Rama në Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion: U bë target gjithfarëlloj akuzash, por do jetë mjet i pazëvendësueshëm pë anëtarësimin në BE

 

Kryeministri Rama iu bashkua sot tryezës së Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion ku sqaroi se ky komision do jetë i përhershëm në Kuvend dhe pikë referimi për të gjithë institucionet. Rama më tej vuri në pah edhe akuzat që i janë bërë që në fillim këtij komisioni, por shton se ai do të jetë një mjet i pazëvendësueshëm për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

'Është dhe një proces i pashmangshëm teknik që nuk mund të përballohet me burimet e brendshme të qeverisë. Sepse ekspertët u angazhuan u bënë edhe target i gjithfarëlloj akuzave dhe insinuatave dhe goditjeve nëpër këto kanalet dhe rrjetet e ndryshme thashethemnajës publike që në këndvështrimin gabimisht quhet liri e fjalës. Thënë të gjitha këto dua të nënvizoj 3 gjëra: e para, lidhur me këtë proces. Ky komision është sot në kushtet që flasim një instrument i pazëvendësueshëm dhe i patjetërsueshëm për suksesin tonë për në BE. Nuk shkojmë si qeveri e Shqipërisë por si një front institucionesh. Që përfaqësojnë 3 pushtete, të cilat në marrëdhënie me njëri tjetrin që kanë hapësira ndërveprimi, por edhe kufij.

Koordinimi i gjithë këtij fronti dhe ecja në mënyre uniforme sa i përket negociatës garantohet vetëm nëse Kuvendi bëhet një udhëkryq ku të gjitha forcat që ndërveprojnë në emër të shtetit pikëtakohen dhe të gjitha këto forca të japin llogari sepse mund t’ju kërkohet llogari. Nëse në ecurinë e negociatave përparon qeveria dhe jo një x institucion që nuk është në urdhrat e qeverisë atëherë kush është autoriteti dhe instrumenti që edhe ky institucion të vendoset para përgjegjësisë publike dhe patriotike për të dhënë llogari? Askush. Vetëm para Kuvendit mund të kërkohet llogari.'


Lajmi kryesor:

Rama: Komisioni antikorrupsion do të jetë i përhershëm, pikë referimi për të gjitha institucionet! Do na garantojë suksesin për anëtarësimin në BE


G.K/I.M/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Elbasan/ Theu masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, në pranga 35 vjeçari

Elbasan/ Theu masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’, në pranga 35 vjeçari