TIRANE-E ndërsa dje premtoi rritjen e pagave për mjekët dhe infermierët, kryeministri Edi Rama sot ishte sërish në QSUT, por këtë herë për një investim, spitalin e ri të Sëmundjeve të Brendshme. Godina do të ketë 317 shtretër, ndërsa parashikohet edhe një spital ditor me 60 shtretër. Afati i përfundimit të punimeve është shtatori 2021.
"Spitali i ri i Sëmundjeve të Brendshme është një tjetër hallkë e zinxhirit të investimeve tona transformuese të QSUT, të cilat po e kthejnë hap pas hapi kompleksin më të madh spitalor të Shqipërisë, në një hapësirë shërbimesh shëndetësore të rangut të parë në rajonin tonë. kur Ogerta mori drejtimin e QSUT-së 7 vjet më parë, ky kompleks ishte pasqyra më rrëqethëse e degradimit shumëvjeçar të shërbimit shëndetësor shqiptar, një hapësirë ku nuk kuptohej ku mbaronte tregu i rraqeve dhe ku fillonte pazari i gjësë së gjallë, që vazhdonte quhej për inerci shërbim shëndetësor, ndërkohë që përveç heroizmit të mjekëve e përkushtimit të infermierëve, të cilët mezi dalloheshin mes turmës së miletit, mungonte gjithçka tjetër. Sot, gjithçka është ndryshe, pavarësisht se ka ende shumë për të bërë, duke filluar nga rritja e domosdoshme dhe e konsiderueshme e rrogave të personelit shëndetësor" tha Rama.
Gjatë inspektimit nuk kanë munguar edhe batuat, teksa kryeministri kërkoi përshtypjen e njërës prej doktoreshave. "Hë me doktoresha, se ti ishte vajzë, u bëre nënë dhe po bëhesh gjyshe avash avash...". "E kemi ëndërr realisht, ne që kemi vite në spital, është një gjë, komoditet...konceptimi që kanë bërë" tha doktoresha.


-
VLORA MA KAP IÇIK PREJ KOKE O VLORA FSHATAR GORISHTI KOM0LET PULISHTI.
Përgjigju -
BURRRRI MË I MADH I SHQIPRIS NË GJITH HISTORIN E TIJ. HALLALL QUMSHTI I ANETËS EDI RAMA NËQOFTËSE SHQIPTARËT 90 % NUK TË JAPIN VOTËN NË TË SËM*S SHKOFSHI.
Përgjigju-
Me te gjithe respektin per ramen o gjigand...ne te sateme shkofsh ti
-
-
Hajde edi hajde ja dhe kete nuk e dinja un ....jetoj ne perendim....bravo bre gjigand vazhdo legjende...cdo dit dicka e re....po ata te trerurit cfar duan pushtet per cfar ju i bet te gjitha ...ata per te vrar e vjedhur...ndaj jan ber te xhindosur ata...njerz hapni syt...ky njeri do mbahet mend ne breza....bravo edo..
Përgjigju











Komente
Komento