Në konferencën rajonale që po mbahet në Tiranë për transformimin digjital, sigurinë juridike të pronës dhe integrimin europian, Kryeministri Edi Rama deklaroi se tema e pronave është shumë e rëndësishme dhe përkon me një moment kyç për Shqipërinë, fundin e fazës së parë të negociatave me Bashkimin Europian dhe nisjen e një etape të re që, sipas tij, do të përcaktojë ritmin e procesit të integrimit.

"Kemi hapur të gjithë kapitjet e negociatave dhe piketat  ndërmjetme të përcaktuara dhe tani i futemi fazës së mbylljes së këtyre negociatave. Plotësim i piketave të ndërmjetme nga Shqipëria dhe përcaktimi i piketave përmbyllëse është element thelbësore, sa i takon grupkapitujve të themelorëve, e përfshirë gjithashtu kapitullin 23, që ka të bëjmë me gjyqësorin dhe e drejta e pronës është pjesë e këtij kapitulli. Për vend si i yni, teknologjia e re na ka sjell bekim të vërtetë, sepse na ka lejuar të bëjmë hope. Na ka lejuar ta shohim të ardhmen me një mënyrë krejt tjetër.

Sa i përket çështjes së komplikuar dhe komplekse të pronae në Shqipëri, nuk ka vënd tjetër në këtë rajon tonin ku të drejtat e pronës kanë qenën kaq nën trysni. Tema e pronave është shumë e rëndësishme dhe përkon me një moment të rëndësishëm që ka të bëjë me fundin e fazës së parë të negociatave me BE, dhe fillimin e fazës së re, një element përcaktues sa i përket ritmit të procesit. Për vende si i yni, teknologjia e re na ka sjellë bekim të vërtetë, se na ka lejuyar të bëjmë hapa të pamundur dhe ta shohim të ardhmen me një frymë tjetër. Na lejon të përfitojmë nga të gjitha avantazhet e kalimit nga një epokë e progresit linear tek progresi eksponencial", tha Rama. 


Lajmi kryesor:

Rama premton: Gangrena 35-vjeçare e pronave drejt zgjidhjes