Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Durrës ku ka marrë pjesë në ceremoninë e çeljes së projektit për recetat elektronike, për një shërbim shëndetësor elektronik.
Në fjalën e mbajtur në Durrës, Rama ka thënë se ky projekt është i rëndësishëm dhe pilot që i hap rrugën një transformimi rrënjësor për të siguruar shpejtësi në shërbimin ndaj njerëzve në nevojë, transparencë në administrimin e fondeve në kujdesin shëndetësor dhe për të mbyllur një kapitull 20 vjeçar korrupsioni e shpërdorimi të fondeve të rimbursimit, qoftë për të garantuar një proçes edukimi në vazhdim.
Rama ka shtuar se, ky proçes është për të patur një pamje sa më të plotë të problematikave e nevojave. Sektor që e prek fizikisht dhe shpirtërisht jo vetëm njeriun që ka nevojë për kujdes shëndetësor, por gjithë familjen dhe shoqërinë
Për këtë arsye Rama shtoi se, besojmë që të gjitha këto hapa disa më të përshpejtuar e disa më të avashtë për një arkitekturë komplekse të mirëpërcaktuar të rimëkëmbjes së sistemit do të bëjnë të mundur që njerëzit ta ndjejnë e ta prekin vetë ndryshimin.
Në harkun e këtij viti, shtoi Rama do të shtrihen në të gjithë territorin, me hapin e shërbimit falas tek mjeku i familjes.
“Kemi predikuar që në krye të herës domosdoshmërinë për të patur shërbim shëndetësor universal, shëndetësi falas si një shërbim që i ofrohet të gjithëve pavarësisht nëse kanë ose jo fuqi që ta blejnë atë shërbim. Ky është një vision që kërkon reformë tërësore dhe masa komplekse për të kthyer në një sistem.
Nëse do ishte proçes votimi, do bëhej menjëherë, por nuk është e lehtë. Shëndetësia falas nuk bëhet menjëherë se është një proçes që kërkon reformë shumë komplekse, ku pjesë e saj është përdorimi i teknologjisë së informacionit e komunikimit. Por një shëndetësi falas na duhet një panoramë e problematikave e nevoja të bazuara në statistika të vërteta të sëmundshëmrisë e llojeve të sëmundjeve sipas kategorive e statistikave për të kostuar gjithë proçesin për ta transferuar atë në një system të parashikueshëm” tha Rama.
Ai shtoi se, duke filluar nga programi i shëndetësisë elektronike, tek nënshkrimi elektronik, receta elektronike, tek ekzaminimi elektronik, tek sistemi i qëndrëskombëtare të urgjencës, tek sistemi onlinë i raportimit të sistemit shqëndetësor kemi një pamje të qartë të aspektit të kantierit që është një punë që kërkon kohën e vet për tu koaliduar e pastaj për tu futur në punë me orë të plota si sistem.
“Këto janë risi të cilat kanë hyrë në sostem ose kantier, vetëm dy vite më parë si një nevojë për tu kthyer në një risi, që në këtë rrjet të japin shërbim më të mirë dhe njerëzit në nevojë të marrin shërbim më të mire” ka thënë Rama.
Shëndetësia ishte gropë, tha Rama, ku kishte 40 milion dollarë borxhe të pashlyera për shërbimet bazë të shërbimit shëndetësor, jo kantier në ndërtim e sipër.
“Nëse s’do kishim shlyer borxhet, do e kishim situatën akoma më keq dhe se smund të silleshim si shtet i papërgjegjshëm. Është folur prej vitesh nga profesionistët, është tentuar nga grupet e interesit që të kishim hartim politikash dhe qeverisje së sistemit tek parandalimi e diagnostikimi i sëmundjes. Është parë kështu sepse gjithmonë është menduar që më mirë një vezë sot se një pulë mot, qeveritë skanë menduar për pulën, por për vezën që do sjellë votën sot.Po të ishin bërë kohë më parë sot Shqipëria e shëndetësia do ishte diku tjetër. Ka filluar një proçes i ndërtimit të një shteti demokratik modern dhe paguajnë faturën e reformave të pandërmarra atëherë kur duhej të ishin ndërmarë. Kjo reformë në shëndetësi nuk është për rezultate sot për sot, por të përcaktojmë një rrugë që definon fizionominë e Shtetit dhe cilësinë e shërbimit të shtetit shqiptar në 20 vitet e ardhshme" tha ai.
Fjala e kryeministrit Edi Rama në prezantimin e recetës elektronike
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Fjala e kryeministrit Edi Rama në prezantimin e recetës elektronikeRedaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)