HAGË- Në 20 tetor 2020, Shqipëria dhe Greqia morën vendimin për ta dërguar në Hagë, çështjen e detit, mirëpo ku kanë kaluar pothuajse 2 vjet, kjo ende nuk ka ndodhur. Nga Haga, ku ndodhet për vizitë, kryeministri Edi Rama tha dërgimi i çështjes së detit me Greqinë në Gjykatën Ndërkombëtare është në interes të të dyja palëve, megjithatë thekson se ende nuk ka një marrëveshje konkrete. Në takimin e tij me zëvendës Presidentni, Kirill Gevorgian, Rama shtoi se palët po punojnë për t'i qëndruar angazhimit të tyre për të ecur përpara në këtë drejtim. 

"Shqipëria i qëndron idesë se paraqitja e çështjes së zonave detare me Greqinë përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për tu zgjidhur në bazë të parimeve ligjore, i shërben interesit të të dy palëve. Por, përpara se të hedhim këtë hap, duhet të arrijmë marrëveshjen e nevojshme për ta çuar këtë çështje në GJND dhe kjo marrëveshje ende nuk është arritur. Siç mund ta dini, kjo nuk është thjesht dhe vetëm një procedurë dakordësie ndërmjet avokatëve dhe ekspertëve teknikë të secilës palë. Ekipet tona respektive pranë ministrive përkatëse janë duke punuar dhe ne mbetemi të angazhuar për të ecur në këtë drejtim", tha Rama.

Në fund të takimit, Kryeministri Rama vizitoi edhe ambientet e Gjykatës dhe u njoh me një historik të shkurtër të institucionit. Më herët, Rama takoi presidentin e kësaj gjykate dhe përfaqësues të tjerë. Ghjatë qëndrimit në Hagë, kreu i qeverisë pritet të takohet edhe me kryeministrin holandez, Mark Rutte. Kjo vizitës e Ramës, është në vijim të turit që ai ka ndërrmarë në qytetet kryesore evropiane, për të biseduar rreth çeshtjes së integrimit dhe pengesat që Shqipëria po has në procesin e hapjes së negociatave

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:41
Rama vizitë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, zbardhet për çfarë u diskutua

1656952926_2922357335828278465462148919974358769635189n1.jpg

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku u prit nga zëvendës Presidenti Kirill Gevorgian. Duke i falenderuar autoritetet e GJND (ICJ) për pritjen, Rama foli edhe për çështjen e hapur mes Shqipërisë dhe Greqisë:

“Shqipëria i qëndron idesë se paraqitja e çështjes së zonave detare me Greqinë përpara Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, për tu zgjidhur në bazë të parimeve ligjore, i shërben interesit të të dy palëve. Por, përpara se të hedhim këtë hap, duhet të arrijmë marrëveshjen e nevojshme për ta çuar këtë çështje në GJND dhe kjo marrëveshje ende nuk është arritur. Siç mund ta dini, kjo nuk është thjesht dhe vetëm një procedurë dakordësie ndërmjet avokatëve dhe ekspertëve teknikë të secilës palë. Ekipet tona respektive pranë ministrive përkatëse janë duke punuar dhe ne mbetemi të angazhuar për të ecur në këtë drejtim", tha Rama. 

Në fund të takimit, Kryeministri Rama vizitoi edhe ambientet e Gjykatës dhe u njoh me një historik të shkurtër të institucionit.