Rama në Podcast me 3 mësuese: Arsimi profesional, alternativë e sigurt për integrim në tregun e punës

Arsimi Profesional dhe tërheqja e të rinjve në përzgjedhjen e tij, si një rrugë alternative e sigurtë për ta, për t’u integruar në tregun e punës, vijon të mbetet një nga objektivat e qeverisë në fushën e arsimit. 

Podcast-in e sotëm, me tre mësuese në gjimnaze të ndryshme të vendit, dy Matematike dhe një e Gjuhës Shqipe, kreu i qeverisë përsëriti sërish nevojën për arsimin profesional.

‘Të shtyjmë reformën për arsimin profesional që tu japim mundësi nxënësve të fokusohen në një profesion pasi s’do të bëhen të gjithë shkencëtarë, juristë, ekonomistë etj, ka nevojë shoqëria, shteti që të ketë një armatë profesionistësh të të gjitha llojeve.’- tha Rama.

‘Detyra jonë është të nxjerrim në pah talentin e fëmijëve. Të gjithë nxënësit janë shumë të mirë. Nxënësit janë më mirë se kur kemi qenë brezi jonë. Kanë më shumë burime informacioni dhe janë më të hapur. Sot nxënësit kanë mundësi të aplikojnë në universitete në të gjithë botën.’- u shpreh një nga mësueset e matematikës e ftuar në Podcast me kryeministrin Rama.

Njëkohësisht edhe mësuesja e Gjuhës Shqipe, e gjimanzit ‘Sami Frashëri’, tha se arsimi profesional është vlerë.

‘Është vlerë arsimi profesional pasi do të sqaronte nxënësit. Mbaroi ajo fryma që po të dërgoj në fakultet. Po i harxhon kohën më të mirë.’- u shpreh mësuesja.

Rama: Po e lë pa armë, e nxjerrë në rrugë të çarmatosur. Të zotëroj një instrument që të bëhet i vlefshëm për dikë tjetër.

Në podcastin me temë  “Zyshat e Shqipërisë”, u fol edhe për sfidat me të cilat përballet gjuha shqipe sot.

“Drejtshkrimi i gjuhës shqipe është i presuar në mënyrë katastrofike nga e gjithë kjo prurje e përditshme në rrjetet sociale, e shkurtimeve, kapërcimeve, anashkalimeve të gramatikës. Më shqetëson kur shoh shkresat zyrtare”, tha Rama.

“Trajnimet i kemi shumë të nevojshme. Nisma e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit për zhvillimin profesional të mësuesve është një nismë shumë e rëndësishme, nismë kyç. Një mësues duhet të jetë pjesë e trajnimeve kombëtare e ndërkombëtare”, tha ajo.

Në podcactin e 14 me teme “Zyshat e Shqipërisë, ishin  të ftuara Valbona Duka (Sulçaj) e cila punon prej 25 vitesh si mësuese e Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë në Tiranë, Juliana Dollani, mësuese matematike në gjimnazin ” Kristaq Capo” Berat, si dhe Viola Jerina, mësuese matematike në Shkodër.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tosi: 28/04/2024 02:38

    E di ti Sillo si behet rakia...jo se di... ta thote Edi!

    Përgjigju
  • Turi: 27/04/2024 18:15

    Të mësojmë një profesion se oligarkët në Shqipëri duan skllevër. Mos u mërzisni se do ju dërgojë Putin Metaj skllevër ose pronarë. Si të doni ju?

    Përgjigju
  • Mikelana: 27/04/2024 09:27

    Arsimi i fuqisë punëtore ose arsimi i krahut të punës, ose arsimi profesional si e quan kryeministri është për fëmijët e politikanëve dhe biznesmenëve. Atyre ju duhet ky lloj arsimi. Gjithë të tjerët derën e hapur e kanë, të ikin atje ku është më mirë.

    Përgjigju
    • Pena: 27/04/2024 14:05

      Ashtu iken dhe ne vitet 2000 ne Itali, France, Bulgaria, Romania, SHBA, Turqi e tjera dhe sot shumica Jane kthyer ne Shqiperi!!? Arsye nuk e Di, ndoshta e Di Magelana Maskelana!

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI

Kushtetuesja rrëzon 4 familjarët e ish-zv/kryeministrit Ahmetaj dhe bashkëjetueses së tij, SPAK u sekuestroi prova për hetimin! Zbardhet VENDIMI