Negociatat me metodologjinë e re? Rama nga SHBA: Tani është më e drejtë! Por jam zhgënjyer mjaftueshëm (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama nga SHBA-ja ku po zhvillon një vizitë zyrtare, pas takimit me sekretarin amerikan të Shtetit Pompeo, zhvilloi një bashkëbisedim në Këshillin e Atlantikut për metodologjinë e re të integrimit europian, Shengenin Rajonal, paketën anti-KÇK, kryesimin e OSBE dhe rindërtimin. Gjithashtu, kryeministri foli edhe për regjimin e Iranit pas dëbimit të dy diplomatëve pak javë më parë. 

"Uashingtoni na e ka kaluar përsa i përket politikës përçarëse, nuk jemi më vetëm. Ka qenë një ditë mjaft intensive. Për marrëdhëniet dypalëshe jo vetëm kemi për të shkëmbyer por edhe sfidat, një është Irani, që kemi një problem me regjimin e këtij vendi dhe sigurisht në të njëjtën kohë jemi mjaft të vetëdijshëm për faktin që në kohë që kemi marrë një risk duke hyrë në një operacion me SHBA për të shpëtuar njerëz që kërcënohen.

Ndihem mirë që nuk jemi vetëm në këtë. Ballkani sot është një vend më i mirë falë SHBA-së dhe aleatëve të saj. Transformimi i pabesueshëm i hapësirës sonë nga armiqësie dhe konflikte, në një hapësirë bashkëpunimi. Nuk kemi atje ku duhet dhe atje ku mund të jemi, pasi ka ende cështje për t'u zgjidhur. Ne mbështetemi te SHBA. Si komb shqiptar, jemi në një pozitë më të mirë po të kthehemi pas në 30 vite" tha ai.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:49
Fatura e tërmetit, Rama: E di që ndihma nga konferenca do të jetë larg asaj që duhet (VIDEO)

Fatura e dëmeve nga tërmeti që u zbulua dje shkonte në mbi 980 milionë euro, ndërsa rindërtimi kërkon rreth 1.08 miliard euro. Kryeministri Rama u shpreh se edhe pse shpreson te Konferenca e Donatorëve, është i ndërgjegjshëm që ndihma që do të marrin është larg asaj që duhet.

"Dëmet janë përtej një miliard euro që për ekonominë shqiptare janë shumë. Por objektivi ynë është të rindërtojmë gjithcka, por jo të shkurtojmë projekte të rëndësishme. Jemi në pritje të Konferencë së Donatorëve, do të marrim ndihmë, por e di se do të jemi larg parave që na duhen, por kemi një plan tjetër".

Gjatë fjalës së tij ai u pyet edhe për vizitën në zonën e konfliktit në Ukrainë, ku ishte në cilësinë e drejtuesit të Presidencës së OSBE-së. "Zona e konfliktit në Ukrainë është ferri mbi tokë. Ka një lumë të vogël që ndan dy zonat në konflikt. Do të ishte mirë të conim të rinj të llastuar për të parë se cfarë po ndodh në kontinentin tonë" tha ai.

Ora 10:41
Anti-KÇK-ja, Rama: Verifikim, jo gjyq! Politikanët? S'mund të kthehemi në diktaturë, e bën drejtësia e re (VIDEO)

Pyetjes se përse nuk është përfshirë verifikimi i pasurisë së politikanëve në aktin normativ kundër KÇK-së, kryeministri u përgjigj se nuk mund të rikthehet në 1945 në diktaturë,pasi këtë gjë tani do ta bëjë drejtësia e re. "Si mund të bëhej përpara se të kishim SPAK-un? Si mund të guxonim përpara të ndiqnim pasuritë e krimit. Gjykatat që kishim dhe kemi janë të infektuara nga krimi, janë pjesë e krimit dhe jo vetëm bashkëpunojnë. Na u desh të prisnim që të punonim në një terren ku policia nuk do të poshtërohej. Tani këto cështje do të gjykohen nga ata që kanë kaluar vettingun. Të gjitha ata gjyqtarë që nuk justifikojnë pasurinë do të dalin jashtë sistemit dhe në të ardhmen mund t'u nënshtrohen padive. Është e guximshme, por e thjeshtë, ata që janë dënuar për trafik, mafie, terrorizëm si edhe në vrasje duhet të vërtetojnë që shtëpia, biznesi vjen nga puna. Policia duhet thjeshtë të raportojnë bazuar në një listë të mbyllur.

Ka një regjistër të personave të dënuar, është thjeshtë një situatë ku të gjithë duhet të përgjigjen. Është verifikim administrativ, jo proces gjyqësor. Politikanët është e thjeshtë, nuk është qeveria, apo unë dhe policia, është sistemi i drejtësisë, kjo është arsyeja pse po reformojmë drejtësinë, do të kërkojë kohë dhe forcën e institucioneve. Unë nuk kam pushtetin e 1945 që të ndjek politikanët dhe të them se keni bërë dicka të gabuar. Nëse në të ardhmen kapen dhe dënohen sikur janë dënuar këta njerëz. Edhe për partinë është e njëjta gjë, nuk është vend ku bën hetime apo gjyqe, apo ku ti zgjedh se kush do të marrë pjesë. Dhe partia nuk gjykohet nga keqbërja e disa individëve, por si reagon. Nuk mund të thuash një rast kur nuk jemi distancuar kur drejtësisë i është dashur të bëjë punën e vet" tha ai.

Ora 10:24
Fluturimet Kosovë-Serbi, Rama: Po ta kisha thënë unë, ndoshta do të më kishin prerë kokën

1580981511_edirama.jpg
Gjatë fjalës së tij në Këshillin e Atlantikut, kryeministri Edi Rama foli edhe për Shengenin Ballkanik, kundërshtimin e Kosovës, por edhe marrëdhëniet me qeverinë e re të Albin Kurtit. "Për momentin jam tradhtari i përkryer. Ambasadori Grenell nxiti marrjen e vendimit për të vendosur fluturimet mes Kosovës dhe Serbisë, por po ta kisha thënë unë ndoshta nuk do të isha këtu sot, ndoshta do të më kishin prerë kokën. Kosova është realitet dhe Serbia duhet të çlirohet nga ky makth dhe ta njohë.

Albin Kurti? Poezia e opozitës nuk është e njëjtë me prozën e qeverisë. Mezi pres të punoj së bashku me ata. Kufiri është një temë që ka qenë gjithmonë ëndrra ime, që të bëhet fluid. Por sapo ta përmendja këtu apo në Bruksel, njerëzit do të thoshin 'mos je çmendur, kjo është Shqipëria e madhe'. Tani kemi një marrëveshje që kufijtë mund të jenë të hapur.

Binda Presidentin e Serbisë që të mos ta linin jashtë lëvizjen e njerëzve, se donin vetëm kapitalin, se kishin frikë se po të hapeshin kufijtë do të bëhej Shqipëria e Madhe. Shengeni Ballkanik nuk është një BE e vogël. Nuk ka veto, paragjykim, apo kushtëzim. Pra gjithsecili mund të bëjë pjesë apo të zbatojë pjesë të saj sikur do. Nuk është e thënë që Kosova të bëjë të njëjtën gjë me Serbinë" tha Rama.

Ora 10:23
Bojkoti i opozitës, Rama: Nuk do të ndodhë më, e kuptuan që ishte vetëshkatërruese

1580980736_ramafoto.jpg
Kryeministri Edi Rama u shpreh se bojkoti i opozitës në zgjedhje ishte e panegociueshme dhe tani nuk do të ndodhë më se e kuptuan se ishte vetëshkatërruese. "Ne kemi folur shumë gjatë kësaj kohe sa shumë dëm u ka bërë komunizmi vendeve tona. Jemi rritur në një shoqëri kur kundërshtari nuk ekzistonte. Nëse nuk bie dakord me hir apo me pahir, atëherë jeta është e mirë, nëse nuk bie dakord në mënyrë të çmendur jeta është e keqe.

