Rama në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takohet me Mitsotakis! Kryeministri grek: Dërgimi i çështjes së detit në Hagë do i shërbejë fqinjësisë së mirë

Rama në Konferencën e Sigurisë në Mynih, takohet me Mitsotakis! Kryeministri grek: Dërgimi i çështjes së detit në Hagë do i shërbejë fqinjësisë së mirë

Edi Rama dhe Kyriakos Mitsotakis në Mynih

Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në konferencën e Sigurisë në Mynih që ka nisur sot dhe d të mbahet për 3 ditë për të diskutuar tensionet me Rusisë dhe Ukrainës. Rama është takuar në Mynih me homologun grek Kyriakos Mitsotakis. Gjatë takimit është folur edhe për çështjen e kufijve detar mes dy vendeve që është rënë dakord që çështjen ta dërgojnë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë, ku për Mitsotakis "kjo do të konsolidojë më tej marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, por edhe sigurinë dhe bashkëpunimin rajonal."

I gjithë spektri i marrëdhënieve dypalëshe ishte pjesë e diskutimit mes dy kryeministrave, ku Mitsotakis nënvizoi "mbështetjen e vendosur të Greqisë për perspektivën dhe kursin europian të Shqipërisë, në përputhje me termat dhe kushtet e procesit të anëtarësimit."

Kyriakos Mitsotakis ka pasur takime të shkurtra edhe me kryeministrin e ri të Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, me të cilin së fundmi ka pasur një bisedë telefonike, por edhe me presidenten e Kosovës, Viosa Osmani

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • hes: 19/02/2022 08:49

    prape ky? oh cna e shpifi

    Përgjigju
  • prit: 18/02/2022 23:29

    ky robi ka 3 vjet rrugeve te botes, as nuk e degjon njeri, as nuk e perfill njeri, vetem harxhon leket e popullit shqiptar neper avione hotele dhe restorante, plus ble edhe nai kostum te zi mceftas gjithmone ja faturon popullit , ah ca na ka gjet

    Përgjigju
    • Populli: 19/02/2022 07:15

      Nuk thua shyqyr qe te pakten po i blen kostumet e mira se ai ka edhe shije te cuditshme. Imagjino te shkonte me ata tutat qe i vareshin si branaveke.

    • Une: 19/02/2022 00:04

      Ashtu te duket ty se Saliut dhe Ilirit familjarisht i kane dhene non grada , ndersa Luli ka frike ti hypi avionit.. edhe mendon se harxhon parate e popullit me bileta avioni.

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!

AMF mbledh sektorin financiar për festat! Kaçi: Prioritet zbatimi me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut!