Jepen 437 tituj pronësie në Himarë, 4000 brenda vitit! Rama: Himarjotët janë himarjotë, pikë! Gënjen kush thotë se jua morën tokat oligarkët

TIRANE- Kryeministri Edi Rama, shpërndau këtë të premte në Himarë 437 tituj pronësie për të gjitha shtëpitë e trashëguara në zonat kadastrale me probleme kronike, ndërsa shpalosi objektivin që deri në fund të vitit të shpërndahen 4 mijë të tilla.

Ndërsa foli për kalvarin e marrjes së certifikatave për pronat e trashëguara, kreu i qeverisë u shpreh se çështja e pronave në Himarë është shfrytëzuar për interesa politike.

"Është folur shumë dhe është abuzuar shumë duke e treguar këtë çështje si një çështje që lidhet thjesht dhe vetëm me Himarën, madje ky abuzim është shfrytëzuar në mënyrë shumë djallëzore nga ata që nuk kanë asnjë qëllim tjetër, përveç shfrytëzimit të shqetësimit legjitim të banorëve, për të çuar përpara interesat e tyre shumë të ngushta politike. Interesa të ngushta politike që nuk kanë asnjë lidhje as me përmbajtjen e marrëdhënieve tona me fqinjët”, tha Rama.

Nisur nga pretendimet Rama i prerë tha se asnjë oligark nuk ka marrë asnjë pronë  të himarjotëve, apo të banorëve të çdo vendi turistik pa miratimin e pronarëve.

"Kjo çështje ka të bëjë me regjistrimin, pasi nuk është pranuar ligji dhe janë bërë shumë ndryshime me AMTP që ju i dini më mirë se unë. Edhe kjo ka penguar shtëpitë që kanë qene aty dhe këtu është shtuar dhe një shtesë sikur kjo bëhet për t’i marrë pronat qytetarëve të Himarës për t’ia dhënë oligarkëve. Ju e dini më mirë se unë, që nuk ka asnjë metër katror që asnjë metër katror ti jetë marrë një trashëgimtari dhe t’i jetë dhenë dikujt tjetër. Ka një situatë tjetër, që janë shfaqur pronarë që ju e dini mirë se kush janë dhe i kanë vënë qytetarët përpara një zgjedhje që të pranojnë të shesin pronën e tyre. Kush thotë që i janë marrë pronat himarjotëve pa miratimin e tyre dhe i kanë kaluar dikujt tjetër, kjo është një gënjeshtër shumë e madhe”, shtoi kryeministri.

Ndërkaq kryeministri tha se e njeh shumë mirë zonën e Himarës dhe konfliktet për pronat në këtë zonë, pasi ka prejardhje nga Vunoi. Në këtë aktivitet, ai mohoi që të ketë qëllime të mbrapshta për t’ju marrë tokat banorëve të kësaj zone.

"Duhen bërë letrat siç duhet që nesër mos t’i kontestojë dikush. E njoh mirë unë këtë zonë, e njoh, e kam në gjak, ia di të tëra historitë. Mund të flisni ça të doni me ndonjë që vjen nga Durrësit dhe nuk di se ça bëhet. I di dhe konfliktet brenda për brenda familjeve. Unë vetë dhe e ndjera ime më, nuk kemi kërkuar kurrë asgjë. Ju e dini mirë se ku e kemi rrënjën këtu, por nuk kemi kërkuar asgjë. Asnjë metër katror. Por ama nuk është se nuk e di historinë, dhe të pronës sonë atje. TË nipave dhe mbesave të kushërinjve, të krushqve dhe të të gjithëve. I di mirë. Ti ndajmë gjërat, ca është e jotja, është e jotja dhe e krushkut i takon atij. Do të më shihni pas disa javësh, do të jem më Theth, edhe atje të njëjtën gjë, shtëpitë e të parëve që nuk kanë marrë certifikatat akoma sot, jo për faj apo ndonjë plan të ndonjërit për t’u marrë shtëpitë. Se dhe atje shkojnë vizitorë dhe hotelet janë plotë. Himariotët janë himariotë, dhe pikë. Secili e di vetë nga vjen e nga i ka rrënjët ne nuk i ndajmë as nga veriu e as nga jugu. Himarnotët janë himarjotë dhe pikë. Secili e di vetë se ku i ka rrënjët. Ne nuk i ndajmë shqiptarët dhe jo të ndajmë himariotët. Kush ju thotë diçka tjetër, shiheni mirë se pse e thotë. Shqiptarëve nuk ua ha qeni shkopin, se nuk ua fut njeri në politikë. Kanë pasur të bëjnë me lloj lloj marifetesh. Mes shqiptarëve, himariotët janë njësha, për politikë jo lokale, por globale.  Shqiptarët janë populli me instiktet më të forta në politikë", tha më tej Rama. 

