Rama në Belsh: Projektet e reja do transformojnë tërësisht zonën

Në kudër të turit të llogaridhënies publike, kryeministri i vendit, Edi Rama ishte sot në një takim me banorët e Belshit, ku bëri një prezantim të projekteve për zonën e Belshit.

Rama Foli lidhur me zhvillim e transformimin që do të pësojë zona Belshit, pasi do të vihen në zbatim projektet e miratuara për këtë zonë turistike. Rama theksoi se zhvillimi i agroturizmit do ta transformojë tërësisht zonën. Por nga ana tjetër kryeministri Rama është pritur me protesta në Belsh siç u prit edhe në Elbasan e Cërrik.

Ne kemi ardhur për të folur për projektet e qarkut të . Për të ardhur këtu ishte një sforcim i vërtetë, pasi rruga ishte e papërshtatshme, gjysma tjetër e rrugës ishte e shkatërruar. Ministrat prekën disa pika të projektit për qarqet, duke sjellë në vëmendje transformimin e zonës dhe duke rritur ndjeshëm mbështetjen për prodhimin bujqësor e blegtoral. Nga ana tjetër duke i dhënë një përparësi zhvillimit të agroturizmit. Është e vështirë të imagjinohet një rrjet prodhimi blegtoral. Ndërsa e kundërta ndodh me agroturizmin , thjesht të ndërtosh një infrastrukturë mikpritëse. Agroturizmi do ta transformojë tërësisht zonën. Kjo është një e ardhur që krijohet nga mikpritja ku bukuria e zonës ka një fuqi tërheqëse të bukurisë. Më vjen mirë që është zgjidhur problemi i lidhjes me rrugë, me Cërrikun , Me urën Vajgurore, e cila i ndihmon banorët për  të dalë më shpejt në treg. Në këtë qark janë në zhvillim dy projekte të tjera. Jo si rasti i rrugës së Elbasanit ku u inaugurua dhe rezultoi se ishte ndërtuar keq. Qeveria ka vënë fondet e nevojshme për ta përfunduar këtë segment. Por nga ana tjetër është dhe ndërtimi i rrugës, Qukës-Qafë Plloçë. Agroturizmi do të jetë një fushë, ku shumë emigrantë do të bëjnë investimet e tyre, pasi do të kenë një taksë shumë të lehtë. Kjo i rrit vlerat turizmit. Do marrim një masë edhe për biznesin e vogël, futja e TVSh për ata nuk ka sjellë rritje por për të gjithë ata që kalojnë pragun e xhiros 80% do kalojnë në biznesin e madh. Bizneset e vogla që janë afër pragut të mos gënjejnë duke fshehur të ardhurat e tyre. Kemi dhe një program ndërhyrjesh në qendrat shëndetësore, pasi ka shumë qendra që kanë nevojë për transformim. Një problem i vjetër i Belshit është furnizimi me ujë të pijshëm, ku furnizimi është i kufizuar. Ajo që është e rëndësishme , është se kjo është një zonë paguan rregullisht ujin. Kështu që do fillojmë një ndërhyrje për të zgjidhur këtë problem. Dua të iu siguroj që i kemi mbajtur zotimet për të hapur një rrugë te re për Belshin, në mënyrë që kjo bukuri tërheqëse e transformimit ta lehtësojë ardhjen në Belsh.

Kryeministri Edi Rama

Ndërsa kryetari i grupit të PS, Taulant Balla u shpreh se në Belsh janë realizuar mjaft investime duke e kthyer në një destinacion kryesor të qarkut, por jo vetëm.

Do ta shndërrojmë Belshin në destiacionin kryesor të qarkut për agroturizimin, me të gjithë këto që kemi bërë që prej 2015. Ne i qëndrojmë angazhimit tonë që ndër projektet themelore të zhvillimit të Dumresë e fshatrave të Belshit, furnizimi me ujë të pijshëm mbetet projekti themelor për këtë zonë. Pa ujin e pijshëm dhe kanalet vaditëse është e pamundur të zhvillojmë zonën si duhet.

Taulant Balla

 

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI