Rama në Korçë: Ndërtojmë resortin e parë të skive, në diskutime me kompaninë që po ndërton portin turistik të Durrësit (VIDEO)

I pranishëm në Korçë, në vijim të takimeve elektorale, kryeministri Edi Rama tha se vizioni i PS-së është ta shndërrojë Shqipërinë në kampione të turizmit në Ballkan.

Ai u shpreh se është i pa eksploruar turizmi malor në vend, ndërsa dha lajmin se kanë filluar bisedimet me kompaninë nga Arabia Saudite “EMAAR”, që po ndërton portin turistik të Durrësit, për ndërtimin e resortit të parë të skive në Nikolicë.

Po ashtu Rama i bëri thirrje emigrantëve korçarë që kanë një shtëpi në fshat, që të investojnë agro-turizëm, që sipas tij, është një industri që po sjellë mjaft të ardhura për familjet.

“Vizioni ynë është ta bëjmë Shqipërinë kampione të turizmit në Ballkan, të agroturizmit. Është tërësisht e mundur dhe një proces që ka hyrë në rrugën e realizimit dhe që do të kërkojë kohën e vet. Nëse ne flasim për projekte të mëdha në turizëm, se nëse flasim për Durrësin, për shndërrimin e portit në një port të madh turistik, porti i Vlorës, Porti i Sarandës që tani është një kantier, nëse flasim për dy portet e reja tregtare që do ndërtohen. Nëse flasim për aeroportin e Kukësit me çunat që do vijë nga Londra të zgjedhur me numër sharjes që më bënin mua kur i thoja për aeroportin e Kukësit, do vijojmë më pas me atë të Sarandës. Nëse flasim për parqet fotovoltaike, apo sektorin e energjisë. Të gjitha këto vijnë si rezultat i faktit se në këto dy mandate ne kemi ndërtuar një platformë të re që do të ngremë Shqipërinë në një nivel tjetër. Me kompaninë që ndërton portin turistik të Durrësi, kemi filluar diskutimin për ndërtimin e resortit të parë të skive në zonën e Nikolicë, projekt që do jetë hapja e një kapitulli tjetër për turizmin në Shqipëri që e kemi lidhur gjithmonë vetëm me verën, por kemi të pa eksploruar turizmin malor dhe Korça është zgjedhja e parë për këtë dhe hapja e një resorti skish do sjellë shumë më tepër punë e reputacion. Ka ende shumë hapësirë edhe për zhvillimi e bujqësisë dhe agro-turizmin. I bëj apel atyre që janë në emigracion nga kjo zonë që nëse kanë një shtëpi në zonën e fshatit, të investojnë në agroturizëm se do sjelli të ardhura më të larta se i punësuari i kujtdo në emigracion. Kemi sot pika agroturizmi në të gjithë Shqipërinë që tregon se kjo industri sjell të ardhur atë konsiderueshme për familjet”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Korçë, Rama: Do ndërtojmë resortin e parë të skive! Basha s'i hyn në punë as dreqit, po erdhi në pushtet çelësat e drejtësisë do jenë në dorë të Saliut e Ilirit


  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?



×

Lajmi i fundit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit

'Azgan, Azgan, po të luajti njeri atje…', pse duhen arrestuar edhe prindërit e vrasësit të policit