Kanë kaluar 12 vite nga ngjarja tregjike e 15 marsit 2008, kur nga shpërthimi i punishtes së demonstimit të municioneve, një biznes i Shkelzen Berishës, u vranë 26 njerëz të pafajshëm dhe u plagosën mbi 300 të tjerë.
Asnjëherë nuk është dhënë drejtësi për këtë krim shtetëror, ndërkohë që familjarët e viktimave të pafajshme mbeten dyerve të gjykatave.
Por ka pasur dhe viktima të tjera, të cilat janë konsideruar si “anësore” dhe për më tepër vdekja e tyre misterioze është veshur me “tisin” e aksidentit automobilistik.
Eshtë një nga shpjegimet më të thjeshta të këtyre vrasjeve misterioze, ndërkohë që një shtet i tërë angazhohet për ta cilësuar atë aksident.
Si në rastin e Kosta Trebickës, biznesmenit të paketimit të fishekëve, “gabimi” i vetëm i të cilit ishte se nuk u tërhoq me të mirë atëherë kur e anashkaluan në biznes, por deshi që të “hahej” me djalin e ish kryeministrit Sali Berisha.
I cili kishte në dorë shtetin, që i shërbente me një “fishkëllimë” nga ministri më i thjeshtë e deri tek më i rëndësishmi. Pa llogaritur organet ligjzbatuese, që për çudi njerëzit më të afërt të Sali Berishës u gjenden në Korçë teksa Kosta Trebicka ishte i shtrirë në një fushë të gjërë, i “aksidentuar”, ndërsa makina ende ruante kronometrimin 10 kilometra në orë shpejtësi.
Shumë nga ata që shkuan të hetonin një nga ngjarjet më të bujshme, “vdekjen” misterioze të Trebickës në “gjueti”, por pak nga ata kanë realizuar punë konkrete në terren.
Trumbetohet se kanë qënë më të mirët, por kolegët dhe ish-kolegët e tyre nuk mendojnë kështu. Të gjithë kanë rendur drejt fakteve, dyshimeve, provave kontradiktore apo dhe jo të tillë, por askush nuk është interesuar të dijë se cilët janë ata që realisht u morën në këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe po ashtu me administrimin e provave që u gjetën atje.
Pas konstatimit të vdekjes së Kosta Trebickës në vendin e ngjarjes të parët kanë shkuar ekspertët vendorë dhe nga Tirana. Burimet zyrtare thonë se atje shkuan ekspertët më të mirë, madje veprimet procedurale i kryen më të mirët.
Megjithatë, deri tani nuk ka një variant bindës për vdekjen e Trebickës. Ishte aksidentale, apo kemi të bëjmë me një ngjarje kriminale?
Për t’i dhënë rëndësinë e duhur asaj që ndodhi kanë shkuar në vendin e ngjarjes edhe drejtues të lartë të Policisë së Shteti, dy zëvendësdrejtorët e atëhershëm të Përgjithshëm, Agron Kuliçi dhe Rasim Boriçi. Madje me ta ka qenë edhe drejtori i i atëhershëm i Drejtorisë së Krimeve të Rënda, Tonin Voci.
Duke mos lënë pas interesin policor Prokuroria ka nisur në vendngjarje prokurorët Sokol Stojani dhe Zamir Shtylla dhe më në fund nuk ka mundur të mos shkojë atje dhe kreu i organit të akuzës, Ina Rama. Por pasi “ekspertët” e rëndësishëm kishin inspektuar me themel vdekjen e Trebickës, shkruan Tema.
Pavarësisht nga vajtja e figurave policore dhe ligjore të larta, ngjarja zyrtarisht është lënë në fokusin profesional të niveleve më të ulëta.
Edhe pse pretendohet se atje ishin ekspertët më të mirë, vetë emrat e atyre që kanë kryer detyrën media ka mundur t’i listojë thuajse të gjithë ata që kanë marrë pjesë në hetimin mjaft delikat të kësaj ngjarjeje.
Vendi i ngjarjes
Policia vendore ka shkuar rreth një orë pasi ka marrë njoftimin nga një banor i zonës. Në krye të tyre kanë qenë drejtuesit vendorë të policisë, ndërsa në cilësinë e ekspertit kriminalist për të bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes ka qenë Artur Fejzo. Nuk kanë munguar edhe ekspertë të departamentit të hetimit të krimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë.
Ndërsa për të kryer matjet autoteknike dhe për të thënë mendimin rreth skemës së mundshme të ngjarjes, përveç ekspertit vendor është thirrur edhe një ekspert nga Tirana, nga Drejtoria e Qarkullimit, që është në varësinë e Departamentit të Rendit dhe Sigurisë.
Në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe kryeprokurori i Korçës, Përparim Vukaj dhe një nga vartësit e tij, që sipas burimeve, ishte Hysen Kulla. Duke iu referuar të dhënave, Vukaj ka shkuar në Prokurorinë e Korçës korrikun e vitit 2005.
Pas ekzaminimeve në vendin e ngjarjes detyrën kryesore e patën ekspertët mjekoligjorë, të cilët përcaktuan edhe shkakun e vdekjes së Trebickës duke lënë të kuptohet se ishte aksidentale.
Ekspertiza mjeko-ligjore
Autopsia u krye me pjesëmarrjen e katër ekspertëve mjekoligjorë, nga të cilët dy ekspertë të Institutit të Mjekësisë Ligjore Tiranë, zëvendësdrejtori Admir Sinamati, i cili nuk e ka eksperiencën e të tjerë ekspertëve që janë në atë institucion, si Bardhyl Çipi, apo dhe të tjerë që punojnë me vite atje.
Madje me Sinamatin ka qenë edhe një vartës i tij, Zija Ismaili, i cili po ashtu nuk ishte ndër ekspertët më me përvojë aty, e madje për këta të dy ish-drejtues të Mjekësisë Ligjore kanë thënë se nuk ishin më të mirët e institucionit, duke lënë të hapur debatin se përse u zgjodhën pikërisht këta dy persona për të kryer një ekzaminim kaq të vështirë.
Në ndihmë të tyre kanë qenë edhe eksperti mjekoligjor i Gjykatës së Apelit Korçë, Robert Bicolli dhe eksperti mjekoligjor i rrethit të Pogradecit, Hasan Lahu. Duket se këtu do të përqendrohen edhe forcat, pasi kjo ekspertizë, deri tani, edhe pse nuk është thënë troç, mbështet versionin e aksidentit automobilistik, gjë që mbetet të vërtetohet edhe nga ekzaminime të tjera.
Ekspertët ligjorë:
Nga Tirana
1- Admir Sinamati
Aktualisht kryen detyrën e zëvendësdrejtorit të Institutit të Mjekësisë Ligjore, pa shumë përvojë në punë në këtë institucion dhe në ekzaminime të tilla. Njihet si ekzaminuesi i Budjon Meçes, i njohur si një nga të akuzuarit e dosjes “Hoxha”.
2 – Zija Ismaili erdhi në Institutin e Mjekësisë Ligjore pas largimeve nga puna të tetë ekspertëve, Suzana Lika, Ermira Kurti, Arben Lloja, Asqeri Xhani, Gramoz Ylli, Anesti Vako, Shkëlqim Korbi dhe Latif Fjolla. Këta të fundit u shkarkuan më 7 gusht të vitit të kaluar.
Nga Korça:
Robert Bicolli ka qenë në këtë detyrë prej disa vitesh, por jo shumë i njohur
Nga Pogradeci:
Hasan Laho, ekspert jo shumë i njohur
Ishin në vendin e ngjarjes:
Agron Kuliçi
Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, ardhur në këtë detyrë në vitin 2005
Rasim Boriçi
Zëvendësdrejtori i Policisë së Shtetit, ardhur në këtë detyrë në vitin 2005
Tonin Voci
Drejtor i Krimeve të Rënda, ka qenë në disa detyra të nivelit të lartë në polici, në vitin 2005 ishte emëruar drejtor në Drejtorinë e Krimeve të Rënda
Prokurori i çështjes së Gërdecit
Sokol Stojani
Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshme!
Përparim Vukaj
Kryeprokurori i Korçës. Më 22 korrik të vitit 2005 ai u emërua në Prokurorinë e Korçës, ndërsa më parë kryente detyrën e inspektorit të Task-Forcës në Shkodër.
Hysen Kulla
Prokuror i Korçës, e kryen këtë detyrë prej disa vitesh
Artur Fejzo
Eksperti kriminalist
Ne ato kohna tane shteti u dridhte dhe bante ca donte berisha,kush kundershtonte i dinte pasojat.
PërgjigjuHetimi duhet te rihapet me ndihmen e FBI amerikane.Duke pare fotot e skenes se krimit me beri pershtypje pozicioni I viktimes.Ky ishte pozicioni ku u gjet(mu duk I panatyrshem),apo ishte levizur nga banori.N.q.s ka vdekur ne vend trupi nuk preket ,pasi prishet skena e krimit.Ai qe e gjeti thjesht duhet ti kontrrollonte pulsin.Gjithashtu duhen pare demtimet e makines,nese eshte shtytur ,rrotulluar (makinat kur shtyen o rrokullisen, jo per faj te tyre, kane deme ndryshe)etj.Duhen pare fotot e barit,si eshte shtypur.Bari shtypet ndryshe kur shkelet vetem nga rrotat,nga rasti kur rrungulliset makina mbi te,gjithashtu bari e ruan gjurmen e nje makine te dyte,n.q.s vertetohet shkencerisht prania e saj .Duhet qe trupi te zhvarroset, disa demtime mbeten ne kocka,por sic thashe kjo pune eshte per FBI,vetem shpresoj te kene ruajtur e arkivuar makinen vete, si dhe fotot e videot nga skena e krimit,qe dhe keshtu duket e kompromentuar e eshte shkelur nga shume veta.
PërgjigjuTë gjitha këto që shkruan ti Iris janë bërë. Me ndihmën e Ambasades Amerikane. Titulli i këtij shkrimi është një akuzë që u bëhet ekspertëve dhe kjo përbën vepër penale. Bolino nuk bën mirë që për të sulmuar Shkëlzen Berishën përgojon ata që nuk kanë marrë ndonjëherë tendera apo truall dhuratë.
Familje mafioze familja Berishe
Përgjigju