Rama në familjen Meçja, kryefamiljari mes lotëve: Mbesa nën rrënoja më thërriste ‘o gjyshi, o gjyshi’! (VIDEO)
Ajet Meçja nuk e kishte menduar që mëngjesin e 26 nëntorit, do të zgjohej nën dridhjet vdekjes, e më pas do të përjetonte dhimbjen më të madhe të jetës: atë të humbjes së vajzës, mbesës së vogël dhe gruas së tij.
Ajet Meçja nuk e kishte menduar që mëngjesin e 26 nëntorit, do të zgjohej nën dridhjet e vdekjes, e më pas do të përjetonte dhimbjen më të madhe të jetës: atë të humbjes së vajzës, mbesës së vogël dhe gruas së tij.
Babai i Diana Meçjes, e cila edhe pse doli nga rrënojat e gjallë por që humbi jetën në spital, ka rrëfyer tmerrin që përjetoi mëngjesin e 26 nëntorit teksa u vizitua nga Kryeministri Edi Rama.
“Si mund të zgjidhet halli kur njeriut i ikin njerëz. Ne jetët që ikën nuk i kthejmë dot. Gjyshja ime thoshte se vdekja: zgjedh dhe nuk pyet për radhë dhe shpeshherë zgjedh më të mirët. Për një të keq merr disa të mirë.”-u shpreh Kryeministri Rama.
Ajet Meçja shprehet se pas tërmetit mundi që të dilte nga rrënojat, ndërsa vajza e tij, mbesa dhe gruaja nuk mundën që të shpëtonin dot.
“Unë jetoja në pallatin e Edison Konomit, nga që e kanë bërë për vete, mendoja se do ishte i fortë. Nga ora 4, pas u tund shumë, bëri një goditje lart-poshtë. U kujtova që kisha një kartonxhez, dhe dola. Dola zvarrë dhe pashë Nardin. Nardi, çfarë është kështu, ku është pallati?”-ka treguar mes lotëve Ajet Meçja.
Ajet Meçja ka treguar detaje rrëqethëse, kur mbesa e tij kishte ngelur nën rrënoja e ndërsa i kërkonte ndihmë gjyshit.
“E dëgjoja atë të voglën: Gjyshiiii! E vogla ka rezistuar, më shumë frika i mori jetën.”-ka vazhduar me tej Ajet Meçja në bisedën me kryeministrin Rama.
Ajet Meçjas tani ka një djalë dhe nënën e tij, ndërsa me të ardhur nga Italia, djali i ka thënë: “O babi po ne paskemi jetuar me vdekjen.”