Gjatë vizitës së tij në Bruksel, kryeministri Edi Rama është takuar me Komisionerin e BE për Bujqësinë, Janusz Wojciechowski. Ndërsa ndau në rrjetet sociale pamje nga ky takim, Kryeministri informoi se temë e diskutimeve ishin arritjet dhe sfidat e sektorit në kuadrin e partneritetit me Bashkimin Europian.
"Bruksel - Takim me Komisionerin e BE për Bujqësinë, Janusz Ëojciechoëski, për të diskutuar për arritjet dhe sfidat e sektorit në kuadrin e partneritetit me Bashkimin Europian, mbështetja e të cilit është kyç në transformimin e madh të bujqësisë shqiptare", shkruan Rama.
Lajmi kryesor:
Rama në Bruksel, merr pjesë në forumin ‘Global Gateway’: Jemi E pa B! Më të fortë së bashku përmes Investimeve të Qëndrueshme
