Rama në Kuçovë: Kush kuçedër
e mori ujin? Po naftën?

Rama në Kuçovë: Kush kuçedër<br />e mori ujin? Po naftën?
KUÇOVË - Edi Rama dhe ekipi i tij i "Rilindjes" kanë mbërritur në Kuçovë, për të prezantuar kandidatët e zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.

RAMA: GJITHË SHQIPTARËT JANË LËNË RRUGËVE

"Kam ardhur dhe herë të tjera, por i sotmi është i jashtëzakonshëm. 75% e votuesve janë në shesh. Sepse e jashtëzakonshme është dëshira, nevoja për të rilindur, për të ndryshuar drejtimin e punëve të vendit, e jashtëzakonshme domosdoshmëria e çdo familjeje të zakonshme në këtë qark për të dalë nga kthetrat e varfërisë dhe braktisje, që fillon qysh te kthesa e Lushnjës, që të duket asikur udhëton në një rrugë të bombarduar, e drejt Poliçanit rruga është vetëm një shteg".

Sipas Ramës, "njerëzit janë të varfër, të papunë, por thellësisht të dëshiruar për të jetuar me punë të ndershme dhe kur vjen drejt Kuçovës deri në fund të këtij bulevardi, ku ajo rrugë është shëmbëlltyra e hipokrizisë së një qeverie që thotë rrugë, por rrugët i kanë lënë rrugëve, siç kanë lënë rrugëve një popull të tërë, tërë punët e këtij populli, siç kanë lënë rrugëve naftëtarët e kësaj zone", theksoi Rama në Kuçovë.

"Ne nuk po shkojmë qytet më qytet, fshat më fshat për të treguar përralla, por për t’u thënë se Rilindja është në duart tona, se sistemi i korrupsionit dhe padrejtësisë do shembet në 23 qershor; kush fiton më shumë do paguajë më shumë dhe kush fiton më pak do paguajë më pak", tha Rama.

ME SALIUN MERR 500 DHE PAGUAN 50, ME NE MERR 500 DHE PAGUAN 10
 
"Berisha thotë se taksa e një të dhjetës është taksë e Zotit. Zoti i paska thënë se polici, mësuesi, infermierja duhet të paguajë më shumë se ky i dërguari i Zotit?!", tha Rama. 
Nëse me Saliun merr 500 dhe paguan 50, me ne do marrë 500 dhe do paguajë 10. Kurse zotërote ke 8 vjet që paguan taksa më pak se mësuesja. Nesër kryeministri, ministrat, deputetët, kush merr më pak se 1,5 milionë lekë rrogë do pauajë më shumë taksa. 

KA SHQIPTARË QË BESON PARATË NË DORË TË SALIUT, QË VETËM MERR?! 

"Saliu u thotë fermerëve: Mos e dëgjoni PS, se nuk është heqja e taksës zgjidhja, do t’ua japë unë lekët në dorë. Ka shqiptarë që beson se ajo dorë që vetëm merr, do t’i lërë para në dorë Saliut?!
 
"Më tha një në Elbasan; pse i thuaj gjysh, ky është katragjysh se vetëm notën 4 meriton. Më jepni votën thotë, t’ju jap certifikatat e tokës. Po tetë vjet ç’bëre more Sali? Iu more tokën fshatarëve dhe u dhe tokë vetëm atyre që kishin lidhje me ty dhe oborrin e familjes tënde. Çfarë certifikate mund të presin fermerët nga Saliu?!", akuzoi Rama
 
KUSH KUÇEDËR KA MARRË UJIN?! PO NAFTA?

Pasi ka theksuar se Shqipëria nuk ka ujë, Rama ka pyetur: "Nuk ka ujë, po ku është ajo kuçedër, nga ka dalë, që nuk ka ujë?!".

