Kryeministri Edi Rama është ndalur në Lezhë, për të parë nga afër procesin e vaksinimit. Ai ka marrë falenderime nga të moshuarit.
Qytetarja: Ty të paçim tërë jetën, o Zot vetëm të mira
Qytetari: Mirë se erdhe, na ke ardhur me gjithë vaksinë, na shpëtove prej COVID-it
Nga ana tjetër, Manastirliu bëri me dije se ditën e sotme janë vaksinuar mbi 150 të moshuar dhe në total, në Lezhë janë vaksinuar 1500 persona.
Lajmi kryesor:
Vaksinimi masiv në Laç, Rama: Së shpejti do bëjmë 30 mijë vaksinime në ditë, të moshuarve që nuk lëvizin do u bëhet në shtëpi (VIDEO)