Rama ka deklaruar se si kryeministër do të bëjë të pamundurën që banorët në Himarë, por edhe në çdo zonë të Shqipërisë, të gëzojnë pronën e tyre ose të lënë trashëgim nga të parët e tyre.

“Shtëpitë e të parëve që nuk kanë marrë certifikata ende, po jo për ndonjë fakt apo plan të ndonjërit për tu marrë shtëpitë e për të ndërtuar. Edhe në Theth çmimet rriten, hotele janë plot. Pra është një problem që nuk ka të bëjë fare me broçkullat propagandistike që ju kanë mbushur kokën. Nuk dimë ne fare jo kështu jo ashtu."

Ndërsa tha se janë 4 000 certifikata në total për t’u realizuar, kreu i qeverisë u shpreh se puna  qenë voluminoze dhe një meritë i dha Vangjel Tavos, prefekt i  Vlorës.

“Edhe këto 437 dokumente, certifikata që kemi këtu sot, plus ca të tjera që janë gati dhe s’janë këtu. Janë 4 000 për t’u bërë brenda vitit. Janë bërë me shtytjen nga pas, për pjesën më të madhe falë prefektit të cilit ia kam kërkuar që ditën e parë. I kam thënë, do jesh prefekti i Vlorës dhe ke prioritetin numër 1, dhënien e certifikatave të shtëpive të trashëguara të të gjithë himariotëve. Por ama, ja ku e keni prefektin dhe Drejtoreshën e Përgjithshme të Kadastrës t’ju dëshmojnë vështirësinë që kanë kaluar për t’ju bërë që të aplikoni, pastaj dhe të bëni si duhet dokumentacionin për certifikatat. E njoh mirë këtë zonë, e kam në gjak dhe ia di tërë historitë. Mund të flisni çfarë të doni, me ndonjë që vjen nga Durrësi e nuk di ç’bëhet…E di mirë se çfarë janë këtu. Edhe konfliktet e pronës brenda për brenda familjes”, deklaroi kreu i qeverisë.

Probleme me marrjen e çertifikatës së pronësisë mbi tokën dhe pronat e trashëguara brez pas brezi Rama tha se ka edhe në zona të tjera. Për të njëjtën çështje, ai shtoi se në fund të qershorit do të jetë edhe në Theth, një zonë me problematike të ngjashme me të Himarës.

"Unë do të thosha që të njëjtën problem e kanë banorët e Thethit, Tropojës, Himarës dhe deri poshtë. Aq më tepër që unë nuk jam nga Tropoja, unë jam dhe nga Himara, që do të thotë që unë nuk do të kisha asnjë arsye në botë që të mos bëja njësoj si për Kukësin, si për Tropojën dhe për Himarën".

Kreu i qeverisë në fund bëri apel për të aplikuar për certifikatat e pronësisë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:30
Rama batuta me himariotët: Nëse doni prona shkoni te Vangjel Tavo, për sherr keni Vagjel Dulen

 

Mes batutash, kreu i qeverisë Edi Rama teksa ndau certifikatat e pronësisë u dha edhe një këshillë banorëve të Himarës.

“Aplikoni për të marrë pronat! Bëjeni si duhet do ju ndihmojmë, por me llafe rruge e pa aplikime nuk ecim. 4 mijë shtëpitë e shtëpive të trashëguara do jepen brenda këtij viti. Prefektura adresa për çdo lloj problemi që keni. Vajtët te kadastra ju nxorën problem, shkoni te Vangjeli. Nëse do zgjidhje shkoni te Vangjel Tavo nëse do sherr shko te Vangjel Dule”.

Ora 11:27
Himarë/ Rama i jep certifikatën e pronësisë, vajza e Petro Markos: Do ta kthej në muze dhomën e babait, kujtimi i tij do jetë gjithmonë aty

Arjanita Marko vajza e shkrimtarit të njohur Petro Marko ka marrë sot certifikatën e pronësisë së banesës në Himarë nga kryeministri Edi Rama. Ajo e falenderoi Ramën për nderet që i ka bërë familjes së saj ndërsa premtoi se do ta kthejë në muze dhomën e të atit.

“Gjej rastin meqë është hera e parë që takohemi, jo t’ju them faleminderit, por t'ju them ju falemindereve që keni bërë për familjen time. Më ktheni kthyer shumë dinjitete, të familjes së Petro Markos, jo vetem me këtë por me çdo gjë që keni bërë për familjen e Petro Markos. Jam shumë mirënjohëse që ju takoj dhe desha t’ju them që jam e lumtur që këtë e marr nga biri i dy prindërve të mrekullueshëm të tuajt, që prindërit e mi i donin i vlerësonin dhe i respektonin. Dua të them që babai im Petro Marko nuk do të mund të hyjë në shtëpinë e tij, por kujtimi i tij shpirti i tij do të jetë gjithmonë aty. Unë do mundohem që me ndihmën e Aleks Markos, atë dhomë ta kthej në një muze që të jetë gjithmonë prezent“, u shpreh ajo.

Ora 11:14
Rama: Ideja e planit nga Tirana për të zhveshur himariotët nga pronat, poshtërsi propagandistike

Në një bashkëbisedim me banorët e Himarës ku nisi shpërndarja e 437 certifikatave pronësie, Kryeministri Edi Rama tha  ideja se nga Tirana ka një plan për të zhveshur himariotët nga pronat e tyre, është një poshtërsi propagandistike.

“Ne e dimë shumë mirë dhe ju e dini dhe më mirë se ne, që jo vetëm prej vitesh, por tanimë pronat këtu shiten nga banorët, nga trashëgimtarët që mund të jenë këtu, apo jashtë për zhvillim dhe shiten me çmime që nganjëherë janë 2-fishi apo 3-fishi i çmimeve që janë në Korfuz. Apo që shiten dhe nga 2 herë, apo 3 herë për faktin se zhvilluesit për të mos patur probleme, kur dikush tjetër i paraqitet si pronar, pasi kanë bërë kontratën me një tjetër që i është paraqitur si pronar, e paguajnë edhe tjetrin, edhe të tretin kur ka patur raste për të njëjtën tokë, vetëm e vetëm për të mos patur konflikte”, tha Rama.

“Që të jemi shumë të qartë dhe t’i themi gjërat siç janë. Ideja që nga Tirana ka një plan për të zhveshur himariotët për pronat dhe për t’i vënë ato prona në dispozicion të oligarkëve, poshtërsi propagandistike që nuk bazohet në asnjë fakt real. Le të dali njëri, të thotë që mua ma morën dhe unë s’dija gjë fare. Nuk ekziston. Nuk ekziston!”, theksoi Rama

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • aliu: 25/05/2024 08:09

    Faleminderit xhaxhi Edi, të na rrosh sa malet.

    Përgjigju
  • Denisa: 24/05/2024 21:49

    Mjafton ky lajm qe SPAK te kishte arrestuar Edi Rama per shperdorim te detyres. Titujt e pronesise leshohen sipas ligjit nga organi kompetent dhe sipas nje procedure te caktuar. Qe nuk perfshin lendina a livadhe, kryeminister apo te tjere. Shperdorim haptazi madje me propogande!

    Përgjigju
  • Kico: 24/05/2024 21:29

    Me Tavon e ke mendjen e fjetur tani ne Himare,ke vene ujkun coban.Tavo me dy fytira PS e ka perdorur per intresa te tije.Me letra fallco ka Hipotekuar fshatin e Lekuresit ne Sarande, ku fshatin e djegur te lekursit e ka bere prone te tije.Tani u kthye prap ne PS se do te beje pazarin e radhes ne Lekures,ta shesi ne te trete.Per interesa personale ai behet dhe me shejtanin,sic u be pale me Belerin e Dulen ne Bularat.

    Përgjigju
  • jani: 24/05/2024 21:27

    O KASAP REXHEPI NUK KE FAJ O VELLA QE SHAN KOT SE KOTI,,SEPSE ESHTE POLITIKA QE I KA FUTUR NE SHERR NJEREZIT,,SEPSE I KA VJEDHUR NJEREZIT QYSH NE 1990,,SALIU ME LIGJIN 7501,,DUKE IA MARRE TOKEN PRONAREVE ME DHUNE DHE DUKE IA DHENE MALOKEVE,,APO E HARROVE TOKEN E XANUN,,,,KURSE EDI DO TE MARRE BREGDETIT PER VETE E MIQTE E TIJ OLIGARKE,,SI RASTI I XHACKES,,,I BERI PRESION GREQIA,,E KY PO IA JEP TANI PRONAREVE,,,PSE NUK IA DHA ME PARE?????..HAJDUTI QIMEN E NDERRON POR ZAKONIN SE HARRON...O KASAP ME SY POR PA TRU...

    Përgjigju
  • Shtepi para 91: 24/05/2024 19:10

    Kur do marri fund saga e dokumentave te shtepive para 91-it?? U be balte kjo pune nga 3-5 euro kerkojne qe ta marrin dosjen.

    Përgjigju
  • KASAP REXHEP BULE LEKA [ KEPI ]: 24/05/2024 15:52

    O jani ti dukesh që nga emri që je jevgjit i mbaruar e kërkon nga super evgjitët grek të kruash ndonjë kock. Mere me mënd je hysmeqar te superhysmeqarët grek jevgjit.

    Përgjigju
  • Bardi: 24/05/2024 15:32

    Tu mblodh hesapi .ndaj u dhe tapiat.pse se bere sot e 10 vjet qe i torturove,spate nga te shkosh e tani thua qe eshte propogande.Populli ju di ccdo gje dhe nuk ju len idiotizmi dhe pislleku qe te veproni.Keni harruar qe cdo gje ketu lahet e paguhet.Por ne kokat tuaja se femijet nuk kane faj.

    Përgjigju
    • Populli: 24/05/2024 18:08

      Me se e vertet

  • Babuli Tanguli: 24/05/2024 15:09

    O jani o mavria ti po greqia është e mbaruar o i uruar. A i ke par spitalet greke si jan o jani hajvan. E ke par ekonomin greke komplet e mbaruar o jani mbaruar. Prandaj se ruan Shqipria pēr lypsarët e greqis që jan të gjith evgjit e bëjn si agallar këta grek gomar.

    Përgjigju
  • Shkodrani-Belgjike: 24/05/2024 14:18

    Mos u merr me prifta, se duket kush jan priftat gjakpirës të eu që mbrojtën genocidin, serbia hungaria sllovakia rusia, mos ju beeo kurrë atyne, jan shtete kundër Shqipërise, shtete sllave-ortodokse.

    Përgjigju
    • Beu: 24/05/2024 23:21

      Ik or turk i shartuar me shqiptar

  • Fshati: 24/05/2024 14:17

    Me siguri haraçin i vizitës së diasporës në Greqi.

    Përgjigju
  • Po mër po: 24/05/2024 13:35

    Je bo si prifti që lëshon certifikata pagëzimit

    Përgjigju
    • Tani: 24/05/2024 14:17

      Nga belaja. Se atje ku s'ka presion nga jashtë nuk jep certifikata.

  • jani: 24/05/2024 13:29

    PSE NUK IA DHE ME PERPARA TAPITE ME PRONAT O SHKERDHATE KRYEMINISTER,,,VETEM SE TE BERI PRESION GREQIA,,,PO IA JEP,,,DHE SE DO TE MBULOSH ARRESTIMIN E BELERIT....LEGEN..HAJDUT...

    Përgjigju
    • Populli 2: 24/05/2024 18:17

      Jani hallall. Ja filluan patronazhistat to leh, se te gjithe jan kapur pas koqeve te pi…robshit. 12 vjet ky dhe 20 kelyshet e tjere te Ramizit dhe Nexhmijes. Por kane lexu Makiavelin ore Jani. E din qe populli gezohet me pak dhe mban mend vetem 3 ditet e fundit. Dhe nje gote vere dhe hajt mo. Respekte Jani. Ketyre tjereve qe permendin emrin tend, te lajn gojen pasi tja lepijn ketij Kariministrit. Posht Komunistat dhe kelyshat e tyre tu fillu nga S, F, Gj, E, …..e me rradhe

  • DURRES: 24/05/2024 11:58

    Kryeminister gjigand mos u lodh gjigand bej per kete popull per femijet qe po rriten qe te jene krenar per vendin e tyre.

    Përgjigju
  • noku: 24/05/2024 11:56

    prej asaj greqie do tju luajne trutet e kokes

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime

Dyndje për festat! 'Bien' linjat ajrore amerikane, bllokohen mijëra fluturime