Rama në Itali: Erdogan nuk ka asnjë influencë në Shqipëri! BE e vetmja rrugë për vendin! Reformat për brezat e ardhshëm, por të jemi të durueshëm (VIDEO)

Para Samitit Evropian mbajtur në Itali, Rama foli për fitoren e mandatit të tretë dhe objektivin për integrim në BE. Me synimin për të lënë larg politikën e brendshme konfliktuale Rama tha se rruga e reformave është për të garantuar mirëqenien e brezave të ardhshëm.

“Është e vërtetë se në Shqipëri nuk ka ndonjë vlerë se kush fiton dhe kush humb sa i përket Bashkimit Evropian, sepse shqiptarët janë të orientuar nga BE dhe nga Perendimi. Rruga Evropiane është e vetmja rrugë. Ne me të gjithë të tjerët kemi marrëdhënie me rajone të ndryshme por asnjëri prej tyre nuk është zëvendësuese e BE, si qëllimi im, si destinacioni ynë si pikëmbërritja jonë, por mendoj se ka shumë çështje me të cilat duhet të merremi në këtë periudhë”, tha Rama.

I pyetur për marrëdhëniet me Kinën, pasi vendi ynë ka marrë një sërë dozash të vaksinës kundër COVID, të prodhuar prej tyre, Rama tha se Shqipëria ngeli jashtë kur BE nisi shpërndarjen e vaksinave, sikurse dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor dhe se për këtë u desh që vendet të bënin secili “vrapin” e tyre. Megjithatë ai tha se vaksinat nuk u morën drejtpërdrejtë nga Kina, ndërsa marrëdhënien me ta e përshkroi si normale.

Ne u lamë jashtë skemës së shpërndarjes që nga fillimi, të gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Është kjo lagje në mes të Evropës që u izolua dhe na duhe të bënim vrapimin tonë dhe zgjedhjet tona. Ne morëm një kontratë të mirë me Pfizer. Sinovac nuk e morën nga Kina. Marrëdhëniet tona me Kinën, le të themi që janë normale.u shpreh Rama.

Kryeministri foli dhe për reformën në drejtësi duke thënë se do bëjë më të mirën për të ardhmen e vendit teksa ka shtuar se duhet pak durim.

“Bazuar në një monitorim strikt se ku ne qëndrojmë kemi mësuar se ka nivele të ndryshme pëlqimi , ka staf deligacioni në Shqipëri që I ndjek të gjithja ngjarjet. Jemi në një nivel tjetër politik subjektiv.  Duhet ta bëjmë për fëmijët tanë dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë, reformat duhet ti bëjmë për brezat e ardhshme dhe do i bëjmë ata, por duhet të jemi të durueshëm.  Ne mund t’i bëjmë të gjithë ata që duhet dhe e dimë se çfarë është e rëndësishme. Nuk kemi fuqi t’i ndryshojmë gjërat nëse vendet kanë probleme të ndryshme të brendshme”, shtoi kryeministri.

I pyetur për polemikat që shoqëruan faktit që Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, votoi në Shqipëri, Rama tha se vendet duhet të punojnë së bashku, për të bërë më të mirën për të marrë Shengenin rajonal.

“Së pari mënyra më e mirë për të shkuar para është të biem dakord që të mos biem dakord. Duhet të punojmë të gjithë së bashku që të bëjmë më të mirën për të marrë Shengenin rajonal. Të  katërta liritë e BE duhet të jenë për të gjitha vendet. Keni një hapësirë më të madhe ekonomike. Besoj forcërisht se është jetësore, ka qenë dhe do të jetë, kur vjen puna sa i përket dialogut mes Kosovës dhe Serbisë. Unë mendoj se në të dyja vendet ka diçka të lënë në nivel më të ulët dhe të lartë. Mendoj se gjithçka është e mundur”, theksoi Rama.

Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në Itali, ku mori pjesë në konferencën online me temë "Europa një botë që po ndryshon", që u mbajt në orën 14:50. Në Konferencë u trajtuan sfidat dhe mundësitë për Evropën midis shqetësimeve në rritje mbi emergjencën e klimës, sfidave kryesore ndaj multilateralizmit dhe betejës globale në vazhdim kundër COVID-19. Po ashtu u diskutua edhe për inteligjencën artificiale, klimën, gjeopolitikën, ekonominë globale, multilateralizmin, paqen dhe të drejtat e njeriut, shëndetin publik dhe autonominë strategjike. 

VIDEO e plotë nga Samitit Evropian

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:04
Sondazhi i Institutit të Universitetit Europian: 54 % duan Shqipërinë si vendin e radhës që duhet të anëtarësohet në BE, Serbia e duan 0 % (VIDEO)

Instituti i Universitetit Europian që ishte dhe organizatorja e Konferencën Vjetore “State of the Union” ka bërë një sondazh në lidhje se cila nga vendet e Ballkanit Perëndimor duhej të anëtarësohej e para apo më shpejt në BE. Shumica e të qytetarëve janë përgjigjur pro Shqipërisë, ku 54 %  e pjesëmarrësve në sondazh kërkojnë që Shqipëria të jetë shteti i radhës që përfshihet në BE. Pas saj vjen Maqedonia e Veriut me 23 % dhe e fundit Serbia me 0%.

"Më jepni mundësinë për t’iu njoftuar edhe për rezultatet e sondazheve që ne kemi bërë. Ka qenë një pyetje që ne kemi bërë: “A mendoni që fuqia e butë e Bashkimit Europian ka qenë e suksesshme në lidhje me europianizimin e Ballkanit Perëndimor” dhe në fakt u befasova sepse mazhoranca thotë që ka qenë efektive, por 33% ka thënë që nuk ka qenë e tillë. Ndoshta ajo ideja jonë që Bashkimi Europian po e humbet fuqinë e tij të butë, ndoshta na tregon ne që jemi pesimistë. Ndërsa pyetja tjetër ka qenë: “Cilat nga këto vende që kërkojnë anëtarësimin në BE mendoni që do duhet të anëtarësohet më shpejt”. Kemi të parën Shqipërinë me 54%, Maqedonia e Veriut e dyta, me 23% dhe Serbia është e fundit, 0%", tha mikpritësja e konferencës Këshilltarja e lartë për Çështjet Europiane në institutin e ASPEN dhe ish ministre e Jashtme e Italisë, Marta Dassu.

Ora 18:50
Hapja e negociatave, Rama ironizon BE: Nuk e kuptoj pse vazhdohet duke shtuar ujë e miell (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama teksa foli për integrimin e vendit në BE dhe hapjen e negociatave konferencën e vjetore në “Instituti i Universitetit Europian”, në Firence të Italisë nuk kurseu ironitë ku tha se kjo punë është bërë 'shto miell e shto ujë'. Ai nuk kurseu as batutat ku tha se eurooptimistët thonë se Turqia do të bëhet anëtare në BE në presidencën shqiptare, ndërsa europesimistët thonë që Shqipëria do të bëhet anëtare në presidencën e Turqisë.

“E dini? Me gjithë atë që po përjetojmë ka një shaka të freskët për optimizmin në Shqipëri. Eurooptimistët thonë tashmë që Turqia do të bëhet anëtare në BE në presidencën shqiptare, ndërkohë që europesimistët thonë që Shqipëria do të bëhet anëtare në presidencën Turqia. Unë mendoj që anëtarësimi është një fjalë e madhe. Nëse do të më pyesnit sot që a është Shqipëria gati për të qenë në BE? Unë do të thoja jo, nuk është gati. Por nuk kuptoj shtyrjen e çeljes së negociatave, që prej vitit 2018. Kur bëhet fjalë për të afruar një anëtarë të ri, kjo do të kërkojë kohë. Në mënyrë që të mbash vendet në këtë pozicion, e thonë jo, e për të shtuar ujë e miell, duhet bërë kjo, e kjo tjetra, kjo nuk ka kuptim. Kjo gjëja e Maqedonisë së Veriut dhe hapja e kutisë së pandorës, kjo mund të shndërrohet në një shpërthim të madh për të gjithë. Imagjinoni që Serbia të jetë aty dhe Kroacia të thotë të shohim njëherë historinë, e pastaj. Duhet të shmangim historinë e të mos vendosim në procesin e BE”, u shpreh Rama.

Ora 18:01
Rama në Firenze, viziton muzeun Uffizi dhe veprën që e ka frymëzuar për artin e tij (FOTO)

Kryeministri Edi Rama ka vizituar Muzeun Uffizi në Firenze të Italisë, ku i shoqëruar nga bashkëshortja Linda Rama dhe regjisori Eike Schmidt, kryeministri është njohur me kryeveprat e muzeut. Rama u takua edhe me kryebashkiakun  e Firences Dario Nardella ndërsa ishte i pranishëm në një event në Palazzo Vecchio.

Mediat italiane lokale e Firences, MET, duke e cilësuar kryeministrin Rama si të pasionuar pas artit, estetikës dhe njohës të mirë të veprave të  shekullit të XVI, ai qëndroi për rreth 50 minuta duke admiruar veprat e artit,.

San Giovannino, Rosso Fiorentino, Santa Maria Maddalena nga Bachiacca, shenjtorët Giovanni Evangelista dhe Francesco nga El Greco dhe portreti i Lucrezia Panciatichi nga Bronzino janë disa nga veprat që Rama pa nga afër.  Përveç kryeveprave të Galerisë në katin e dytë, Rama u ndal “Modernistja”, Beteja e San Romanos nga Paolo Uccello e cila e ka frymëzuar kryeministrin-piktor në realizimin e veprave të tij.

Ora 17:54
Rama: Turqia dhe Erdogan nuk kanë asnjë influencë në Shqipëri (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama në Itali, ka bërë me dije se Turqia dhe Presidenti Erdogan nuk kanë asnjë influencë në Shqipëri. 

Rama gjithashtu tha se vendi ynë dhe gjithë Ballkani i duhen Evropës, ashtu siç Ballkanit i duhet Evropa, duke theksuar se janë vende që duhet të kenë bashkëpunim me njëra-tjetrën.

"Nuk ka dyshim që Turqia është kyce për sigurinë në Bashkimin e BE dhe BE është kyç për një Turqi më të fortë. Kur vjen fjala për rajonin më duhet të them që kemi një marrëdhënie shumë të mirë me Turqinë, është një marrëdhënie e rëndësishme, marrëdhënia me Erdogan, por dua ta bëj të qartë që nuk ka shenjë, jo më fakt të asaj që kanë pretenduar disa burime që Erdogan po ushtrojnë në Shqipëri apo rajon për otomanizimin e vendit. Nervozohem për lajme të rreme për xhami që ndërtohen xhami në Shqipëri për të influencuar, jo nuk është e vërtetë. Kur vjen puna te xhamitë jemi mirënjohës për projektin e restarurimeve. Nuk shoh në asnjë lloj mënyrë dicka të tillë. Nuk kemi pasur asnjë shtys ënga pala turke për të ndërhyrë për konfliktin që ato kanë pasur me Greqinë", tha Rama.

Ora 16:07
Eurodeputeti David McAllister uron Ramën për fitoren në zgjedhje: Suksese për mandatin e radhës! E ardhmja e vendit në BE (VIDEO)

Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, David McAllister ka uruar kryeministrin Edi Rama për fitoren në zgjedhjet e 25 prillit.

Në fjalën e tij në konferencën "Europa një botë që po ndryshon", që u mbajt online, McAllister i uroi Ramës suksese në mandatin e tretë dhe zhvillimet e ardhshme në vend. Po ashtu, si kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, ai tha se vendi i Shqipërisë, sikurse edhe i vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, është në BE.

“Z. Rama më lejoni t'ju përgëzoj për fitoren tuaj në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri. Suksese për mandatin e radhës dhe zhvillimet e ardhshme në vend dhe si kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Europian, sigurisht që e ndjek me shumë vëmendje procesin e zgjerimit dhe besoj se ky proces ka një të ardhme dhe të 6 vendet e Ballkanit Perëndimor do të bëhen anëtare të BE-së”, tha ai.

Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në Itali, ku mori pjesë në konferencën online me temë "Europa një botë që po ndryshon", që u mbajt në orën 14:50.

Në Konferencë u trajtuan sfidat dhe mundësitë për Evropën midis shqetësimeve në rritje mbi emergjencën e klimës, sfidave kryesore ndaj multilateralizmit dhe betejës globale në vazhdim kundër COVID-19.

Po ashtu u diskutua edhe për inteligjencën artificiale, klimën, gjeopolitikën, ekonominë globale, multilateralizmin, paqen dhe të drejtat e njeriut, shëndetin publik dhe autonominë strategjike. 

Ora 10:32
Rama në Itali takon kardinalin shqiptar, Ernest Troshani në muzeun e famshëm Uffizzi

Kryeministri Edi Rama ka takuar ditën e sotme kardinalin shqiptar, Ernest Troshani në muzeun e famshëm Uffizzi. Në këtë vizitë, Rama është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama.

"Firenze, Itali - Në muzeun e famshëm Uffizzi, së bashku me kardinalin shqiptar, Ernest Troshani, me ftesë të kryebashkiakut Dario Nardella", shkruan Rama.

 

/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

'Asma po vdes', 'The Telegraph': Gruas së Bashar al-Assad i është rikthyer leuçemia, mjekët në Moskë i kanë thënë pak shanse për shërim

'Asma po vdes', 'The Telegraph': Gruas së Bashar al-Assad i është rikthyer leuçemia, mjekët në Moskë i kanë thënë pak shanse për shërim