Rama: Në Dibër ritme të larta për
pastrimin e kanaleve vaditëse

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka bërë të ditur se, investimet që po kryhen në Dibër kanë sjellë një përmirësim të ndjeshëm të rrjetit vaditës.

Rama ka postuar edhe disa foto, përmes të cilave tregohet qartë për ritmet e punës për pastrimin e kanaleve vaditëse si dhe ato kulluese si dhe ndryshimin e pësuar pas ndërhyrjes.

Rama është shprehur se,  nga mbështetja që po merr bashkia e Dibrës prej qeverisë, ajo po pastron 619 km kanale ujitës e kullues prej ku do të hiqen 17 mijë m3 llumra që do të çojnë ujë në 10,500 hektarë tokë buke.

Ja statusi i plotë i Edi ramës në Facebook
Edhe në Bashkinë e re të Dibrës po punohet me ritme të larta për suksesin e Vitit të Pastrimit të Madh të kanaleve vaditës e kullues që prej njëzet e kusur vjetësh u bllokuan nga llumi e indiferenca e shtetit, duke lënë dhjetra mijëra hektarë tokë buke jashtë përdorimit dhe dhjetra mijëra familje në fshat pa punë. Falë këtij operacioni që mbështetet nga Qeveria Shqiptare me paketën më të madhe financiare të 25 viteve të fundit në funksion të ujitjes e të kullimit, vetëm në Bashkinë Dibër do të pastrohen 619 km kanale ujites e kullues prej ku do të hiqen 17 mijë m3 llumra që do të çojnë ujë në 10,500 hektarë tokë buke.


kanalet vaditese

kanalet vaditese

kanalet vaditese

kanalet vaditese

kanalet vaditese

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO

NJË NGA NE/ Artizania fierake rikthen veshjen myzeqare: Duhet mbrojtur nga UNESCO