Kryeministri Edi Rama në konferencë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky tha se ky samit tregoi mbështetjen për Ukrainën. Rama tha se jo vetëm institucionet apo politika shqiptare, por i gjithë populli shqiptar është krah Ukrainës, krah të drejtës.
"Faleminderit të gjithëve që kemi ardhur sot këtu në Tiranë, nga rajoni ynë. Është moment i veçantë për ne këtu në Shqipëri, se nuk jemi vetëm të privilegjuar të mirëpresim kreun e shtetit, por edhe jemi të nderuar të mikpresim një udhëheqës të rezistencës, i cili në fakt nuk ka vetëm të bëjë me qëndresën kundër një agresioni brutal, por qëndron në të njëjtën kohë për demokracinë kundër ëndrrës neoimperialiste. Jam i kënaqur që sot patëm mundësinë të theksojmë qëndrimin tonë jo vetëm si një vend si Shqipëria, por një bashkësi vendesh e kombesh që ndajnë një qëndrim në Europën Juglindore që qëndrojnë me Ukrainën, krah së drejtës, për integritetin e vet territorial, për demokracinë. Sa i takon Shqipërisë, e kemi bërë të qartë, jam mjaft krenar të them se nuk është vetëm qeveria, parlamenti, vetëm institucionet, por para së gjithash është i gjithë kombi, i gjithë populli i vendit tonë që qëndron krah Ukrainës dhe e mbështet në mënyrë të palëkundur. Do vazhdojmë të qëndrojmë krah Ukrainës e do ta mbështesim për aq kohë sa do jetë e nevojshme dhe për aq kohë sa të ndodhë një paqe që zgjat", tha Rama.
Lajmi kryesor: