Rama takim me strukturat në Lezhë: Të bëjmë vetëkritikë meqë s'jemi të sfiduar! PS përgjegjësi historike, progresin ta bëjë të pakthyeshëm

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të diel në një takim me organizatat e Partisë Socialiste në Lezhë.

Në fjalën e tij përpara të pranishmëve të PS-së kryesocialisti e vuri theksin te hapja e partisë.

"Partia Socialiste duhet të provojë që është e hapur për të gjithë."

Përgjegjësia e PS, nënvizoi Rama është që ta bëjë të pakthyeshëm progresin e bërë në drejtësi, në rang ndërkombëtar apo në ekonomi.

"Partia Socialiste ka një përgjegjësi të madhe historike mendoj unë, sot që flasim, sepse gjithë këtë progres që është bërë, i cili është një progres që duhet të vazhdojë, duhet ta garantojë dhe ta bëjë të pakthyeshëm në drejtësi, në ekonomi, në pozicionin ndërkombëtar të Shqipërisë. Për çfarë e bëjmë ne këtë proces", deklaroi Rama.

Rama tha se duhet bërë vetëkritikë dhe vetëpërmirësim në kushtet kur "sipas tij nuk janë të sfiduar nga një kundërshtar".

"Ne e bëjmë këtë proces sepse për mua, them që duhet ta bëjmë me shumë vetëdije vetëkritikën tonë dhe vetëpërmirësimin tonë në kushtet kur ne nuk jemi të sfiduar nga një kundërshtar përballë", tha Rama.

Kryesocialsiti Rama ka zbritur vetë në terren dhe ka nisur turin e takimeve me organizatat e Partisë Socialiste në të gjithë Shqipërinë për t'u përgatitur për zgjedhjet e 2025. Në fokus të këtyre takimeve është procesi i rienergjizimit të PS-së, porosi të cilën Rama e la me prioritet për drejtuesit e qarqeve në mbledhjen e Asamblesë së 21 shkurtit, duke kërkuar anëtarësime të reja.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:57
Rama në Balldren të Lezhës: Anëtarësime të reja përtej kufijve të vjetër politikë

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga takimet në Balldre të Lezhës ku është takuar me organizatat e Partisë Socialiste. Në një postim në rrjete sociale Rama shkruan se sot vijoi me anëtarësime të reja përtej kufijve të vjetër politikë.

“Sot për procesin e rienergjizimit të PS, në Balldren, Lezhë, ku Organizata Socialiste 684 arriti një rezultat fitues në zgjedhjet vendore, falë zgjerimit të radhëve e fushatës së përbashkët me demokratë të ardhur në radhët tona, çka sot vijoi me anëtarësime të reja përtej kufijve të vjetër politikë”, shkruan Rama në Facebook.

 

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrante: 03/03/2024 23:36

    A shprehen falenderimet e tyre Lezhjanet per marreveshjen fashiste Meloni-Rama?

    Përgjigju
  • Besi: 03/03/2024 19:17

    I sfiduar je cdo dite edhe ne kuvend me bilbila dhe fishekzjarre po ky kundershtar ka ngelur peng i amnistise ke te zgjedhe Ahmetaj apo Babalen si te ishte nje ligj per kriminelet dhe jo nej ligj dekriminalizimi i jetes se kuvendit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar