Rama në Maliq: Të sensibilizohemi
për ndarjen e mbetjeve në burim

Rama në Maliq: Të sensibilizohemi<br />për ndarjen e mbetjeve në burim
Gjatë vizitës së tij në Korçë dhe Maliq kryeministri Edi Rama  ka folur edhe për ligjin e mbetjeve i cili theksoi se përveç riciklimit është dhe reduktimi dhe ripërdorimi.
 
Kryeministri theksoi se njëherësh merr jetë edhe strategjia e sensibilizimit publik për ndarjen e mbetjeve në burim.

 “Me përfundimin e kësaj zgjidhet dhe një plagë tjetër në organizmin e vendit. Elbasani u zgjidh, zgjidhet dhe qarku i Korçës, ndërkohe Tirana ka hyrë në një proces komplet revolucionar me kompaninë publike të përbashkët, Bashki e Tiranës dhe ajo e Veronës, që do të fillojë intensivisht shpërndarjen e mbetjeve në burim. Strategjia përfshin që ne në mënyrë agresive të sensibilizojmë, duke filluar nga shkollat e pastaj në lagje ndarjen në burim, që me dhënien e një nxitje të fortë riciklimit të ulim edhe tonelatat që shkojnë nëpër fusha", u shpreh Rama. 

Kreu i qeverisë nënvizoi se me fuqizimin e procesit të riciklimit, kapaciteti i landfill-it do të dy e trefishohet.
 
"Mafia është e interesuar që të mos ketë riciklim, sepse ju e dini shumë mirë që për çdo ton mbetje që vjen këtu, landfilldi merr pagesë. Ju jeni shoqëria aksionere e bashkive, pra, paguheni mes vetes, ndërkohë që kur landfilldi zotërohet nga privati, çdo ton merret e përpunohet këtu, ose groposet këtu me pagesë. Nëse një pjesë riciklohen, atëherë dhe tonelata që vijnë këtu janë më pak dhe paratë që fitohen nga groposja janë më pak.  Edhe jetëgjatësia e landfilldit është më e gjatë", shprehet Edi Rama.
 
Gjithashtu kryeministri u takua edhe me disa riciklues të mbetjeve urbane. Ata nënvizuan vështirësitë në të cilat gjendet sot industria e riciklimit për shkak të lëndës së parë.
 
“Kompania ka ndaluar aktivitetin prodhues se nuk ka ku furnizohet këtu. Bëhet fjalë që për industrinë tonë mund të jenë rreth 120 ton në muaj që mund të përthithim. Meqë dhe zona e qarkut ka qenë e vogël, ne ishim bazuar tek importi. Gjatë kësaj kohe u detyruam të mbyllim dyert e kompanisë. 40 punëtorë që punonin aty sot janë papunë. Me investimet që ishim duke bërë edhe ata sot janë në pritje,” tha një riciklues.

  • Sondazhi i ditës:

    Kredimarrësit e këqinj s'do marrin më kredi, si e vlerësoni rregulloren e BSH?



×

Lajmi i fundit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit

Mësuesi amerikan në Tiranë mbyt gruan, vret 2 qentë e var veten! Në një letër me shkrim dore ishte përshkruar çdo veprim i autorit