Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga takimet në Balldre të Lezhës ku është takuar me organizatat e Partisë Socialiste. Në një postim në rrjete sociale Rama shkruan se sot vijoi me anëtarësime të reja përtej kufijve të vjetër politikë.
“Sot për procesin e rienergjizimit të PS, në Balldren, Lezhë, ku Organizata Socialiste 684 arriti një rezultat fitues në zgjedhjet vendore, falë zgjerimit të radhëve e fushatës së përbashkët me demokratë të ardhur në radhët tona, çka sot vijoi me anëtarësime të reja përtej kufijve të vjetër politikë”, shkruan Rama në Facebook.