Rama: Pse hesht Basha? Meta e Berisha morën peng Rinasin, bllokuan vaksinat antiCOVID për të nxitur revoltë popullore

TIRANË- Për situatën e krijuar në Aeroportin e Rinasit, kryeministri Edi Rama bën fajtor të drejtpërdrejtë Sali Berishën dhe Ilir Metën, sipas së cilës e kanë marrë peng duke e trajtuar vendin si plaçkë. Për kryedemokratin Lulzim Basha, Rama thotë se heshtja e tij, tregon shumë, që nuk është gjë tjetër veç se një kukull në duart e dyshes Berisha-Meta.

Rama ka shkuar edhe më tej duke thënë se Meta dhe Berisha tentuan të bllokonin procesin e vaksinimit në vend që shumë njerëz të mos merrnin dozën e dytë të vaksinës dhe të niste një revoltë dëshpërimi, e megjithatë thekson se kanë gjetur kryeministrin e gabuar për të sfiduar.

Nga Dropulli, kreu i qeverisë ka ironizuar arsyet e dhëna nga kontrollorët ajror për lënien e punës, të cilët kanë shpallur paaftësi për shkak të stresit që kanë përjetuar si pasojë e pandemisë dhe uljes së pagave nga 4400 dollarë në 2400. Ai ka bërë një paralelizëm me situatën në spitalet COVID, duke shtruar pyetjen se 'çfarë do të ndodhte nëse mjekët e spitaleve COVID do të linin punën për shkak se janë të stresuar'.

Prej 24 orësh, fluturimet në Aeroportin e Rinasit janë të pezulluar për shkak se kontrollorët ajror kanë shpallur paaftësi për punë, se kanë stres pas uljes së pagave. Si rezultat, siç ka njoftuar më herët kryeministri Edi Rama, sot nuk ka mundur që të mbërrijë sasia me vaksina anti-COVID.

Prej 24 orësh, fluturimet në Aeroportin e Rinasit u pezulluan për shkak se kontrollorët ajror kanë shpallur paaftësi për punë, se kanë stres pas uljes së pagave. Si rezultat, Belinda Balluku mblodhi Komitetit të Mbrojtjes Civile, organi i përhershëm i Emergjencave Civile. Nga ana tjetër, 3 prej kontrollorëve, kreu i sindikatës, Armando Fezga, Flora Ndreca, përgjegjëse e turnit dhe Muhin Mezini janë arrestuar.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:22
Rama: Ça duhet të thonë mjekët në spitalet COVID, jemi të stresuar dhe të lënë njerëzit të vdesin?

 

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar argumentin e dhënë nga kontrollorët Ajror në Aeroportin e Rinasit të cilët bllokuan punën pasi iu ulën pagat.

"Kur këtu ca duhet të thonë mjekët dhe infermierët e pavijoneve COVID duhet të lënë punën dhe të lënë spitalet le të vdesin se ne jemi të stresuar, e meritojnë, u japim 1000 euro plus, se ai është një stres i jashtëzakonshëm, ca duhet të thonë ata që shërbejnë në rrugët e Shqipërisë ditën e natën në uniformat blu në shi e në diell, duam paga më të larta ose e lëmë fare, e ca duhet të thonë mësuesit, shkojnë atje e marrin COVID-in, e kështu me radhë po të nisemi nga shembulli i tyre, po nuk ndodh kjo kështu, edhe në Francë ankohen për pagat, pse ka ankesa dhe në Gjermani, pastaj nëse ti tallesh me popullin tënd dhe e përdor si "mish për top", çfarë bën ti", tha Rama.

Ora 11:12
Situata në Rinas/ Rama: Basha, një Xhaferr me një kostum nusërie! Pse hesht? Se është një kukull

 

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar Lulzim Bashën duke thënë "pse hesht përpara asaj se çfarë po ndodh në Aeroportin e Rinasit". Kjo sepse sipas Ramës, ai është thjesht një kukull.

"Kanë gjetur qeverinë dhe kryeministrin më të gabuar, nuk jemi të rënë nga qielli, kemi bërë gabime plotë si çdo qeverisje, por ama një gjë është e sigurt që ne kemi treguar se jemi e vetmja forcë karakteri në politikën shqiptare, flasin për mandate, ne kemi pasur një mandat dhe një luftë, në kuptimin më të vërtetë të fjalës, imagjino që të në gjente pandemia me spitalet e tyre, pas spitale, pa uniforma, s'merrje vesh kush ishte familjari, mjeku e kush infermieri, e flasin këta për shëndetësi, për Shqipëri, një çetë, Basha është një kukull, ku është çfarë mendon ai për bllokimin e këtij aktiviteti, për pengmarrjen e kullës së vrojtimit ajror, vetëm pak javë përpara stërvitjes ushtarake, si mund të bëhet Shqipëria lolo, kanë kaq vite që vetëm për këtë angazhohen dhe nëse do angazhoheshin kaq shumë sa janë angazhuar për të shpërndarë baltë në të gjithë Europën, kjo është e vërteta, Basha një kukull që u afrohet njerëzve me fytyrë të buzëqeshu që mendon se do e harrojnë njerëzit se sa herë ka prekur një punë ka bërë vetëm dëm, hesht dhe vijon takimet për vatrat e infektimeve. Një xhafer me një kostum nusërie. Nuk votohet Lulzim Basha, po Sali, Monika dhe Berisha, kjo është vizioni dhe qasja e tyre ndaj shteti që e trajtojnë si një plaçkë. Logjikë çetash, piratësh, sulm, sic sulmuan të gjithë Shqipërinë", tha Rama.

 

Ora 11:10
Rama: Kemi bërë ‘luftë’ për të mbajtur vaksinat që mos të shkonin në një shtet tjetër, sulm çmendurak nga Meta dhe Berisha

Kryeministri Edi Rama nga Dropulli ka nënvizuar se gjatë gjithë mbrëmjes së kaluar është bërë luftë vetëm që ngarkesa e vaksinave të mos humbiste. Rama tha se tashmë do u duhet edhe 1 javë ose 10 ditë që të marrin ngarkesën e vaksinave, dhe sipas tij Ilir Meta dhe Sali Berisha qëndrojnë pas ‘pengmarrjes’ së aeroportit.

‘Jo më larg se dje u bllokua Aeroporti i vendit, u bllokuar ardhja e vaksinave dhe e gjithë nata ka qenë një natë pa gjumë për të luftuar që ta mbanim sasinë e vaksinave që priste aty për të ardhur sepse menjëherë mund të shkonte në një shtet tjetër. Nuk është një pazar që ti i thua ma mbaj mallin. Luftë për të mbajtur sasinë dhe mos të shkonte dikur tjetër dhe pastaj të prisnim 10 ditë duke pritur ribërjen e gati të porosisë, 1 jave pa vaksina . Pse, sepse Ilir Meta dhe Sali Berisha janë aty mbarpa derës gati për tu futur në shtëpinë e secilit dhe për ta bërë rrumpallë, një sulm çmendurak i organizuar për të kthyer kaosin, duke marrë peng aeroportin duke bllokuar një aktivitet jetik të vendit, duke bllokuar mjera shqiptare, duke ndaluar edhe të vdekurit që të vinin dhe të varroseshin këtu. Duke ndaluar edhe paratë e bankave.

Unë kam pas dje mesazhe dhe një mesazh nga një qytetar nga Vlora me thoshte kam gruan me tumor, kam nesër në mëngjes takimin e radhës me mjekët, po humba takimin duhet të pres një muaj. Një plan i ndërtuar me ditë duke menduar se ne do të kapeshim gafil, duke pasur parasysh që kontrollorët e ajrit janë një strukturë shumë  e posaçme në ë gjithë botën dhe nuk zv. kollaj, duke zgjedhur këtë moment që deri në 25 prill të mos vaksinohej asnjeri këtu të shpërthente një revoltë dëshpërimi, e kuptoni sa pak e ndan këtë vend nga rikthimi pas në të shkuarën. Nuk lënë dy gurë bashkë për ta rimarrë peng vendin, drejtësinë, shtetin dhe për të shkaktuar këtë. Ne nuk na kapën gafil.’- tha Rama.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!

‘Studio Live’, avokati Islami: ‘Berisha do arrestohet, ‘non grata’ s'i hiqet! Nuk do ketë zgjedhje!’ Balliu sulmon Bashën si ‘dështak’: Kam votuar Olldashin!