Rama-kuksianëve: Berisha s'ju propozon kryetar bashkie, Admir Sinamati po shpërblehet se e shpëtoi nga 'Gërdeci'! Roli i mjekut ligjor në hetimet e vdekjes së Kosta Trebickës

KUKËS- Kryeministri Edi Rama është ndalur ditën e sotme në Kukës dhe ka zhvilluar një takim me qytetarët në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit. Kreu i Partisë Socialiste pati një koment për kandidatin e Sali Berishës për Bashkinë e Kukësit, Admir Sinamati, për të cilin thotë se po merr shpërblimin për mbrojtjen që i ka bërë Berishës kur ndodhi tragjedia e Gërdecit. Rama tha se Sinamati ka ndërhyrë tek letrat e Gërdecit për të mbuluar Berishën, e pikërisht për këtë arsye Rama tha se e ka kandiduar në këto zgjedhje.

“Njeriu e humb. Politika të merr mendjen, pushteti të merr mendjen. Lërë pastaj po u fute në hallet si e atij të shkretit, sa të thotë Amerika mu hiq sysh se s’të shoh dot me sy. Ca ti thuash. E keni pa vjen vërdallë vetëm sha. Merret me njerëz, gra, burra, kalamaj se kujton se janë gjithë si puna e atij. Që edhe këtë kandidatin këtu e ka sjell për hall. E dini ju. E ka ndihmu ai. E ka ndihmu me ato letrat e Gërdecit. Po nuk ka rëndësi, edhe sikur mos ta kishte ndihmi me letrat e gërdecit, ata gërdecin e kanë në kokë të gjithë. Ku janë ata ka një gërdec”, tha Rama.

Por, çfarë e lidh Admir Sinamatin me tragjedinë e Gërdecit? Admir Sinamati është akuzuar shpesh se ka manipuluar dosjen e Kosta Trebickës, biznesmenit i cili më 12 shtator 2008, u gjet i vdekur në rrethana misterioze, në një fushë mbi Voskopojë. Ai ishte dëshmitari kyç i Gërdecit. Më herët, Kosta Trebicka kishte kërcënuar hapur Shkëlzen Berishën, të birin e Sali Berishës, se do fliste për të vërtetën e biznesit të në Gërdec, ku pas shpërthimit humbën jetën 26 persona të pafajshëm. Trebicka ishte gjithashtu një rrezik potencial për të fundosur me dëshmi Fatmir Mediun, Sali Berishën dhe të birin, të akuzuar me fakte si protagonistë të Gërdecit. Sipas drejtësisë, Kosta Trebicka humbi jetën në aksident, por ka dyshime të forta se Trebicka është eliminuar nga persona me pushtet, për shkak të asaj që dinte për aferën korruptive të Gërdecit.

Autopsia e Trebickës asokohe u krye me pjesëmarrjen e katër ekspertëve mjekoligjorë, nga të cilët dy ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë. Një prej tyre në atë kohë ishte ish-zëvendësdrejtori Admir Sinamati, i cili sot është kandiduar nga Berisha për Bashkinë e Kukësit. Sinamati shpesh herë është akuzuar se ka manipuluar autopsinë që i është kryer Trebickës.

Me të kuqe, firma e Sinamatit në autopsinë e Trebickës

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • beni: 04/05/2023 18:39

    valbona perhere ka qee turistike dhe tropoja e gjitha. ti nuk ke sjelle zhvillimin shoku edi rama, thjeshte ke sjelle rrumpallen

    Përgjigju
    • Edi25252: 05/05/2023 06:23

      Valbona dhe Tropoja asnjëherë nok kanë qënë turistike . Vetëm këto 10 vjetët e fundit me Edi Ramën , janë bërë turistike dhe të njohura si brenda vendit , ashtu dhe jashtë vendit

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar