Rama në Bruksel, merr pjesë në forumin ‘Global Gateway’: Jemi E pa B! Më të fortë së bashku përmes Investimeve të Qëndrueshme

BRUKSEL- Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në “Global Gateway Forum 2023”, i cili po zhvillohet në Bruksel, së bashku me liderë të tjerë nga e gjithë bota, në një debat të zgjeruar mbi çështjet në lidhje me investimet globale në infrastrukturë, duke përfshirë sfidat me të cilat përballet sektori publik dhe privat, praktikat më të mira dhe mësimet e nxjerra.

Në këtë forum diskutohet mbi sfidat e Europës dhe rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar.  

Në fjalën e tij Kryeministri Edi Rama tha se ngjarjet e fundit nga pandemia, Ukraina dhe Izraeli kanë ndihmuar për ta formësuar punën e Komisionit dhe khyer në një mënyrë që ka qenë mjaft e dobishme, sidomos për ata të cilët janë ndjerë të lënë mënjanë më parë

Ashtu siç mund të dëshmojnë miqtë tanë afrikanë apo të tjerë, edhe ne mund ta dëshmojmë. Unë vij nga një vend që quhet Shqipëri që është pjesë e një rajoni i cili quhet Ballkan. Ballkani Perëndimor i thonë, e që rrethohet nga kufijtë e BE-së por ne nuk jemi BE, jemi vetëm E, pa B! Na është dashur të bashkëjetojmë me këtë, me një lloj ndjenje izolimi, jo në kuptimin e tmerrshëm me të cilin ky term shfaqet në kujtesë, por në një mënyrë të tillë që jemi ndjerë gjithmonë sikur ishim të dënuar të ishim qytetarë të dorës së dytë të këtij kontinenti dhe kjo ka ndryshuar dhe po ndryshon dita-ditës.

Duke folur për planin e ri të rritjes së KE-së për Ballkanin Perëndimor, të prezantuar nga presidentja e Komisionit Europian, Rama tha se është e nevojshme mbështetja e BE-së dhe investimet e qëndrueshme

"Ashtu siç president Macky Sall përmendi para meje dhe Europa, forca e saj qëndron në fuqinë për të transformuar politikisht dhe ekonomikisht veten, fqinjët e saj dhe do të shtoja dhe miqtë e saj. Bashkimi Europian, ne jo ende, është një krijesë mjaft e vështirë për tu marrë, duhet të kesh nerva mjaft të forta, duhet të jesh mjaft i përgatitur për të mos ta lënë të të zërë depresioni para se të të zërë BE-ja. Ndërkohë, është dashuri e ashpër. Është një rrugë që duhet ta përshkosh e ku merr mësime dhe ku për shkak të zhgënjimit, ndonjëherë mendon se ka rrugë të lehta në drejtime të tjera, por më duhet të them që në asnjë drejtim tjetër nuk do të gjesh një mik e një aleat që është i fortë e që kurrë, asnjëherë nuk do të të sulmojë. E që kurrë, asnjëherë nuk do sulmojë askënd e që gjithmonë do të përpiqet të ndihmojë gjithkënd e ky është Bashkimi Europian."

Kryeministri u ndal tek nevoja për investime dhe mbështetje financiare që BE duhet ti japë vendeve të Ballkanit Perëndimor. 

Unë kam pasur disa dështime në martesë, por pasi gjeta atë të duhurën dhe duke qenë i lumtur me të, unë besoj gjithmonë që kjo do të ndodhë edhe me Shqipërinë e të tjerët kur më së fundi të martohen me Bashkimin Europian. Faleminderit shumë! Dua që t’ju lë duke ju thënë një fakt të vogël sepse dua që ta dini që e gjithë buzëqeshja ime, e gjithë dashuria ime, gjithçkaja ime për Europën dhe Bashkimin Europian është pa kushte, por nuk është e pa mend. Vetëm mendoni, që ne rrethohemi nga kufijtë e BE dhe fqinjët tanë që janë BE marrin 4517 euro për frymë nga vetë Bashkimi Europian. Ajo çfarë marrim ne në E-në, pa B-në është vetëm 138 euro për frymë. Është një hendek shumë i madh që ne e mbushim me dashuri, që e mbushim me shpresë, që e mbushim me ambicie, që e mbushim me ide shumë të qartë që nuk ka asgjë më të mirë që mund të lëmë pas për fëmijët tanë, por shpresoj fort që ajo çfarë Presidentja e Komisionit dhe ky Komision po punojnë fort për të bërë, do t’ia dalin me sukses sepse në fund të fundit, fëmijët tanë nuk duhet të trashëgojnë vetëm testamentin e dashurisë, por edhe provën që kjo martesë është e vetmja që ia vlen të kesh!

Strategjia Global Gateway e BE-së lidh vendet dhe rajonet anembanë botës, duke inkurajuar investimet publike dhe private në një rrjet global të transportit dhe zinxhirëve të furnizimit, energjinë e gjelbër, telekomunikacionet moderne, arsimin dhe kërkimin, me theks në zhvillimin e qëndrueshëm dhe në vlerat evropiane, si qeverisja e mirë, transparenca dhe partneriteti i barabartë.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeministri Rama është takuar edhe me Komisionerin e BE për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:30
FOTOT/ Rama në Bruksel: Shqipëria duhet të jetë pjesë e pandarë e programeve europiane të financimit

 

Kryeministri Edi Rama  ftuar nga Komisioni Europian për të adresuar sesionin e hapjes së forumit “Global Gateway” mbi sfidat aktuale të Europës dhe prioritetet madhore të zhvillimit; Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor duhet të jenë pjesë e pandarë e programeve europiane të financimit të këtyre prioriteteve.

Po ashtu një takim me Komisionerin e BE për Bujqësinë, Janusz Wojciechowski, për të diskutuar për arritjet dhe sfidat e sektorit në kuadrin e partneritetit me Bashkimin Europian, mbështetja e të cilit është kyç në transformimin e madh të bujqësisë shqiptare

Ora 18:04
Rama në Bruksel, takon Komisionerin e BE për Bujqësinë: Folëm për arritjet dhe sfidat e sektorit në kuadrin e partneritetit

 

Gjatë vizitës së tij në Bruksel, kryeministri Edi Rama është takuar me Komisionerin e BE për Bujqësinë, Janusz Wojciechowski.  Ndërsa ndau në rrjetet sociale pamje nga ky takim, Kryeministri informoi se temë e diskutimeve ishin arritjet dhe sfidat e sektorit në kuadrin e partneritetit me Bashkimin Europian.

"Bruksel - Takim me Komisionerin e BE për Bujqësinë, Janusz Ëojciechoëski, për të diskutuar për arritjet dhe sfidat e sektorit në kuadrin e partneritetit me Bashkimin Europian, mbështetja e të cilit është kyç në transformimin e madh të bujqësisë shqiptare", shkruan Rama.

Ora 16:31
'Më duket si mbledhja e Partisë Komuniste' Batuta e Ramës në fjalimin e forumit “Global Gateway”, që i bëri të gjithë të qeshin

 

Bruksel - Kryeministri Edi Rama e nisi me një batutë fjalën e tij në forumin “Global Gateway”.

"Jam tejet i nderuar që gjendem këtu sot dhe që kam privilegjin që të flas përpara kësaj salle dhe meqë ra fjala, nuk më kujtohet hera e fundit kur kam parë një sallë ku asnjë karrige nuk ishte bosh. Duket si mbledhja e Partisë Komuniste, por falë Zotit nuk është dhe jam i sigurt që gjithsecili prej jush ka ardhur këtu vetëm me vullnetin e tij ose të saj, askush nuk është detyruar edhe pse BE-ja i detyron njerëzit" tha Rama.

SI.E./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbëri: 25/10/2023 21:43

    A u tregove se bujqësin e ke kthye në kanabis dhe cocain o i çmendur…!

    Përgjigju
  • Soni: 25/10/2023 19:04

    Perpara me ju ne krye

    Përgjigju
  • Ani: 25/10/2023 19:03

    Vendi yne ka arritur shume fale jusj

    Përgjigju
  • ani: 25/10/2023 19:00

    Ma i mire nga te gjithe

    Përgjigju
  • Ledio: 25/10/2023 18:40

    Suksese dhe na ndero ashtui sic di ti

    Përgjigju
  • Rea: 25/10/2023 18:09

    Bravo si gjithmone na ke bere nje perfaqesim shume te mire

    Përgjigju
  • Kleo: 25/10/2023 18:08

    Uroj te behet me e mira

    Përgjigju
  • Arbëri: 25/10/2023 15:04

    Kriminell tradhtar si perherë kryekriminel!

    Përgjigju
  • iliri: 25/10/2023 13:58

    si perhere kampion

    Përgjigju
  • Joni: 25/10/2023 13:22

    Me forcimin e marredhenieve kemi mundesi per zhvillim te rajonit

    Përgjigju
  • Tea: 25/10/2023 12:36

    Urojme te diskutohen ceshtje te rendesishme per vendin tone

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit

Lidhjet e Suel Çelës me Artan Hoxhën, Kikia në ‘Frontline’: Gazetaria mori goditje të jashtëzakonshme, gazetarë në shërbim të një prej organizatave më famëkeqe të krimit