Rama në Devoll: Shqipërisë nuk i
duhet më një gjysh me antiplum

Rama në Devoll: Shqipërisë nuk i<br />duhet më një gjysh me antiplum
DEVOLL - Pas Elbasanit, Edi Rama sot ka udhëtuar drejt Devollit, ku devollinjtë e kanë shprehur mikpritjen edhe me valle dhe kostume tradicionale, por dhe me një prani masive dhe entuziaste. Rama ka theksuar se "Shqipërisë nuk i duhet më një gjysh që rri me antiplumb dhe shoqërohet nga çeta e rojeve me 200 vetë, por i duhet Rilindje".

RAMA: SHQIPËRISË NUK I DUHET GJYSH ME ANTIPLUMB

"Asnjëherë s’e kam parë këtë shesh të mbushur plot, s’ka si të jetë ndryshe se edhe Devolli si gjithë Shqipëria do Rilindjen", ka nisur fjalën e tij Rama, duke shtuar se Devolli bashkë me Rilindjen do punësim, do shërbime sipas nevojës jo sipas xhepit, do qeveri, që të kthejë sytë nga fshati dhe të bëhet aleat i çdo bujku dhe jo një qeveri që e ka braktisur fshatin dhe jo një pushtet, që ka ngritur një çetë me doganierë, që trokasin natën që ofrojnë para për të marrë votën apo që të paraqiten në zyrat e PD se ndryshe i heq nga puna".
 
Rama i ka këshilluar devollinjtë, që doganierëve t'ua marrin paratë. "Mos ua ktheni mbrapa, se janë paratë tuaja dhe kthejani shuplakën e votës pushtetit, që kërkon t’u mbajë peng, duke ju trajtuar si skllevër të varfërisë, papunësisë dhe braktisjes sociale".

Më pas Rama u ka kërkuar banorëve, të mos tremben se do t’i heqin nga puna.  "Kush hiqet nga puna do futet menjëherë në punë pas 23 qershorit. Ky pushtet ka rënë dhe është duke ikur. Fatkeqësi për ta, që nuk dinë të ikin me nder. Kjo është fatkeqësi e tyre. Ne nuk i ndihmojmë dot. Ne i kemi detyrë t’i mundim me votën masive të shqiptarëve, që duan të rilindin", tha Rama.

Rama i është rikthyer ironive të Berishës me "autobusin mavi" dhe është kundërpërgjigjur: "Saliu merret përditë me autobusin tonë dhe e përgojon, nuk di për çfarë arsye. Por më mirë me autobus si gjithë qytetarët se me antiplumb si Saliu. Më mirë në autobus me vajza e djem, që luftojnë për Rilindjen se sa me një çetë me 200 roje si Saliu. Antiplumb po, çetë me 200 roje po, po çfarë ke bërë o Sali, që të ruajnë kaq shumë? Pse mos marrësh dhe ti autobus? Pse mos udhëtosh me vajza dhe djem, që s’duan t’ia dinë nga presionet e drejtorëve të tu?!", komentoi Rama. 

Ai ka theksuar se deputetët e PS në Korçë nuk janë si Ridvani i doganierëve apo Fatmiri i Gërdecit. "Më çoi dhe mua mesazh, llogariteni, donte sugjerime! Shko Sali dhe bëj punën e gjyshit full time se edhe rrugët u lodhën me ty", ka ironizuar Rama, duke shtuar se "është koha që Saliu ta heqë anti-plumbin, të shpërndajë çetën e rojeve, të shkojë te fëmijët e fëmijëve, se Shqipërisë nuk i duhet një gjysh me anti-plumb, por Rilindje, program që çliron energji të reja për të dalë nga kriza, për t’u ngritur në këmbë dhe vrapuar drejt ëndrrës europiane".
 
PELESHI: ERDHI KOHA TË JEMI TË LIRË
 
Kryebashkiaku i Korçës, Niko Peleshi e ka quajtur Edi Ramën kryeministrin e ardhshëm. "Sot është koha jonë, e Edi Ramës, e punëtorëve të Devollit për të punuar të lirë, të qetë, me djersën e ballit, është koha e pasurive të mrekullueshme të Devollit", tha Peleshi.
 
Ai ka shtuar se erdhi më në fund koha të jemi të lirë, mos kemi frikë të flasim se humbim vendin e punës, që mos ketë më doganierë, që jemi ndryshimi për para e kanë mbushur thasët e pistë. "Ata sot trokasin natë dhe me disa thërrime nga thesi i tyre duan të blejnë dinjitetin tuaj. Është koha t’u themi jo", ka theksuar Peleshi. Ai më tej ka propozuar se është koha, që parlamenti të ketë njerëz të mirë si mjeku Ylli Ziçishti, që ka treguar se gjëja më e mirë që di të bëjë është t’u shërbejë njerëzve.

DADE: DEVOLLI S'MUND TË JETË ME ATA QË VRASIN

"Jam e bindur, që në 23 qershor do t’i ktheni dinjitetin Devollit, Korçës dhe gjithë Shqipërisë. Devolli s’mund të jetë me ata që vjedhin dhe vrasin. Devolli është me Partinë Socialiste", tha në fjalën e saj, Arta Dade.
 
FINO: NUMRI 29, DITA ÇLIRIMIT
 
"Dua një përshëndetje të madhe për Ylli Ziçishtin. Devollinjtë sot vuajnë krizën ekonomike, çmimet e larta, arrogancën e kësaj qeverie. Do të sjellë Rilindjen e madhe jo vetëm për Devollin, por për gjithë Shqipërinë. Votoni vetëm PS, numrin 29, dita e Çlirimit nga kjo tirani, që e ka kthyer popullin në vasal të saj. Do kemi një lider, kryeministër, që do mendojë gjithmonë për ju dhe ai është Edi Rama", tha Bashkim Fino.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Dosjet/ 'Me Bajrët je në burg, ose varr! Mos i ki besë policëve!’ Si e paralajmëroi Suel Çela ‘gjahtarin’ Prekë Kodra dhe çfarë i premtoi

Dosjet/ 'Me Bajrët je në burg, ose varr! Mos i ki besë policëve!’ Si e paralajmëroi Suel Çela ‘gjahtarin’ Prekë Kodra dhe çfarë i premtoi