepsisë politike, nuk janë faktor të rëndësishëm. Kjo është ideja. Ramës i intereson kjo përplasja. Fiton pikë tek të gjithë shqiptarët', tha Varaku.

Avokati Përparim Çaça u shpreh se gjuha e Mitsotakis është e rëndë, duke kujtuar se kryeministri grek u mirëprit në Himarë kur erdhi në vizitën e tij në takim me minoritetin në dhjetor 2022

'Duhet të jemi realist. Miminalisht është treguar i sinqertë. Gjuhë e rëndë. Vizitë e pazakontë për traditën tonë politike. Ka shkuar lideri i opozitës ka bërë disa takime, ose të nivelit të dytë. Edhe kjo gjuhë shërben për politikën e brendshme  por edhe për Ramën i jep pikë kjo përplasje. Nuk mund ta ndalosh dot të takohet me një komunitet aq të madh emigrantësh.

Të thuash që nuk je i mirëpritur është një problem tjetër. Normalisht është një takim i karakterit politik. Askush nuk i tha kur ishte në Himarë se ke ndërhyrë në punën e brendshme, që edhe mund të kishte. Për koincidencë, është data 12 maj kur është arrestuar Fredi Beleri', u shpreh avokati.

Avokat Idajet Beqiri shprehet se Ramës ia obligon Kushtetuta të takojë shqiptarët kudo ku janë, por nëse vjen 'këmbë greku' sipas tij për fushatë në Shqipëri atëherë ai dhe parti të tjera do dalin për të kërkuar dëbimin e tyre jashtë vendit. Sipas Beqirit, këto deklarata mes kryeministrave duhen evituar pasi rëndojnë raportet.

'Neni 8 i Kushtetutës ia obligon të takojë atje ku janë shqiptarët. Nëse një këmbë greku do vijë për fushatë elektorale, dhe do kërkojnë të kontaktojnë do të thotë që Partia e unitetit kombëtar që e drejtoj unë, partia Kuq e Zi dhe disa të tjera që jemi për zgjidhjen e problemit çam do dalim atje dhe do ju dëbojmë me dhunë. Nuk ka tjetër zgjidhje. Ka reciprocitet në këto punë. Në këtë drejtim edhe sikur për 5 vota ta bëjnë nuk duhet të arrijnë në qëndrime të kësaj natyre pasi rëndojnë raportet', u shpreh Beqiri.

G.K/S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 09/05/2024 04:32

    Z.Beqiri,/obligimi kushtetues/ vlen vetem ne leter per Ramen,aty po vjen se shpreson ne /rigjenerim/ e PS dhe ne ardhjen e emigranteve per te votuar per te ne zgjedhjet e ardhshme,se me ata qe i kane mbetur ne vend,nuk i dalin llogarite.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë