Në fjalimin e tij në Asamblenë e OKB-së, kryeministri Rama foli për inteligjencës artificiale duke u shprehur se është teknologjia ajo që i shërben njerëzimit dhe jo e kundërta.

“Stimujt ekonomikë që rrethojnë IA shpërblejnë gjithmonë e më tepër zëvendësimin e përpjekjes njerëzore, në vend të zgjerimit të kapacitetit. Shkruaje kodin që mos të më duhet ta kuptoj, shkruaje raportin që të mos mendoj, bëj një gjykim e merr një vendim qëmos të mbaj përgjegjësi. Kur suksesi matet me sa shumë punë i heq makina qenies njerëzore, do të kemi njerëz më pak të aftë. Një civilizim që mund të kontraktojë dijen, një civilizim që lë në dorë jashtë gjykimin, mund të zbulojë që ka lënë jashtë përgjegjësinë. Ne mund të ndërtojmë një IA që thjesht përgjigjet, në vend që qenia njerëzore të bëhet e varur prej saj. Duhet të shtrojmë pyetjen: çfarë mësoi qenia njerëzore? Kush e kuptoi vendimin? Kush mund ta kuptojë dhe përgjigjet kur është i gabuar?”, tha Rama.

Më tej, shtoi se Shqipëria solli e para një ministre me IA, Diellën, por algoritmi nuk mban mandat.

“Shqipëria u bë vendi i parë që solli ministren e parë me IA, Diellën. E bëmë për t’i bërë procedurat më transparente dhe shtetin më llogaridhënës. Asnjë algoritëm nuk mban mandat. Pas çdo vendimi me ndikim publik duhet të mbetet një mandat ligjor”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama në OKB për rreziqet e IA: Jo frenim, por marrëveshje ndërkombëtare! Ky s'do të jetë shekulli i makinerisë! Narrativa për pushtimin e bregdetit shqiptar nga Izraeli nxiti protestat në Tiranë