Rama me fermerët: Krijojmë Kombinatin, që të mos hidhni produktet! Do ngremë edhe një pikë doganore! Brenda pak javësh ujë të pijshëm 24 orë në të gjithë Lushnjën

LUSHNJE- Ndalesa e radhës e kryeministri Edi Rama ka qenë Lushnja. Në një takim me qytetarët në Lushnjë, Rama njoftoi se brenda pak javësh ky qytet do të ketë ujë të pijshëm 24 orë. Rama tha se Lushnja futet në listën e qyteteve që do të mbyllet procesi i furnizmit me ujë të pijshëm. 

Rama tha se do të mbështesin ndërtimin e një Komninati, projket i cili është prezantuar nga Bashkia Lushnjë. Ky Kombinat, me një sipërfaqe prej 19.5 ha, parashikon të ketë pika grumbullimi, pika përpunimin, magazina frigoriferike, madje edhe një terminal për autobusët. Për të lehtësuar eksportet e fermerëve, kreu i qeverisë bëri me dije gjithashtu se do të ngrenë në Lushnjë një pikë doganore. 

Rama u ndal sërish te kritikat për mediat, sipas së cilit disa prej tyre po ushtrojnë presion ndaj qytetarëve dhe qeverisë për të përfituar. Ai është ndalur te ligji anti-shpifje, ku sipas Ramës ka pasur sipërmarrës që i shkruanin mesazhe dhe i thonin  që të mos “tërhiqej” nga kjo nismë, pasi sipas tij mediat po e mbysnin me gjoba biznesin. Nuk kanë munguar as kunjat opozitën.

“Ka pasur sipërmarrës që më thonin mos u tërhiq, se ne na mbytën me gjoba, këto goditje në biznes i marrin ata që krijojnë punë, që prodhojnë dhe më e rënda është mbi prodhuesit e ushqimit, që prodhojnë fruta perime, që i eksportojnë në BE dhe ndërkohë shqiptarëve nga këto media ju thonë bëni kujdes se çdo gjë që hani mund t’ju helmojnë, degjeneron fshatin se do t’i bjerë qeverisë kur ka fermerë që hedhin mollën në kanal, tregon një fakt, por ama kjo është gjysma e së vërtetës, se nga ana tjetër ka të tjerë që eksportojnë mollën. Meta u ngrit nga armiku, 120 mln euro eksporte kishte e flasin këta për bujqësi, nuk është e vërtetë, ata që ikin kanë të drejtën të kërkojnë më shumë. PD si ato mallrat që pika e grumbullimit ta kthen”, tha Rama.

Ai ka propozuar edhe një zgjidhje që iu vjen në ndihmë fermerëve që të mos hedhin prodhimet e tyre.  

“Grupim fermerët, fusni një shumë të caktuar si aksion, bashkia një shumë tjetër, qeveria shton shumën kryesore, ju ndihmon të dhe me marrjen e një kredie dhe krijojmë një Kombinat për të prodhuar reçelra, komposto e salca dhe nuk hidhni më asnjë kokërr fruti apo zarzavate se nuk e përmbush cilësinë e arkave për eksport, pjesa tjetër shkon për përpunim”, tha kreu i qeverisë.

Rama tha se synimi është që të arrihet 1 mld euro eksporte.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:06
Rama: Në Lushnjë do ngremë pikë doganore, të eksportoni më shpejt produktet bujqësore

 

Kryeministri Edi Rama tha se në Lushnjë do të ngrihet një pikë doganore. Nga një takim me qytetarët e Lushnjës, ku po prezantoheshin projektet për këtë qytet, Rama tha se përveç kombinatit ushqimor, do të ngrihet edhe pika doganore që të lehtësojë eksportet për fermerët.

Kreu i qeverisë tha se do mbështesin ngritjen e Kombinatit me një sipërfaqe 19.5 ha, që parashikon të ketë pika grumbullimi, pika përpunimin, magazina frigoriferike, madje edhe një terminal për autobusët.

“Sot patëm një moment të rëndësishëm për të kuptuar se ca duhet të bëjmë më tutje, edhe pse nevojat dhe kërkesat unë i kisha që më para. Është e dom të ndërhyjmë nga ana e qeverisë për unazën e qytetit. Aty ka shumë biznese që janë vlerë e shtuar për këtë komunitet. Pastaj për ndërtimin e kombinatit, aty është të kemi një pikë ku të përpunojmë më shumë produkte sepse ndërkohë që në aspektin e grumbullimit kemi bërë hapa para.

Në Lushnjë kishte dy pika grumbullimi kur morëm detyrën, sot janë 19 pika grumbullimi nga të cilat 17 janë të mbështetura nga fondet e qeverisë. Bazuar në lejet e dhëna numri shkon në 40. Është vetëm një agro përpunim. I cili është tregues se pse agro përpunimi është shkalla tjetër që duhet ngjitur për ta mbyllu ciklin për të pasur më shumë sukses dhe më shumë punësim. Kjo bën të mundur që asgjë të mos ikë dëm. Ne do ta mbështesim ndërtimin e saj qendre, ku patjetër do të krijojmë kushtet për të pasur doganën këtu, që eksportet të mos kalojnë në asnjë pikë doganore, por për ta pasur që këtu shërbimin doganor, që të krijohen edhe sinergji të tjera. Me Erisledën do ta çojmë para këtë projekt”, tha Rama.

Ora 18:57
Rama: Brenda pak javësh do ketë ujë të pijshëm 24 orë në të gjithë Lushnjën, po bëjmë atë që se bëri ‘non grata’

 

Kryeministri Edi Rama njoftoi se qyteti i Lushnjës brenda pak javësh do të ketë ujë të pijshëm 24 orë. Nga një takim me qytetarët, Rama tha se Lushnja është një ndër ato qytete që do të ketë ujë 24 orë.

Kreu i qeverisë e pati një koment edhe për opozitën, të cilët e kanë vënë në qendër të kritikave se ende po bëhet fushatë për ujë të pijshëm. Rama tha se nuk i vjen turp që ende po diskutohet për ujë të pijshëm, por duhet t’i vijë turp non gratës që nuk e ka bërë këtë kur ishte

“Më në fund gjithë qyteti do ketë ujë 24 orë, për disa javë. E kam pak fiksim, sa herë e them hodhën disa përpjetë Akoma merrmi me ujin, si nuk u vjen turp. Të na vijë trup ne që po e bëjmë. Kam qenë në Lushnjë pra ase të vinte liri demokracia, s’ka pas ujë 24 orë. Nuk është mirë për një vend në mes të Europës të diskutojë ujin në, por mua jo vetëm që nuk më vjen turp që po bëjmë të mundur ujë 24 orë, kjo është një arsye për tu ndjerë të turpëruara ta që nuk bënë asgjë. S’jemi njësoj, po të ishim njësoj do kishte Akoma dy pika grumbullimi në Lushnjë, s’do kishte 19”, tha Rama.

Ora 13:17
Rama sulmon PD: Partia e ‘non gratës’, vegël e Kremlinit! Mori gjysëm milioni dollarë për të rrëzuar qeverinë

 

Kryeministri Edi Rama nga Lushnja ku po zhvillon një takim me qytetarët ka sulmuar Partinë Demokratike, duke e cilësuar si vegël të Kremlinit. Sipas Ramës, Putin synon që të shkaktojë destabilitet tek vendet dhe të rrëzojë qeveritë. Rama u shpreh se PD mori në 2017 afro gjysmë milioni dollarë për të rrëzuar qeverinë.

‘Si qenka kjo që janë rritur çmimet dhe fajin e ka qeveria. Çmimet janë rritur më pak se në gjithë rajonin. Putin kërkon që ta kthejë energjinë në armë. Do t’i ngusë nëpërmjet shtrëngimit ekonomik njerëzit që të çohen dhe të krijojnë rrëmujë. Ne një vegël të Kremilinit e kemi të ulur këmbëkryq në Tiranë, PD-në, atë të non gratës. Nuk është më një tezë është në fakt i shkruar. Pse duhet t’i paguante për 2017, për të financuar një çadër. Çadra ishte dava ruse, pse që ta bëjnë Shqipërinë më demokratike, pse këtë hall kanë rusë. Prandaj donin të sillnin PD në pushtet. Unë besoj të kundërtën. Gjysmë milioni dollarë për të rrëzuar pushtetin. Korrupsioni madhor dhe minimi i demokracisë janë të lidhura me faktin se kemi të bëjmë me një vegël. Vegël këtej vegël andej, janë bashkuar veglat bashkë. Lloj spiunësh dhe të pabesësh dhe kërkojnë që të ngrihen njerzit të rrëzojnë qeveritë e tyre. Që të thonë nuk ka luftë këtu ka luftë. Kemi një çorbë rusë, një bashkim i një të keqje të madhe.’- tha Rama.

Ora 10:40
Balla nga Lushnja: Me këtë trend, do të arrijmë të kemi 510 miliardë lekë eksporte në bujqësi në vitin 2022

 

Kryeministri Edi Rama, drejtuesi i PS për qarkun e Fierit Taulant Balla dhe ministrja e Bujqësisë Frida Krifca zhvilluan një bashkëbisedim me fermerët në Lushnje. Në fjalën e tij Balla tha se Shqipëria me këtë trend rritje do të arrijë në 510 miliardë lekë eksporte në bujqësi në vitin 2022.

“Me 50 mijë ton më shumë eksporte e mbyllim 9 mujorin ose 57 mln euro eksporte, është një nga rritjet më të  madhja në krahasim me vitet e kaluara dhe falenderoj bujqit sepse janë ata që kanë prodhuar gjithë këtë prodhim por nuk e fsheh as falenderimin për grumbulluesit, të cilët janë një instrument i domosdoshëm ekonomik i rritjeve së eksporteve shqiptare. Me këtë trend jam i sigurt që do të arrijmë të kemi 510 miliard lekë eksporte në bujqësi në vitin 2022 dhe mendoj që është dhe kuota më e lartë e arritur ndonjëherë në ekonominë bujqësore shqiptare. Edhe pse ne shkurt kur filloi lufta të gjithë skeptikët nisën të na kritikojnë apo paragjykojnë apo të japin edhe skenarë ogurzi përsa i përket ekonomisë bujqësore shqiptare”, tha Balla.

Sipas Ballës, prej 24 shkurtit Europa është në luftë, Shqipëria është në luftë dhe efektet e kësaj lufte kanë prekur të ardhurat e çdo familje shqiptare.

"Unë dua t’ju them se sikurse bëmë me tërmetin, me pandeminê qeveria do vazhdojë t’i gjendet pranë të gjithëve, çdo familjeje shqiptare dhe ne do vijojmë të subvencionojmë energjinë elektrike, ku sot qeveria paguan 80%të faturës së energjisë dhe ne do vazhdojmë të bëjmë këtë sepse çdo luftë fitohet duke qenë të bashkuar”, deklaroi Balla.

Ora 10:40
Sipërmarrësi thirrje emigrantëve: Hajde punoni këtu se pagat janë më të larta nga sa deklarohen! Ja si reagon Rama

 

Një sipërmarrës teksa donte t’iu bënte thirrje emigrantëve që të vinin dhe të punonin në atdheun, zbuloi se nuk i deklaron pagat e plota. Kjo solli edhe reagimin e kryeministrit Edi Rama.

Sipërmarrësi: Rrogat i kemi çuar më shumë nga sa deklarojmë.

Rama: Edhe e thotë ky këtë, e thotë sepse ne ndërkohë, Shqipëria, kemi sektorin më të pataksuar bujqësor të botës, jo të Europës. Natyrisht që më shumë marrin se ç’deklarohen, ky është një problem, te fshati ky është një problem, po ne nuk e kemi shumë problem, dhe prandaj pagat na dalin më pak atje te lista

B.K./SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Propozim: 06/11/2022 00:19

    Kam nje propozim qe zgjedhjet te behen nje here ne 10 vjet. Cna duhen zgjedhjet jemi per bukuri. Rri ca trapin tani mblidhu oburra o dele neper takime e degjo torollakun qe shfyhet mire e mire para bagetive. Edhe njehere ne 10 vjet shume eshte per kete rrace qe ka ngelur ne kete vend te mrekullueshem.

    Përgjigju
  • Iris: 05/11/2022 23:46

    Kur na flisje per toka te mbiella e bujtina fshati,dukej sikur vendi po kthehej ne 39',vit me te cilin beheshin krahasimet e zhvillimit ne kohen e Xhaxhit.Asnje lajm pozitiv per ind.e rende e te lehte.Ndertimi i kombinatit eshte lajm i mire.Me ne fund e kuptove rendesine e industrive.Vertet eshte hap i vogel,por shume i rendesishem dhe shpresojme te mos jete i vetmi.Ne Tirane,ka pas qene /Ali Kelmendi/,nuk e di fatin e tij,apo dhe ai u cua per skrap nga Berisha?.Disa komentues me poshte permendin kapitalizmin e privatin,kur behet fjale per ndertimin e industrive.Kjo vlen ne nje vend kapitalist te zhvilluar e te pasur,jo tek neve.Te ashtuquajturit //kapitalistet// tane nuk kane aq pasuri sa per te ngritur kombinate te medhaja,kane aq sa per te ngritur pallate e kulla dhe ndonje sipermarrje te vogel ne nivel rrobaqepsie te madhe,apo punishteje.Shteti ne kete rast duhet te hape shtegun e te ndihmoje dhe vete mund te nxerre pjesen e vet te fitimit.Kjo ndermarrje qe po ben, me pelqen shume.Shqiperia nuk mund te zhvillohet duke mbetur nje vend thjesht me orientim bujqesor e turistik.

    Përgjigju
    • Lala: 06/11/2022 10:15

      Esht pasadoksale te flasesh ne kete kohe per Fabrik te ndertuar NGA shteti.jonoer vje Po sepse pas disa vitesh do merret perseri NGA privatipra leket Tona e taksat Tona do shfrytezohen per fitim NGA privati njesoj so rruga kombit QE u ndertuar me lejet Tona dhe shfrytezohen per fitim NGA CET KASTRATI.nejse Fabrik ka emrin por disa punishte Mund te ngrihen e perseri un them NGA privati sepse keshtu funksionon .Edhe Kina QE eshte vend komunist i ka private Fabrikat sepse menaxhimi shtetror ka deshtuar per shkak te vjedhjes QE bejn .

  • emri: 05/11/2022 22:48

    ngjeshi mor plak se kohe fushate ehste e ata aq e kane trurin.... shih vetem ne fund per ndonje surprize ...

    Përgjigju
  • turi: 05/11/2022 21:21

    po tirana kryeqytet kur do kete uje 24 ore.....me gjej nje kryeqytet ne europe qe nuk ka uje 24 ore....

    Përgjigju
  • patrioti vertete: 05/11/2022 20:56

    o arberor ik mor qen i ndyre i kosoves,,ik komento ne kosove mor mut,,mor pjelle e nje sperme serbe...

    Përgjigju
  • Arbërori: 05/11/2022 15:19

    Ti je duke i hapur rrugët serborusis o Edvin shkjau shqipfolës o tradhtar i pështirë…!

    Përgjigju
  • Jola: 05/11/2022 14:47

    Si tirons qe ishe thame do beje dicka. Je me kot se te gjithe kotesirat e marra se bashku. Bosh, injorant, fodull, qenie e mjere nga koka te kembet, pra nje hic

    Përgjigju
  • Shqip: 05/11/2022 14:15

    Po pse kush kojton se do ndertoj kombinat ti. Kush te len more. Do e ndertoj nje i lidhur me qeverin qe spaguan taksa qe punon kundrabande etj.gjithsesi ta ndertojne se dikujt do i mbese

    Përgjigju
  • Caku: 05/11/2022 14:07

    Pd esht mbetje organike

    Përgjigju
  • Ylli: 05/11/2022 14:06

    Fermeret shqiptare jane fantastike

    Përgjigju
  • Beni: 05/11/2022 14:05

    Rama e ka ndihmuar shume vendin tone

    Përgjigju
  • Mali: 05/11/2022 13:59

    Dmth rilindesja e ambasades e paguante me rubla Bashen? Interesante kjo deklarate e kryepykes. Gjithesesi, 500 mije dollaro (sic e thonte dhe babai politik, shoku Enver) jane asgje per te "rrezuar" nje perandori mafioze miliarda dollarshe.

    Përgjigju
  • ops: 05/11/2022 13:52

    Fol vlla Vucicit per opoziten pro ruse dhe harron ballkanin e hapur ruso edvin

    Përgjigju
  • taulant: 05/11/2022 13:48

    ata i leviz rusi si ti doj qejfi , perhere kundra kane qene qekur furnizonin me nafte serbet

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 05/11/2022 13:23

    Partia "non grates" vegel e Putinit,partia RILINDJES vegel e BEOGRADIT, ngjani more te uruar shejtan,sa ngjani,si dy pika uji....

    Përgjigju
  • adriana: 05/11/2022 11:29

    duhen bere fabrika per prodhum iengjesh,,,,tani u kujtove ti rama,,,ke 9 vjet ne qeveri....

    Përgjigju
    • Meri: 05/11/2022 13:33

      Jemi në Kapitalizëm,ku fabrikat ndërtohen nga privati,ashtu si Hotelet,Restorantet e tje....iku koha e scializmit ku ç'do gje i ndertonte shteti.

    • Shaqo: 05/11/2022 12:15

      Po tani, si mendon ti Adriana, te mos i hapim?

    • Lala: 05/11/2022 12:13

      Po jau kujton SE Fabrikat i nderton privati . vetem ne kohen merhumit i ndertonte partia.

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia

Deputetja në Kosovë: Në veri mund të ketë sërish provokime nga Serbia