Rama ka kujtuar edhe në Kuçovë se "Shqipëria është një vend i pasur me 9 muaj diell, por që dielli e than, sepse shtet nuk ka. Është vend i pasur Shqipëria me minerale, me naftë, por pasurive nëntokësore pushteti i katragjyashit me anti-plumb i ka bërë në këto 8 vite atë që nuk i kanë bërë gjithë pushtuesit. Vend i pasur Shqipëria me vijë të mrekullueshme bregdetare, por i vetmi vend i Mesdheut, që nuk e ka detin në ekonomi. Kemi pasuri të mëdha, por ka një katragjysh në krye, që detin e ka për të bërë not, por detin ua kyci anijeve, turistëve", theksoi Rama.

Pasi ka përmendur naftën, Rama ka theksuar se "një pasuri e madhe shpërdorohet përditë nga një tufë grabitqarësh injorantë dhe askush nuk mban përgjegjësi; kuçovarët janë të papunë edhe pse pranë një pasurie kaq të madhe siç është nafta është fati i gjithë Shqipërisë, që edhe pse vend i pasur me ujë, ujë për të pirë, vaditur nuk ka; një vend i pasur me 9 muaj diell, por dielli than, sepse shtet nuk ka".

Rama tha se është vend i pasur Shqipëria me minerale, me naftë, por pasurive nëntokësore pushteti i katragjyashit me anti-plumb i ka bërë në këto 8 vite atë që nuk i kanë bërë gjithë pushtuesit. "Vend i pasur Shqipëria me vijë të mrekullueshme bregdetare, por i vetmi vend i Mesdheut që nuk e ka detin në ekonomi. Kemi pasuri të mëdha, por ka një katragjysh në krye që detin e ka për të bërë not, por detin ua kyçi anijeve, turistëve".

KANDIDATËT:

Kandidatja Alma Kule u shpreh se "duhet ta ndryshojmë vendin me Edi Ramën". Kandidatja tjetër, Alma Agalliu, cilësoi se Rilindja ka trokitur në zemrën e çdo shqiptari dhe duhet të votohet vetëm për PS dhe Edi Ramën, Rilindjen në këtë vend do ta sjellë vetëm Edi Rama".

Stavri Xexa u shpreh se "programi i PS u shërben të gjithëve, njerëzit në vështirësi ekonomike kanë besim te ne dhe ne do ta luftojmë varfërinë".  Ndërsa kandidati tjetër, Artan Lame u tha të pranishmëve: “Në Kuvend ose unë, ose Lefteri. Lefteri iu bë ferr Saliut për të zënë një karrige. Ne s’kemi nevojë t’i bëhemi ferr njeriu se kemi një program, Rilindja dhe do shihni se ç’do realizojmë. Sot Edi Rama më quajti ustai i Beratit. E kam për nder të jem ustai i Beratit, E kam për nder të jem ustai i Beratit me kryeustain e Shqipërisë, Edi Ramën".
 
Kryetari i bashkisë së Beratit, Fadil Naçubi theksoi se  "kjo qeveri që na ka braktisur, qeveri e baltosjes, ta besojmë të ardhmen tonë te Edi Rama, ekipi i Rilindjes". Ai shtoi se "numri 29 është Data e Çlirimit. Më pjesëmarrje masive të largojmë qeverinë e Sali Berishës".
 
Kandidati Fidel Ylli u shpreh se “si kapiten i kësaj skuadre dua t’u them se nuk vëmë në dyshim si skuadër objektin tonë, që Rilindja do fillojë nga ky qark, por ju premtojmë që do të bëjmë ato që nuk janë bërë në 22 vjet dhe në 23 qershor Sali Berishën do ta nxjerrim në pension".

"Ne kuçovarët nga ky shesh dua të dëgjoj: Fitore! Ne jemi naftëtarë dhe ne nuk zgjedhim kurrë alternativën e Sali Berishës, që na ka lënë të gjithëve pa punë. Kur politika ka njerëz të mirë, ajo mendon për njerëzit e thjeshtë. PS ka njerëz të mirë", tha kandidatja Ermonela Felaj.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur

Veliaj në pritjen zyrtare për 112-vjetorin e Pavarësisë: Sot Shqipëria dhe shqiptaria është në ditët e veta më të mira! Nuk kemi kohë për të humbur