'Ne katunarët e lëmë trupin në plan të dytë', Rama në qendrën shëndetësore në Vorë: Shërbimet online nuk do lënë pa punë asnjë sportelist (VD)

VORË- Kryeministri Edi Rama ka qenë  ditën e sotme në qendrën shëndetësore të rindërtuar në Vorë. I shoqëruar nga ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, kreu i qeverisë ka ripërsëritur se nga 1 janari pacienti nuk ka nevojë që të pajiset me një kartë shëndeti, pasi tashmë ajo është online.

"41 shërbime të shëndetësisë dhe mbrojtjes sociale nga 1 janari. Jo më qytetarët në këmbë duke pritur administratën, po administrata në këmbë për të plotësuar dosjet e qytetarëve dhe kthyer përgjigje ONLINE në afatin ligjor. Mjafton që të vini te mjeku dhe mjeku e bën vetë këtë punë, dhe ai nuk e kërkon më ku e ke, pse s'e ke, e harrova, më dhimbte koka", tha Rama.

Kryeministri qetësoi edhe punonjësit duke deklaruar se asnjë vend pune nuk do të preket, pasi të gjitha shërbimet që ato kryenin më parë tashmë do të jepen online. “Ju e keni kuptuar këtë gjë, se, në fillim u krijua ideja që recepsionistë e sportelistë do ikin nga puna se do bëhet online. Jo. Ju do jeni këtu online që t’u shërbeni atyre që nuk do vijnë më këtu. Domethënë nuk ka më t’i thuash atij që vjen, “shko se të mungon kjo”, apo “ta kanë bërë gabim këtë”. Çfarë ka dokumente që janë të shtetit do t’i merrni ju për personin,” tha Rama.   ​

Rama shkëmbeu edhe batuta me stafin mjekësor, si dhe pacientët. "Në rast se ky nuk shkon dhe i del ndonjë punë më e rëndësishme, se ne katunarët e lëmë trupin në plan të dytë. Atëherë e lëmë me skedulim shërbimin", tha Rama.

Por si mund të bëhet një aplikim online?

Çdo qytetar mund të regjistrohet te e-Albania nga kompjuteri ose telefoni. Dokumentet shoqëruese që jepen nga shteti sigurohen nga punonjësi, ndërsa qytetari duhet të bashkëngjisë vetëm vetëdeklarimet dhe dokumente që jepen nga privati. Te e-Albania do të gjeni edhe listën e shërbimeve që do të aplikohet vetëm online. Qytetarët do të mund ta ndjekin online ecurinë e aplikimit të tyre dhe do të paraqiten në sportel vetëm nëse prezenca e tyre është e detyrueshme nga përcaktimet ligjore për të marrë shërbimin. Ky proces transformues rrënjësor sipas kryeministrit do të zhdukë brenda 2020-ës, radhët për të kërkuar një shërbim; shkurtojë kohën e humbur për të marrë një shërbim; eliminojë masivisht ryshfetin. Ndërkohë që në qershor do të hyjë online blloku i dytë prej 395 shërbimesh dhe deri në fund të vitit 2020 do të jenë 91% të të gjitha aplikimeve për shërbime. Kalimin e shërbimeve online kryeministri Rama pak javë më parë e cilësoi si një nga shtatë prioritetet e qeverisë së tij për vitin 2020 (lexo ketu).

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • meri: 08/01/2020 14:31

    Z.K/Minister,mos u beni i gjithditur ,dhe informoni njerzit gabim,Karta e Shendetit duhet patjeter,sepse eshte Individuale,ka te shenuar edhe Kodin Fiskal te personit.Si mund t'i dalloje Mjeku,kur dy persona kan te njejtin emer e mbiemer,kuren e njerit do t'ia japi tjetrit ,dhe anasjelltas.Qofsha une gabim...,mbase Shqiperia eshte nji hap me perpara nga vendet e tjera.Ju uroi dite te mbare e shendet te mire te gjithe shqiptereve...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë