Inteligjenca Artificiale nuk do të vendosë nëse ky shekull do t’i përkasë lirisë apo manipulimit, por këtë do ta vendosin njerëzit. Kështu deklaroi kryeministri Edi Rama nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, duke theksuar se makineria do të bindet, ndërsa sfida është se kujt, cilit ligj dhe për çfarë qëllimi do t’i shërbejë.
“Të dashur miq, çdo brezi i bëhet thirrje të mbrojë lirinë në një territor ku liria është nën kërcënim. Për një brez territori ishte fushëbeteja, për një tjetër ishte kutia e votimit. Për tonin është shumë i qartë, është mendja njerëzore. Le të sigurohemi që asnjë qytetar të mos lihet i vetëm përballë një ushtrie gjithmonë e më tmerruese algoritmike, le të sigurohemi që asnjë komb i vogël të mos detyrohet të huazojë kuptimin e realitetit nga jashtë kufijve të vet. Le të sigurohemi që asnjë demokraci të mos zgjohet pa asnjë palë zgjedhjeje për të zbuluar se qytetarët e vetë kanë ushtruar lirinë e tyre të zgjedhjes brenda një bote të projektuar në mënyrë të fshehtë për ta nga dikush që as nuk mund ta shohin e as nuk e dinë që është fuqia pas zgjedhjes së tyre. Inteligjenca artificiale nuk do të vendosë nëse ky shekull i përket lirisë apo manipulimit. Ne do ta vendosim. Makina do të bindet. Pyetja është kujt do t'i bindet? Sipas cilit ligj dhe në shërbim të cilit qëllim njerëzor.
Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e vetë modeste. Ne kemi zgjedhur përshpejtimin, jo dorëzimin. Kemi zgjedhur inovacionin, jo abdikimin. Kemi zgjedhur rritjen e jo atrofizimin e aftësisë njerëzore. Kemi zgjedhur lirinë e shprehjes. E dimë ç’do të thotë të jetosh pa të. E pikërisht sepse e kemi zgjedhur, refuzojmë ta ngatërrojmë me lirinë e pakontrolluar të makinave, parave dhe fuqive të huaja për të mbërritur te gjithkush gjithkund pa asnjë llogari. Ne zgjedhim të vërtetën jo sepse e vërteta është gjithmonë e lehtë apo e rehatshme, por sepse pa një angazhim të përbashkët ndaj realitetit nuk mund të kemi një jetë të përbashkët publike. E pa këtë angazhim prej të gjithëve ne ndaj realitetit të botës ku jetojmë do të jemi të angazhuar. Do të përfshihemi në tradhtinë më të tmerrshme që prindërit e kësaj bote në historinë e njerëzimit do të kenë bërë kundrejt fëmijëve të tyre. E pa një botë të përbashkët nuk mund të ketë Kombet e Bashkuara. Këtu përfundon predikimi im në shkretëtirë dhe shpresa që kam që është në fakt vendi i fundit ku mbështetem”, tha Rama.
Lajmi kryesor:
Rama në OKB për rreziqet e IA: Jo frenim, por marrëveshje ndërkombëtare! Ky s'do të jetë shekulli i makinerisë! Narrativa për pushtimin e bregdetit shqiptar nga Izraeli nxiti protestat në Tiranë