Ne jemi duke u rritur, ende nuk arritur aty ku duhet dhe nuk e shoh domosdoshmërisht si problem, por si një mangësi në procesin e rritjes. Unë mendoj se kemi kaluar një moment të vështirë. Asnjëherë nuk kishim pasur bojkotimin e zgjedhjeve dhe kjo duhej refuzuar, nuk mund të ishte e negociueshme. Unë e shoh shumë të pagjasë që partitë e tjera të bëjnë të njëjtën gjë në të ardhmen, të gjithë kuptuan se nuk fiton është vetë-shkatërruese, nuk të sjell asgjë. Ne nuk kemi parti që janë anti-NATO apo BE. Ne jemi i vetmi vend që nuk pati asnjëherë parti komuniste, ka një me zero%. Në Malin e Zi është ndryshe, ata kanë kundërshti ndaj integrimit në NATO" tha Rama.

Ora 10:12
Negociatat me metodologjinë e re? Rama: Tani është më e drejtë! Por jam zhgënjyer mjaftueshëm (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama u shpreh se me metodologjinë e re të BE-së për integrimin ka disa argumente të mira, pasi është bërë më e drejtë dhe parashikueshme për të gjithë. "Na duhet të presim momentin që jo vetëm ne të jemi të mirët por edhe ata të jenë mirë. Është bërë progres edhe në bazë të metodologjisë së re disa argumente janë të mira. Edhe pse mund ta kishim pasur më të lehtë pa këto argumente, por tani është bërë më e drejtë dhe parashikueshme për të gjithë, pasi po bëhej makth dhe skizofrenike. Këshilli gjithmonë e më tepër mbeti peng e dinamikave të brendshme të vendeve të tyre. Në kohën kur britanikët u larguan, Europa për shqiptarët është shumë.

Ky është i pari vend ku donim të ishim për një kohë të gjatë. Kjo është si martesa, duhet të martohesh për të kuptuar se nuk është e njëjta gjë që kishte menduar. Asnjëherë nuk kemi mundur të zgjedhim më parë, tani që prej 3 dekadave po luftojmë të bëjmë zgjedhjet tona realitet. Vendimi për negociatat u perceptua keq, sepse e meritonim. Bëmë gjithcka që një vend si ne duhet të bënte për të çelur bisedimet. Asnjë vend përpara bisedimeve për anëtarësim nuk ka bërë aq shumë sa kemi bërë ne, sepse procesi u bë gjithmonë edhe më kërkues. Natyrisht kemi probleme me krimin dhe korrupsionin, për të pasur institucione më mirë funksionale dhe transparente, por nëse nuk do i kishim do të kërkonim të bëheshim anëtarë që sot. Por sot janë më pak se më parë.

Nuk është se po pretendojmë një dhuratë, por një udhërrëfyes të mirë të konsoliduar. Reforma në drejtësi që po kryejmë është reale dhe është e mundur vetëm për shkak të mbështetjes së SHBA dhe njohurive të BE-së. Për francezët kam thënë, nuk ka të bëjë me ne, por me ata, me vendimin e tyre se cfarë duan për veten e tyre dhe zgjerimin. Kanë një nivel të caktuar hipokrizie, pasi do të kishte qenë më e ndershme që të thonin, që ju i keni bërë detyrat, por ne nuk jemi gati të flasim tani, se duhet të zgjidhim ca probleme. Presidenti francez ka qenë më i drejtpërdrejti. Datë për negociatat? Kam thënë mjaftueshëm dhe jam zgënyjer mjaftueshëm, pasi me këta të gjithë nuk i dihet se janë 27 krerë shtetesh, që kanë 27 zgjidhje të ndryshme" tha ai.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë